Gazeta Shqiptare

Lu, Vasilit: Mbështetje nga SHBA për “drejtësinë”

Ambasadori amerikan takon ministrin e ri të Drejtësisë Ministri: Kam shpenzuar kohë e energji për reformën

- Darina Tanushi

Ambasadori amerikan, Donald Lu vlerësoi dje se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë një nga arkitektet e reformës në drejtësi. Në takimin e posaçëm me ministrin e ri të Drejtësisë, ambasadori Lu e ka inkurajuar në përfshirje­n sa më aktive të reformës në drejtësi. Zyra e shtypit e ministrisë tha se “në nisje të takimit, ambasadori Lu është shprehur i kënaqur për marrjen e kësaj detyre nga ana e ministrit Vasili, duke vlerësuar se përmes eksperienc­ës së tij të gjatë në politikë, ai do të dijë ta drejtojë mjaft mirë këtë institucio­n. Gjatë diskutimit, ambasadori Lu ka garantuar ofrimin e të gjithë mbështetje­s së nevojshme nga ana e Qeverisë së SHBA- ve dhe e ka inkurajuar ministrin Vasili për të qenë sa më aktiv në përfshirje­n e tij në reformën në gjyqësor, duke vlerësuar se Ministria e Drejtësisë duhet të jetë një nga arkitektet e kësaj reforme.” Nga ana e tij, ministri Vasili, duke u ndalur në momentet aktuale të reformës, vlerësoi se tashmë ajo “është në një proces mjaft të rëndësishë­m, atë të zbatimit”, dhe në këtë aspekt evidentoi nevojën që të gjithë aktorët të jenë të shpejtë dhe praktikë, në një kohë që është kristalizu­ar ngrehina kryesore, ajo kushtetues­e. Rolin e OPDAT dhe EURALIUS, ministri Vasili e cilësoi si mjaft përcaktues për zgjidhjen e të gjitha atyre rrethanave të lidhura me reformën, që do të kërkonin një interpreti­m. Vasili e informoi ambasadori­n Lu se Ministria e Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj, po punon për paketën e 27 ligjeve, duke vlerësuar se një pjesë e tyre janë të një rëndësie prioritare dhe se për këtë qëllim ai vetë do të investohet për finalizimi­n e një pakete me ligje sa më efektive, të cilat do të jenë në shërbim të publikut, të cilin e konsideroi si aleatin më të madh. “Jam i interesuar në vetë të parë për finalizimi­n me sukses të reformës në drejtësi, për të cilën edhe më herët kam shpenzuar mjaft kohë dhe energji”, - përfundoi ministri Vasili. Takimi mes ambasadori­t amerikan, Donald Lu dhe ministrit të ri të Drejtësisë vjen pak ditë pasi Petrit Vasili mori detyrën si ministër i Drejtësisë në vend të Ylli Manjanit. Nga ana tjetër, ambasadori Lu ka qenë në qendër të lajmeve dhe diskutimev­e politike ditët e fundit, për shkak të përplasjes me kryeprokur­or- Vasili e informoi ambasadori­n Lu se Ministria e Drejtësisë, përmes ekspertëve të saj, po punon për paketën e 27 ligjeve, duke vlerësuar se një pjesë e tyre janë të një rëndësie prioritare. in Adriatik Llalla. Pas shkëmbimit të akuzave të ndërsjella, Lu deklaroi përmes një njoftimi zyrtar të ambasadës se “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandalua­r manipulimi­n politik dhe korrupsion­in në gjyqësor. Ky është një premtim”. “Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi. Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme”, u shpreh ambasada pak ditë më parë.

 ??  ?? Kryeprokur­ori Adriatik LLala dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
Kryeprokur­ori Adriatik LLala dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
 ??  ?? Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe ambasadori amerikan, Donald Lu
Ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili dhe ambasadori amerikan, Donald Lu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania