Gazeta Shqiptare

Manjani: Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq

Ish- ministri i Drejtësisë: ‘ Shërim të shpejtë’ koalicioni­t!

-

Ish-

ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani deklaroi dje, se të majtët drejtohen keq. Në një status në rrjetin social “Facebook”, Manjani i uroi sërish “shërim të shpejtë” koalicioni­t PS- LSI. Ai ka reaguar në “FB” lidhur me vazhdimësi­në e koalicioni­t PS- LSI. “Cilido që te qëndrimet e mia të drejtpërdr­ejta sheh arsyen, shkakun apo alibinë e ndarjes së koalicioni­t të majtë, e ka gabim! Kam qenë, jam e do të jem mbështetës i së majtës së bashkuar. Nuk është faji i të majtëve që drejtohen keq! Nuk mund të ndëshkohet e majta pse qeveria e tyre qeveris me koncesion ( teori e praktikë e djathtë kjo)! Nuk është faji i të majtëve pse qeveria varfërinë e lufton me burgosjen e të varfërve! Nuk është fare faji i të majtëve që qeveria nuk i hap telefonin hallexhiut!”, u shpreh dje, Manjani. “Nuk e bëjnë të majtët vendin hashash! E bën thjesht qeveria e keqe që i shërben trafikut të “Të majtët gjithnjë kanë konkurruar dhe debatuar me njëri- tjetrin! Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët. Vazhdoj t’i uroj koalicioni­t ‘ shërim të shpejtë’”, shkroi Manjani. paligjshëm. Nuk është faji i së majtës pse demokracia po rrudhet, liria e shprehjes apo edhe e drejta e pronës shkelet! E majta shqiptare është zemra e demokracis­ë! Më në fund, por jo për nga rëndësia, nuk kanë faj të majtët pse Edi Rama ( themelues i Partisë Demokratik­e, në krye të PS- së) dhe Ilir Meta ( themelues i Partisë Socialiste, por jo më në PS) kanë pikëpamje të ndryshme për drejtimin e shtetit! Të majtët gjithnjë kanë konkurruar dhe debatuar me njëri- tjetrin! Jam që e majta të bashkohet edhe më shumë, sepse vetëm kështu do largohet e keqja prej nesh, prej qeverisë dhe prej shtetit tonë të përbashkët. Vazhdoj t’i uroj koalicioni­t ‘ shërim të shpejtë’”, shkroi Manjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania