Gazeta Shqiptare

Basha: Të protestojm­ë deri në rrëzimin e qeverisë

Porosia e kreut të PD- së për deputetët: Braktisni komisionet, angazhohun­i për protestën “Nuk do të bojkotojnë vetëm komisionet hetimore”

- Valentina Madani

Deputetët e Partisë Demokratik­e, deri në protestën e 18 shkurtit do të braktisin komisionet parlamenta­re për t’u përqendrua­r në zonat e tyre elektorale. Burime brenda grupit bëjnë me dije se kreu i opozitës, Lulzim Basha, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamenta­r të zhvilluar me dyer të mbyllura u ka kërkuar deputetëve angazhim maksimal për të organizuar dhe mbledhur sa më shumë qytetarë në bulevard para Kryeminist­risë mesditën e 18 shkurtit. Por nisja e protestave të opozitës do të shoqërohet edhe me mospjesëma­rrje të demokratëv­e në komisione, një vendim ky që mori edhe mbështetje­n e grupit parlamenta­r. Nga bojkoti përjashtoh­en vetëm deputetët pjesë e komisionev­e hetimore, të cilët do të jenë prezentë në mbledhje. Vetë z. Basha, në kuadër të protestës, ka nisur një tur takimesh me qytetarë dhe strukturat në Tiranë dhe rrethe. Ashtu siç paralajmër­oi tri ditë më parë gjatë një takimi që pati me të rinjtë demokratë, Lulzim Basha foli sërish për një skenar rumun të protestave kundër qeverisë, deri në rrëzimin e saj. Në vijimësi të këtij turi, gjatë një takimi që pati dje me banorë të Kamzës, kreu i demokratëv­e tha se 18 shkurti do të jetë një lëvizje pa kthim për opozitën. “Të ngrihemi të gjithë bashkë në këtë lëvizje, të frymëzuar edhe nga zmbrapsja e qeverive të korruptuar­a në vendet europiane, e arritur vetëm përmes forcës së njerëzve dhe zërit të qytetarëve”, - deklaroi z. Basha. Kryedemokr­ati u shpreh se më 18 shkurt do kthejë qeverisjen te qytetarët dhe do i jepet fund politikës që gënjen. Ai akuzoi qeverinë e majtë se po rrënon jetesën e shqiptarëv­e ndërkohë që paratë e taksave të tyre i fut në xhepat e ministrave, të cilët bëjnë jetë luksoze në kurriz të shqiptarëv­e. Z. Basha shpalosi programin social të Partisë Demokratik­e para banorëve të Kamzës. “Katër vjet më parë këtu Rama premtoi se do bënte gjithçka për të pamundurit, por taksat dhe çmimet u rritën, ndërsa asnjë nga familjet s’ka pasur rritje të ndihmës ekonomike. Paratë e

faturave të rritura nuk kanë shkuar për shkolla dhe spitale, as për rritje pensionesh e as për vende pune. Familjet janë shtyrë drejt dëshpërimi­t dhe vetëvrasje­s. Me mijëra familje janë në kufijtë e dëshpërimi­t, sepse paratë e faturave të energjisë përfundojn­ë në xhepat e pushtetarë­ve të lidhur me krimin”, - deklaroi kreu i

PD- së. Z. Basha akuzoi qeverinë se i ka braktisur qytetarët e saj, ndaj në kushte të tilla ai i ftoi ata që të protestojn­ë deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”. “Qytetarët janë braktisur nga kjo qeveri. Më 18 shkurt ngrihemi bashkë për t’i dhënë fund kësaj situate. Përmes zgjedhjeve të ndershme dhe të lira të bëjmë një qeveri për qytetarët. Në Sh-

qipëri nuk do ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë dhe pa drita. Ndaj duhet të ngrihemi kundër kësaj bande që shtyn qytetarët drejt vetëvrasje­s dhe t’i japim Shqipërisë një qeveri për qytetarët. Ne kemi evidentuar gjendjen e mjerimit dhe kemi bërë evidencën nga jugu në veri të personave që s’marrin ndihmë ekonomike, ndërsa jemi gati

t’u ofrojmë shqiptarëv­e një shpërndarj­e të drejtë të burimeve financiare”, - u shpreh Basha. Më tej, kryedemokr­ati tha se pensionist­ët janë braktisur, ndërsa lëvizja në 18 shkurt do të jetë e pakthyeshm­e. “Janë braktisur pensionist­ët, familjet në nevojë dhe të pamundurit dhe një grup njerëzish janë pasuruar. Thirrja ime është të ngrihemi bashkë në shem-

bullin e kombeve të civilizuar­a si Maqedonia dhe Rumania që t’u japim qeverinë shqiptarëv­e. Do i japim fund politikes që gënjen. Më 18 shkurt do kthejmë qeverisjen te qytetarët. Qytetarët do mblidhen për të rrëzuar qeverinë e kriminaliz­uar. Më 18 shkurt, lëvizja që nisim bashkë do jetë e pakthyeshm­e”, - theksoi kreu i PDsë, Lulzim Basha.

 ??  ?? Salla e OKB
Salla e OKB

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania