Gazeta Shqiptare

“Këshilltar­ët” e krimit, KQZ- ja heq 6 mandate

Dekriminal­izimi, KQZ shpall të pavlefshme mandatet

-

KQZ-

ja shpalli dje të pavlefshme mandatet për 6 këshilltar­ë bashkiakë të cilët kishin probleme me dekriminal­izimin. Mësohet se për një tjetër këshilltar, Bibë Kolaj, në Bashkinë e Pukës, vendimi është shtyrë për një datë tjetër, pasi kërkohet informacio­n i detajuar nga Drejtoria e Burgjeve. Mandatet iu hoqën Gani Hidës, anëtar i Këshillit Bashkiak Elbasan; Robert Dajanit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe; Rrok Rrokut, anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë; Zija Memës në Rrogozhinë; Muharrem Shkjaut në Shkodër dhe Tomor Prrenjasit, anëtar i Këshillit bashkiak në

EMRAT

Këshilltar­ët të cilëve u është hequr mandati janë: Gani Hida - Bashkia Elbasan, Robert Dajani - Malësi e Madhe, Rrok Rroku - Lezhë, Zija Mema - Rrogozhinë, Muharrem Shkjau – Shkodër dhe Tomorr Prrenjasi - Maliq.

Maliq. Vrasje në bashkëpuni­m, mbajtje e municionev­e dhe armëve luftarake, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, e deri te dënime të para viteve ‘ 90, si dëmtim me dashje të pasurisë socialiste, plagosje e lehtë me dashje dhe sjellje e padenjë në shoqëri, u kanë kushtuar mandatin 6 këshilltar­ëve bashkiakë nga veriu në jug. Pas leximit të vendimeve të formës së prerë, KQZ- ja vendosi t’u

heqë mandatin këshilltar­ëve të majtë e të djathtë. Një pjesë e tyre ishin të pranishëm në sallë, duke pretenduar pafajësi. “Shkaku i dënimit tim ka qenë politik”, - tha Rrok Rroku, anëtar i Këshillit Bashkiak të Lezhës. Ndërsa Zija Mema, anëtar i Këshillit Bashkiak Rrogozhinë, tha: “Unë para se të kandidoja e kam marrë të pastër dëshminë e penaliteti­t. E kam zbatuar ligjin dhe kam plotësuar formularin e dekriminal­izimit”. “Kur jam dënuar, kam qenë i mitur”, - u shpreh Robert Dajanaj, anëtar i Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe. Por kreu i KQZsë, Denar Biba deklaroi: “Nuk është se po ju ridënojmë, as se po bëjmë të detyrueshm­e dënimet përkatëse që keni marrë në vijimësi. Këtu bëhet vetëm diskutimi nëse ju keni kapacitete­t e nevojshme për të vazhduar funksionin tuaj publik ose jo. Politika shqiptare, ambientet publike u mbarsën me lloj- lloj njerëzish. Edhe krimineli më i madh ka dinjitet”. Më herët, në kuadër të ligjit të dekriminal­izimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshme dhe vendosi heqjen e mandatit për deputetin e LSI- së, Shkëlqim Selami, atë të PD- së, Dashamir Tahiri, si dhe për Kryebashki­akun e Kavajës, Elvis Rroshi.

 ??  ?? Mbledhja e grupit parlamenta­r të PD
Mbledhja e grupit parlamenta­r të PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania