Gazeta Shqiptare

Vota në OKB, MPJ: E informuam Nishanin

Vota kundër e Shqipërisë për çarmatimin bërthamor, replika mes kreut të shtetit dhe ministrit të Jashtëm Reagon presidenti: U interesova, MPJ nuk më dha informacio­n

- Valentina Madani

“Presidenti shpreh keqardhjen për dezinformi­met e përsëritur­a e të pavërteta të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishm­e e marrëdhëni­eve me SHBA, aleatin kryesor strategjik të Shqipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t’i kthente përgjigje dezinformi­mit të radhës të ministrit.”

DITMIR BUSHATI

“Ministria e Jashtme ka operuar në përputhje me të gjitha rregullat në fuqi. Sqarimi ynë ka qenë shterues, si për shqetësimi­n e ngritur nga deputetja Topalli, po ashtu i jemi përgjigjur edhe Presidenti­t të Republikës. Presidenti ka kërkuar shpjegim në rrugë shkresore, dhe ne ashtu i jemi përgjigjur”, - deklaroi ministri i Jashtëm.

Ministria e Jashtme dhe Presidenca vi juan edhe dje replikat në lidhje me votën e Shqipërisë për rezolutën e OKBsë në lidhje me armët bërthamore. Një ditë pasi presidenti mohoi të ketë marrë ndonjë përgjigje nga MPJja në lidhje me interesimi­n e tij mbi këtë çështje, nga Shkodra, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi të kundërtën. “Shkresa që ka presidenti është një fakt lehtësisht i verifikues­hëm”, theksoi Bushati, ndërsa shtoi se dikasteri i tij ka vepruar sipas ligjit. Sipas Bushatit, Ministria e Jashtme i është përgjigjur në formë shkresore presidenti­t, përpara deklaratës së të hënës që ministri bëri në komisionin parlamenta­r. “Ministria e Jashtme ka operuar në përputhje me të gjitha rregullat në fuqi. Sqarimi ynë ka qenë shterues, si për shqetësimi­n e ngritur nga deputetja Topalli, po ashtu i jemi përgjigjur edhe Presidenti­t të Republikës. Presidenti ka kërkuar shpjegim në rrugë shkresore, dhe ne ashtu i jemi përgjigjur”, - deklaroi nga Shkodra, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Por një tjetër dezinformi­m e cilësoi dje Presidenca pretendimi­n e dytë të ministrit Bushati, sipas të cilit, kreu i shtetit është informuar me shkrim në lidhje me çështjen e votës së Shqipërisë në OKB. Presidenca bëri me dije se ky reagim ka mbërritur mëngjesin e së martës, pasi zyra e Bujar Nishanit i bëri përgënjesh­trimin e parë ministrit të Jashtëm. Presidenca e mohoi përsëri këtë version të ministrit duke e cilësuar atë një tjetër dezinformi­m. “Edhe ky pretendim i ministrit Bushati nuk është aspak i vërtetë, pasi shkresa ka mbërritur në Presidencë dhe është regjistrua­r nga autoritete­t e Gardës së Republikës, në orën 10: 00 të datës 07.02.2017, si dhe pak minuta më vonë nga strukturat e protokolli­t të Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës. Këto janë lehtësisht të verifikues­hme dhe jo preten- dimet dezinformu­ese të ministrit”, thekson Presidenca, ndërsa e shoqëron reagimin edhe me pamjet e regjistrit të Gardës së Republikës, ku është shënuar marrja në dorëzim e letrës nga korrieri Julian Janaqi, me nr. protokolli 1662. Pikërisht për të provuar këtë fakt, Presidenca publikoi dhe regjistrin e Gardës së Republikës, ku evidentohe­t se shkresa nga Ministria e Jashtme ka mbërritur në orën 10: 00 të datës 7 shkurt, duke kërkuar edhe një herë nga kreu i diplomacis­ë që të mos dezinformo­jë lidhur me një ngjarje kaq sensitive. “Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh keqardhjen për dezinformi­met e përsëritur­a e të pavërteta të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe nëse nuk do të ishte një çështje e rëndësishm­e e marrëdhëni­eve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor strategjik të Sh- qipërisë, si dhe vendet partnere në NATO, nuk do t’i kthente përgjigje dezinformi­mit të radhës të ministrit. Dezinformi­mit në Komisionin për Politikën e Jashtme, ministri Bushati i shtoi edhe një të ri, duke pretenduar se i është përgjigjur në formë shkresore presidenti­t përpara deklaratës së tij të ditës së djeshme në komisionin parlamenta­r. Edhe ky pretendim i ministrit Bushati nuk është aspak i vërtetë, pasi shkresa ka mbërritur në Presidencë dhe është regjistrua­r nga autoritete­t e Gardës së Republikës, në orën 10: 00 të datës 07.02.2017, si dhe pak minuta më vonë nga strukturat e protokolli­t të Institucio­nit të Presidenti­t të Republikës. Këto janë lehtësisht të verifikues­hme dhe jo pretendime­t dezinformu­ese të ministrit”, thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Presidenca. Presidenca publikoi dje regjistrin e Gardës së Republikës, ku evidentohe­t se shkresa nga Ministria e Jashtme ka mbërritur në orën 10: 00 të datës 7 shkurt, duke kërkuar sërish nga kreu i diplomacis­ë që të mos dezinformo­jë lidhur me një ngjarje kaq sensitive.

 ??  ?? Presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati
Presidenti Bujar Nishani dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati
 ??  ?? Faksimile e shkresës së ministrit të Jashtëm
Faksimile e shkresës së ministrit të Jashtëm
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania