Gazeta Shqiptare

Vdekja e Arditit, prokuroria mbyll hetimin

Dëfrim Hakrama dhe Edmond Kollari shkelën rregullat në punë, sollën vdekjen e Gjoklajt Dërgohen për gjykim 2 punonjës të kompanisë "3R"

- Xhensila Kodra

Ardit Gjoklaj gjeti vde kjen duke punuar në landfillin e Sharrës si pasojë e mosrespekt­imit të rregullave në punë nga kompania "3R". Ky është konkluzion­i në të cilin ka dalë Prokuroria e Tiranës, e cila ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy punonjës të firmës që merrej me menaxhimin e mbeturinav­e në landfill. 17- vjeçari u gjet i pajetë në landfillin e Sharrës më 7 gusht 2016, pranë sheshit të riciklimit të mbeturinav­e. Kështu, Dëfrim Hakrama, përgjegjës i turnit i kompanisë "3R" që menaxhonte përpunimin e mbeturinav­e në landfillin e Sharrës, dhe fadromisti Edmond Kollari, do të japin llogari para drejtësisë për akuzën e shkeljes së rregullave në punë, me pasojë vdekjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se Gjoklaj punonte në landfill prej afro një muaji, dhe kjo është vërtetuar, pasi kur i mituri u gjet i pajetë, kishte të veshur uniformën e punëtorit në landfill ( kominoshe ngjyrë gri dhe doreza të gomuara pune). "Nga këqyrjet në vendin e ngjarjes u konstatua se zyra e shoqërisë ' 3R' sh. p. k, e cila gjendet në ambientet e landfillit, është e përshtatur në një kontenier, ku në këtë zyrë u gjetën disa praktika me emra- mbiemra sipas turneve, me data të ndryshme, të cilat u sekuestrua­n, dhe aty figuron i shënuar edhe emri i Ardit Gjoklajt deri ditën e ngjarjes", thuhet në dosjen e prokuroris­ë.

SHKELJET E TË PANDEHURVE

Sipas prokuroris­ë, Dëfrim Hakrama, në cilësinë e përgjegjës­it të turnit të tretë, kishte detyrë të bënte kontrollin e punëtorëve, të prezencës e të largimit të tyre, si dhe caktimin e punës. Nga hetimi ka rezultuar se këtë gjë e kishte bërë edhe me Ardit Gjoklajn, duke i caktuar atij vendin e punës për atë ditë. Në sajë të kësaj detyre, i pandehuri Dëfrim Hakrama ishte tashmë i ngarkuar edhe me respektimi­n e rregullave për mbrojtjen e punëtorëve dhe marrjen e masave në zbatim të tyre, përderisa kryente detyrën e përgjegjës­it për punonjësit, duke e bërë atë subjekt për këtë vepër penale. Nga hetimet ka rezultuar se jo vetëm prej të pandehurit Hakrama, por në përgjithës­i në këtë ambient nuk është respektuar asnjë rregull i mbrojtjes në punë të punonjësve, duke sjellë për pasojë dhe vdekjen e Gjoklajt. Kurse për fadromisti­n Edmond Kollari, në dosjen e prokuroris­ë thuhet se është pikërisht ai që e shtypi për vdekje me mjetin e tij Ardit Gjoklajn. Sipas deklarimev­e të marra nga dy persona, ka rezultuar se viktima punonte me lopatë përpara mjetit fadromë, dhe është vërtetuar tashmë se dëmtimet në trupin e të ndjerit janë shkaktuar nga ky mjet. Gjithashtu, prokuroria po zhvillon hetime edhe për përgjegjës­itë e mundshme të kompanisë "3R", shoqërisë "Eco Tirana" dhe Bashkisë së Tiranës, bazuar në një kallëzim të dorëzuar nga këshilltar­ët bashkiakë të PDsë. Hetimi për kompanitë dhe Bashkinë e Tiranës u veçua nga hetimi kryesor për vdekjen e Ardit Gjoklajt, për faktin se po përfundoni­n afatet e paraburgim­it për dy personat e konsiderua­r përgjegjës për ngjarjen. Në përfundim të hetimeve, i pandehuri Dëfrim Hakrama akuzohet për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë", kurse Edmond Kollari për "Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë" dhe "Drejtim i automjetev­e në mënyrë të parregullt".

 ??  ?? Ardit Gjoklaj që gjeti vdekjen në landfillin e Sharrës
Ardit Gjoklaj që gjeti vdekjen në landfillin e Sharrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania