Gazeta Shqiptare

Rezervimi i parkimit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", me celular

"Parkimi në Tiranë vetëm me një SMS që kushton 100 lekë, paratë shkojnë për të blerë pemë" Veliaj shpjegon detajet e sistemit të ri elektronik

-

Brenda pak ditëve çdo qytetar do mund ta rezervojë vendparkim­in për automjetin duke dërguar një SMS me celular në numrin 50 500. Një orë parkim do kushtojë 100 lekë, pra nuk ka pagesë shtesë për rezervimin dhe dërgimin e SMS- së. Projekti i modernizim­it të parkingut do të pilotohet këtë muaj në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" dhe mandej do të shtrihet në çdo rrugë të Tiranës. Kryebashki­aku Erion Veliaj, duke folur në analizën vjetore të punës së "Tirana Parking", vlerësoi punën e kryer deri më tani nga kjo agjenci, si dhe shpjegoi mënyrën se si do të funksionoj­ë sistemi i ri i rezervimit të parkimit me anë të celularit, i cili do eliminojë edhe pagesat në dorë.

PROJEKTI

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi ditën e martë projektin më inovativ, atë të rezervimit të një vendi parkimi nëpërmjet telefonit, i cili fillimisht do të zbatohet vetëm në Zonën A të qytetit. "Nga ky muaj, do të mundësojmë që çdo qytetar i Tiranës të paguajë me celularin e vet një vend parkimi për aq orë sa ka nevojë, vetëm duke çuar me SMS targën në numrin 50 500, i cili është i aksesueshë­m nga të gjithë operatorët celularë. Vetëm duke çuar një SMS në numrin 50 500 ke mundësi të paguash parkingun për një orë. 10 minuta përpara se të përfundojë koha e parkimit, qytetarit i vjen një SMS i cili i kujton se duhet ta lëvizë makinën sepse po i përfundon afati i parkimit. Por, mund ta rinovosh afatin e qëndrimit duke çuar një SMS tjetër", - shpjegoi Veliaj. Kjo do të ofrojë mundësinë që edhe punonjësit e agjencisë "Tirana Parking" të mund të kontrolloj­në pagesat e çdo vendi parkimi, duke përdorur aparatura të posaçme, pa qenë e nevojshme për të prerë fatura apo bileta parkimi. "Të gjithë inspektorë­t do të pajisen me një aparaturë, pra me një tablet, ku mjafton vetëm të fusin targën e makinës dhe do arrijnë të kuptojnë nëse parkingu është paguar dhe sa minuta i ka mbetur secilit. Nëse parkingu rezulton se nuk është paguar, atëherë sigurisht do të aplikohet gjoba përkatëse", - tha Veliaj. Kryebashki­aku u shpreh se projekti i përdorimit të teknologji­së për të parkuar makinën do të krijojë lehtësira të ndjeshme për qytetarët, duke shmangur si kontaktin fizik me punonjësit e "Tirana Parking", ashtu edhe harxhimin e kohës që kërkohej me mënyrën se si veprohej deri më tani. Ndër të tjera ai theksoi se paratë që do mblidhen nga parkimi do të Rezervimi bëhet duke çuar me SMS targën e makinës te numri 50 500. Parkimi rezervohet edhe duke përdorur aplikacion­in "Tirana Ime". Pagesa është 100 lekë/ ora. Gjatë shkurtit do pilotohet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 10 minuta para përfundim të orarit, të vjen një SMS që të informon; nëse do që ta shtysh orarin, dërgon një SMS tjetër. Inspektorë­t do të pajisen me një tablet ku do bëjnë verifikimi­n nga targa. Nëse parkingu rezulton i papaguar, inspektorë­t do të vendosin gjobën përkatëse.

përdoren për të blerë pemët që do mbillen në Pyllin Orbital të Tiranës. "Propozimi që u kemi bërë financave të Bashkisë është që, çdo qindarkë që do të vijë nga parkimet, do të shkojë për të blerë pemë për Pyllin Orbital. Kjo do të thotë se, çdo qytetar që paguan parkimin, në thelb nuk është duke paguar parkimin, por

është duke blerë një pemë që ne e mbjellim për të dhe fëmijët e tij në Tiranë", - tha ai. Kryetari i bashkisë premtoi zgjidhje të çështjes së pagesave që qytetarët detyrohen të paguajnë ndaj disa individëve të cilët uzurpojnë hapësirat publike padrejtësi­sht apo vendet e parkimit që janë falas në fundjavë.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj, duke folur në analizën vjetore të punës së "Tirana Parking"
Kryebashki­aku Erion Veliaj, duke folur në analizën vjetore të punës së "Tirana Parking"
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania