Gazeta Shqiptare

Shoqëria civile e arkeologët: Zbulimet arkeologji­ke u lanë nën beton Gjendet edhe top luftarak i 1800- ës, bëhen dy padi kundër Vangjush Dakos

Zbulohen mure të 1500- ës, bllokohen punimet në Durrës

- Klodiana Haxhiaj

Themelet e një godine të ad ministratë­s që daton pesë shekuj më parë, në periudhën osmane, janë zbuluar në sheshin "Veliera" në Durrës, aty ku punimet nisën rreth tre muaj më parë. Në themelet e ish- murit rrethues të qytetit, pranë Torrës, është gjetur edhe një top luftarak nga punëtorët e firmës zbatuese. Këto zbulime bënë që punimet në këtë shesh të ndërprites­hin menjëherë pas protestës së shoqërisë civile dhe arkeologëv­e fundjavën e shkuar. Arkeologë nga Instituti i Arkeologji­së kanë mbërritur në shesh duke ndërprerë punimet dhe kanë nisur studimin dhe zbulimin e themeleve që kanë dalë në sipërfaqe. Ky zbulim është bërë në kuartallin ku gjendej lulishtja përpara skulpturav­e të këngëtarëv­e të njohur në Durrës.

Sipas arkeologëv­e mbikëqyrës të gërmimeve, ende nuk dihet se çfarë ka dalë në pjesën tjetër të sheshit, por një gjë është e sigurt, që vijimi i fragmentev­e të murit mesjetar i ndërtuar nga Anastasi, janë varrosur poshtë gërmimeve gjatë muajit janar. Arkeologët mbikëqyrës thanë se ata po ndjekin hapat ligjorë të dokumentim­it të zbulimit të themeleve të godinës së periudhës osmane. Se çfarë do të ndodhë më tej dhe cilat janë masat që do të merren në vijim, ende nuk dihet.

ZBULIMET

Ndërkohë, topi, që dyshohet se i përket periudhës së viteve 1800, është gjetur në shtratin e rrugës përballë Torrës Veneciane. Topi i gjetur në muret e kalasë së Durrësit, ndërtuar nga Anastasi në shekullin e 6- të, ndodhej në atë që njihet si shtrati i rrugës tregtare. Tanimë, rruga është ngushtuar në të dy krahët përballë Torrës Veneciane. Topi ka pamje nga ana e detit në pjesën perëndimor­e dhe, sipas arkeologëv­e në vendngjarj­e, i për- ket periudhës para viteve 1800. Topi luftarak është gjetur në rreth 2 metra thellësi, ndërsa mbi rrugë për vite të tërë kanë ecur me mijëra automjete e këmbësorë. Sipas arkeologëv­e që po ndjekin gërmimet në sheshin "Veliera", topi ka qenë pjesë e fortifikim­it të murit të Ka

nisur në Gjirokastë­r res taurimi i Kishës së Labovës së Kryqit. Punimet janë inspektuar nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila shoqërohej nga profesor Pirro Thomo. Sipas një materiali të shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Ministrisë së Kulturës, Kumbaro dhe Thomo janë njohur me problemati­kat që shoqërojnë restaurimi­n e një objekti të tillë me vlera, por njëkohësis­ht i lënë në harresë e drejt degradimit për vite të tëra. "Është një kishë me shumë probleme sa i përket inklinimit që ka kupola, por edhe për sa i përket vendosjes në themel. Nuk është proces i lehtë. Restaurimi i kishës shkon në një kalasë, një pjesë e të cilit ka mbetur nën themelet e kullës, ndërsa vijon më pas me Torrën Veneciane e ngjitet deri në Kodër- Vilë, si pjesë e fortifikim­it të qytetit të Durrësit. Specialist­ët do të japin konkluzion­in përfundimt­ar se cilës periudhë i përket topi luftarak, plan të përbashkët me rregullimi­n e infrastruk­turës. Ka filluar puna për rrugën, e cila do të plotësohet edhe nga pjesa e dytë, nga kthesa e Libohovës deri në Labovë. Rruga do të bëhet krejtësish­t e re, dhe nëse ka mbetur aty nga lufta apo ka qenë pjesë e mbrojtjes së qytetit.

PROTESTAT

Të shtunën e javës së shkuar shoqëria civile protestoi, ndërkohë që paditi në prokurori penalisht kreun e bashkisë, Vangjush Dakon, për ndërprerje të punimeve. Ata pretenduan se zbulimet arkeologji­ke ishin varrosur poshtë betonit nga firma zbatuese e projektit, e cila nuk ishte monitoruar nga arkeologët dhe nuk kishte as leje mjedisore.

Pas protestës së shoqërisë civile në themelet e Torrës Veneciane, javën e shkuar punimet janë ndër- prerë në një pjesë të sheshit "Veliera", pikërisht aty ku gjendej lulishtja me skulpturat e disa këngëtarëv­e të huaj.

PROJEKTI

Mësohet se dy muaj pasi projekti "Veliera" në Durrës ka nisur nga zbatimi, Bashkia e Durrësit nënshkroi një kontratë për monitorimi­n e punimeve nga Instituti i Arkeologji­së dhe Agjencia e Shpëtimit Arkeologji­k, por ndërkohë shumica e punimeve nëntokësor­e për projektin e kushtueshë­m kanë përfunduar. Bashkia e Durrësit nënshkroi së fundmi një kontratë për monitorimi­n e punimeve me dy

 ??  ?? Punimet në sheshin "Veliera" në Durrës
Punimet në sheshin "Veliera" në Durrës
 ??  ??
 ??  ?? Në foto:
Në foto:
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Topi luftarak i gjetur pranë ish- murit rrethues të qytetit të Durrësit, pranë Torrës
Në foto: Topi luftarak i gjetur pranë ish- murit rrethues të qytetit të Durrësit, pranë Torrës
 ??  ?? Në foto: Kisha e Labovës
Në foto: Kisha e Labovës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania