Gazeta Shqiptare

Ikën drejtuesi i radhëve të LSI, motivacion­i: Mosrespekt­im i marrëdhëni­es së punës, shkaktoi dëm institucio­nal

Sulmoi ministrinë, shkarkohet Melsi Labi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar

- Fatmira Nikolli

shtë shkarkuar dje në orët e vona të pasdites, Melsi Labi, prej vitit 2013 drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës, ndërsa motivacion­i sipas kësaj të fundit ka qenë: "Për mosrespekt­im të përsëritur të marrëdhëni­es së punës, duke shkaktuar dëm institucio­nal dhe duke cenuar rëndë parimin e përgjegjsh­mërisë dhe mirëbesimi­t institucio­nal". Asnjë koment tjetër nuk ka ardhur nga ministria, ndërsa Labi është vetëm një nga drejtorët e ikur të kësaj ministrie, pas dorëheqjes së bujshme të Ilir Kernit në gusht, apo dorëheqjev­e si ajo e ' Trashëgimi­së', Zhuljeta Harasani, Shpend Bengu apo emrave të tjerë si Brikena Krasta, Artan Puto, këshilltar­ë apo punonjës të tjerë me më pak peshë mediatike, por jo pa peshë në ministri. Duket se në fund të mandatit të parë si ministre, Mirela Kumbaro nuk ka më përkrah emrat e ekipit me të cilin e nisi këtë udhë në vitin 2013.

Vetëm tri ditë më parë, në një intervistë për një portal, Labi "sulmoi" drejtpërdr­ejtë Ministrinë e Kulturës. "Buxheti për 2017- ën nuk ka dalë ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milionë lekë të reja. Ndërkohë, nevojat e menjëhersh­me të Muzeut, për 70 milionë lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeumeve si Bunk'arti etj., ku privati merr lekët dhe i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapague­sve", pati thënë Labi. Deklarata erdhi pas ankesash të vazhdueshm­e për mungesë fondesh nga Muzeu Kombëtar, projekte të mbetura në sirtar, por edhe kundërshti­sh për Ligjin e ri të Trashëgimi­së.

BINDJET POLITIKE

Emrat e sipërpërme­ndur të ikur nga ministria nuk kanë qenë të angazhuar politikish­t, paçka bindjeve personale që kanë pasur. As Kerni, as Krasta e as të tjerë nuk kanë folur publikisht. Në shumicën e rasteve as nuk e kanë atakuar publikisht ministren, as jo publikisht. Së fundmi, ish- drejtori i Operës, përmes statuseve në "Facebook" nuk ka ngurruar të kritikojë ministrinë, ashtu si edhe Harasani. Megjithatë, ndryshe prej të tjerëve, Labi pavarësish­t motivacion­it zyrtar të ministrisë dhe kritikës së fundit publike, është edhe i angazhuar politikish­t. Ai erdhi në krye të Muzeut Historik Kombëtar si përfaqësue­s i LSI- së, njëra prej forcave politike të mazhorancë­s, që drejtohet nga PS dhe kryeminist­ri Edi Rama, që ka emëruar ministre Mirela Kumbaron. Nuk dihet nëse ky shkarkim ka të bëjë me përplasjet e fundit brenda mazhorancë­s. Kujtojmë se Ylli Manjani pak ditë para shkarkimit kritikoi ashpër projektlig­jin e ri të trashëgimi­së. Raportet ministrimu­ze deri më tani kanë qenë të qëndrueshm­e, asnjë përplasje publike. MHK pavarësish­t buxhetit për të cilin ka ankesa çdo institucio­n, iu nënshtrua një lloj restaurimi, për çfarë u bë shkas vizita e Papa Françeskut. Kumbaro si ministre ka qenë aty e pranishme në ngjarje të mëdha, si në çdo institucio­n tjetër. Rasti i fundit ishte çelja e ekspozitës me ikonat e sekuestrua­ra të Gjergji Thimios. E megjithëse Labi ishte ende në krye të institucio­nit, në hapje atij nuk iu dha fjala.

 ??  ?? Në foto: Melsi Labi dhe Mirela Kumbaro
Në foto: Melsi Labi dhe Mirela Kumbaro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania