Gazeta Shqiptare

Roli i Gjykatës së Posaçme të Kosovës

-

... që do të veprojnë në kuadër të Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë. Në një komunikatë të gjykatës thuhet se ata “do të jenë fizikisht të pranishëm në selinë e saj vetëm me kërkesë të kryetarit, për ushtrimin e detyrave”. Kryetarja e gjykatës, Ekaterina Trendafilo­va, citohet të ketë thënë se, “hapi i ardhshëm është seanca e parë plenare, të cilën unë do ta thërras së shpejti dhe gjatë së cilës do të miratohet Rregullorj­a e Procedurës dhe e Provave e Dhomave të Specializu­ara, që rregullon kryerjen e procedurav­e gjyqësore para Dhomave të Specializu­ara”.

Sipas kumtesës, nënkryetar i gjykatës është emëruar Keith Raynor nga Britania e Madhe, ndërkohë që gjykatësit janë nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Gjermania, Franca, Holanda, Irlanda, Norvegjia, Italia, Belgjika, Çekia e Estonia. Në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar, Holanda ratifikoi marrëveshj­en për të qenë mikpritëse e Gjykatës së Posaçme për krime lufte në Kosovë, e cila hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Gjykata është e vendosur në Hagë, qytetin që është mikpritës edhe i tri gjykatave ndërkombët­are, përfshirë edhe atë për krime lufte në hapësirat e ishJugosll­avisë. Ideja për themelimin e gjykatës së posaçme për krime lufte në Kosovë pasoi hetimet e pretendime­ve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit, i paraqitur në Këshillin e Evropës gjashtë vite më parë, përmban akuza ndaj ish- pjesëtarëv­e të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtim­e, vrasje pa gjyq dhe në disa raste, marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Në vitin 2011 Bashkimi Evropian krijoi një Grup të Posaçëm për të hetuar rreth akuzave të raportit ‘ Marty’. Kryeprokur­ori i parë, Clint Williamson, njoftoi në korrik të vitit 2014 se ai kishte gjetur mjaft prova për të ngritur akuza ndaj disa ish- drejtuesve të UÇK- së, që sipas tij, ishin përgjegjës për një fushatë të organizuar rrëmbimesh, arrestimes­h të paligjshme e vrasjesh pa gjyq. Sipas tij, shumica e viktimave ishin pjesëtarë të grupeve të tjera pakicë në Kosovë serbë, romë e të tjerë, por edhe shqiptarë të konsiderua­r bash- këpunëtorë të serbëve, ose kundërshta­rë politikë të udhëheqjes së UÇK- së. Lidhur me supozimin për “trafikim organesh”, zoti Williamson vinte në dukje se nuk kishte gjetur mjaft prova sa për të ngritur akuza. Në maj të vitit 2015, kryeprokur­or i posaçëm u emërua amerikani David Schwendima­n.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, Parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, e cila me emrin dhomat e posaçme do të veprojë në Hagë me gjykatës e prokurorë ndërkombët­arë. Gjykata e financuar nga Bashkimi Evropian do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës. Vendosja e gjykatës në Hagë është thënë se ësh- të bërë për faktin se dëshmitarë­t mund të ndiheshin të kërcënuar nëse proceset gjyqësore do të zhvillohes­hin në Kosovë.

Hetimet rreth pretendime­ve për krime lufte të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin nxitur reagime dhe protesta në Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998- 1999. Zyrtarët perëndimor­ë pohojnë se gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe do të veprojë në përputhje me ligjet e Kosovës. Edhe më tej nuk dihet se kur mund të hapen akuzat e para, por zyrtarë të afërt me gjykatën pohojnë se kjo mund të ndodhë në pranverë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania