Gazeta Shqiptare

“Makinat u përplasën, u kuptua që ishte grabitje kur autorët dolën me kallashë”

“Policët privatë s’i ndiqnin dot, u çanë gomat e makinave” Dëshmitari rrëfen skenën e ngjarjes së rëndë

-

Një dëshmitar okular shpjegoi dje për “News 24” të gjithë skemën se si u grabitën miliona lekë në blindin e një banke të nivelit të dytë, para këto që do të transporto­heshin drejt aeroportit të Rinasit, e për të kaluar më pas jashtë vendit. Dëshmitari rrëfen se në momentin që ndodhi ngjarja ishte duke kaluar afër fshatit Laknas, kishte dëgjuar një zhurmë, ku një makinë ishte përplasur me një autoblindë, duke menduar se po ndodhte një aksident. Por kur ka parë personat e veshur me rroba si të ushtarëve, që duar mbanin armë të tipit kallashnik­ovë kishte kuptuar që bëhej fjalë për një grabitje dhe jo për një aksident rrugor, ashtu siç ishte lënë të nënkuptohe­j nga përplasja e mjetit. Sipas dëshmitari­t, autorët arritën të merrnin nga makina të paktën 6 apo 7 thasë të mbushura me para dhe më pas u larguan menjëherë prej andej. Burime të besuara thanë për “GSH” se humbja llogaritet në 2 milionë euro.

DËSHMIA

“Isha duke udhëtuar në drejtim të Tiranës. Po afrohesha në kryqëzimin që të çon në fshatin Laknas. Papritmas dëgjova një zhurmë. Një fuoristrad­ë, që po ecte para meje u përplas me një autoblindë. Në pamje të parë u duk si aksident. Por, e kuptova që ishte grabitje kur tre persona të veshur me kamuflazh të zi, kambale ushtarake dhe të pajisur me kallashkov­ë dolën nga fuoristrad­a dhe drejtuan armët nga blindi. Në këtë moment, një tjetër makinë, besoj ishte e tipit fuoristrad­ë, por për këtë nuk jam shumë i sigurt, goditi nga mbrapa blindin e dytë. Edhe nga makina e dytë

dolën dy grabitës të tjerë. Pati të shtëna në drejtim të blindit. Policët e kompanisë private dolën nga blindat dhe nën kërcënimin e armëve u shtrinë përtokë. Grabitësit, mesa arrita të shoh, mundën të merrnin vetëm nga blindi i parë 6 apo 7 thasë me para,

thasët ishin ngjyrë e zezë dhe bezhë”. Dëshmitari shpjegoi edhe momentin e largimit të grabitësve.

“Blindat nuk lëviznin dot, pasi grabitësit iu shpuan dhe gomat. Gjithçka ndodhi në pak minuta. Grabitësit, njeri për të cilëve

ishte i shkurtër dhe i shëndoshë, u ndanë në dy automjetet dhe morën rrugën në drejtim të Tiranës”, tha dëshmitari.

 ??  ?? Pamje gjatë grabitjes
Pamje gjatë grabitjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania