Gazeta Shqiptare

Karpushin: Raportet Rusi- Shqipëri, jo të mira

Ambasadori rus: Ka shumë probleme në marrëdhëni­et mes dy shteteve, mungon dialogu Treni drejt Kosovës: Serbia shmangu skenarin. Mund të përshkallë­zohej

- Darina Tanushi

Ambasadori rus në Sh qipëri, Aleksandër Karpushin deklaroi dje se fatkeqësis­ht marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Rusisë kanë ende shumë probleme. Problem kryesor vlerësohet mungesa e një dialogu të mirëfilltë për trajtimin e çështjeve të ndjeshme për të dyja palët, nënvizoi ambasadori rus në një intervistë për “Ora News”. Sa i përket tensionimi­t të marrëdhëni­eve Prishtinë- Beograd, sipas Karpushin konflikti u shmang nga Serbia, e cila vendosi të kthente trenin mbrapsht. “Kam dy vite e gjysmë që punoj në Tiranë dhe në fakt e kam thënë disa herë më parë që marrëdhëni­et RusiShqipë­ri nuk janë në ditët e tyre më të mira. Dhe ende nuk bëhet fjalë për ndonjë ndryshim rrënjësor pozitiv të situatës. Ka shumë probleme, nga të cilat kryesorja është mungesa e një dialogu të mirëfilltë për një sërë çështjesh aktuale, zgjidhja e të cilave do t’u përgjigjej interesave të të dyja vendeve”, tha ambasadori rus. “Në të njëjtën kohë do të ishte ekzagjerim po të flisnim për ngrirjen e plotë të kontakteve, pasi kemi pa dyshim dhe sinjale inkurajues­e, si për shembull caktimi i bashkëkrye­tarit të Komisionit Ndërqe- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u takua dje në Kroaci me homologun Davor Ivo Stier. Marrëdhëni­et diplomatik­e Shqipëri- Kroaci kanë mbushur 25 vite. Dy ministrat e Jashtëm përveç diskutimev­e për forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve dypalëshe, diskutuan edhe për finalizimi­n e projekteve në proces, siç janë Korridori Adriatiko– Jonian, gazsjellës­i Jonian- Adriatik ( IAP) dhe projekte të ndërlidhje­s rajonale. Ministri kroat Stier, sipas MPJ vlerësoi angazhimet që ka ndërmarrë qeveria shqiptare në përmbushje­n e reformave kyçe në vend “duke u ndalur veçanërish­t tek reforma në drejtësi”.

veritar për palën shqiptare dhe nisja e përgatitje­ve për sesionin e radhës të këtij komisioni. Kemi parë zhvillime pozitive edhe në fushën humanitare. Vitin e shkuar ambasada ka zhvilluar shumë aktivitete kulturore si koncerte, shfaqje filmash, mbrëmje letrare, prezantimi i kuzhinës ruse, etj. Të gjitha

këto janë pritur me shumë interes dhe ngrohtësi nga publiku shqiptar”, tha Karpushin. Rusia bashkëpuno­n me Shqipërinë edhe në çështjet e shkollimit të të rinjve shqiptarë pa pagesë në universite­tet e vendit tonë, njoftoi ambasadori rus. “Sivjet - tha ai më tej - Shqipërisë do t’i akordohen 43 bursa”. Më

tej ambasadori bëri me dije se, “Komisioni Ndërqeveri­tar është një instrument i rëndësishë­m i zhvillimit të bashkëpuni­mit në fushën ekonomike, tregtare dhe tekniko- shkencore, i cili për fat të keq nuk është përdorur prej 8 vitesh. Mbledhja e fundit u mbajt në Moskë në vitin 2009. Ndërprerja u Muaji prill pritet të vendosë marrëdhëni­et mes Shqipërisë e Rusisë, përmes mbledhjes së Komisionit Ndërqeveri­tar, i cili është një instrument i rëndësishë­m i zhvillimit të bashkëpuni­mit në fushën ekonomike, tregtare dhe tekniko- shkencore, që nuk është përdorur prej 8 vitesh.

zgjat tepër dhe besoj se rifillimi i punës së këtij forumi është një shans i mrekullues­hëm që të ulemi bashkë, të analizojmë të gjithë spektrin e marrëdhëni­eve tona, të biem dakord për hapat e mëtejshëm dhe të identifiko­jmë projekte me perspektiv­ë të përbashkët. Gjithashtu, është një shans më shumë për të tërhequr në Shqipëri investitor­ë të mëdhenj dhe seriozë nga Rusia. Aktualisht po negociojmë me palën shqiptare organizimi­n diku nga fillimi i muajit prill të një takimi bashkëkrye­tarësh të komisionit, zv/ ministrit të Parë të Drejtësisë së Rusisë, z. Sergej Gerasimov dhe zv/ ministres së Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, znj. Adela Karapici”, tha ambasadori.

KOSOVA

Në lidhje me incidentin e trenit mes Serbisë e Kosovës, Karpushin tha: “Po të flasim konkretish­t për rastin e trenit Beograd- Mitrovicë, duhet nënvizuar se një skenar i pakëndshëm u shmang pikërisht në sajë të vendimit të autoritete­ve serbe për ta kthyer trenin mbrapsht në kryeqytet. Po të mos ishte bërë kjo, përshkallë­zimi i konfliktit ishte tejet i mundur, për shkak se Prishtina në atë moment i kishte vendosur në veri të Kosovës njësitë speciale të policisë të pajisura me armatime të rënda. Është e rëndësishm­e të nënvizoj se këto veprime janë në kundërshti­m me marrëveshj­et e arritura me ndërmjetës­im të BE- së mbi moslejimin e strukturav­e kosovare të sigurisë në rajonet me popullsi serbe pa lejen e prezencës ndërkombët­are ushtarake të krijuar në Kosovë në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB- së”.

 ??  ?? Ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin
Ambasadori rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin
 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e letrave të urimit
Faksimile e letrave të urimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania