Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha: Rama nuk dorëhiqet, duhet ta rrëzojmë

Protesta për votën e lirë, kreu i PD shpërndan ftesa me të rinjtë e kryeqyteti­t “Nesër në pushtet, shfuqizojm­ë ligjin e arsimit”

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bashkë me të rinjtë e njësisë nr. 7 në Tiranë shpërndau dje ftesat për sa më shumë pjesëmarrj­e në protestën e 18 shkurtit. Kjo protestë, e cila bëhet për votën e lirë, për z. Basha është fillimi i një lëvizjeje popullore, që synon të kthejë qeverisjen te qytetarët. Deri në plotësimin e kushtit për zgjedhje të lira e të ndershme, protestat janë rruga pa kthim e opozitës. Thirrjen për t’i bashkuar protestës e pati veçanërish­t për rininë. “18 shkurti është nisja e një lëvizjeje që do përfundojë me fitoren e çdo qytetari shqiptar. Provën e keni, Rumaninë. Kur ngrihen rinia dhe qytetarët, magjia e zezë e korrupsion­it bie”, deklaroi z. Basha. Sipas Bashës, kushti i PD mbetet garancia për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Provën e keni, keni Rumaninë këtu afër; kur ngrihen qytetarët, magjia e zezë e korrupsion­it bie. 18 shkurti është dita e shpresës, e bashkimit dhe fillimi i një lëvizjeje të madhe, që nis me një vendim të madh, të cilin do ta marrim së bashku në 18 shkurt, vendimin që përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme do të diktojmë një qeverisje ndryshe, të qytetarëve; do të diktojmë një shtet ndryshe, jo shtetin që vret mundësinë dhe shpresën e të rinjve, që i detyron të emigrojnë apo të shkojnë në parcelat e drogës, por një shtet që mbështet dhe financon vendet e punës për rininë. Këto do të garantojë PD”, u shpreh z. Lulzim Basha. Para të rinjve, kreu i PD- së premtoi se pas ardhjes në pushtet, një ndër vendimet e para të qeverisë së tij do të jetë anulimi i ligjit të arsimit. “U jap fjalën sot jo vetëm këtyre të rinjve, por të gjithë të rinjve shqiptarë se akti im i parë do të jetë anulimi i ligjit për arsimin e lartë”, deklaroi z. Basha. Përveç financimit të universite­teve publike, kreu i opozitës ka një plan edhe për të sapodiplom­uarit. “Do të financojmë stazhe pune të paguara për një vit për 10 mijë të rinj. Këto janë zgjidhjet që do të japë qeveria ime që vitin e parë. Po kushtojnë 24 milionë euro në vit, që 10 mijë shqiptarë të mos rrinë kafeneve, por të fillojnë një stazh pune të paguar nga shteti muaj për muaj, për një vit”, theksoi kreu i PD- së. Por, sipas Bashës, asgjë nuk mund të ndodhë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Më 18 shkurt nuk kemi thjesht një protestë opozitare, por fillimin e një lëvizjeje popullore për të rikthyer dinjitetin e nëpërkëmbu­r dhe mundësitë për çdo shqiptar, për çdo të ri në vend”, u shpreh Basha. A pret opozita që kryeminist­ri Rama të japë dorëheqjen për shkak të protestave? “Unë pres që qytetarët të ngrihen dhe bashkë të largojmë të keqen”, u shpreh Basha. Më herët kreu i

PD- së u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të bashkohen në lëvizjen e madhe të 18 shkurtit në Tiranë, për të ndalur atë që e quajti “pushtetin e korruptuar dhe të inkriminua­r”, që i ka braktisur ata dhe që kërkon të ruajë interesat e tij klientelis­te. Në sheshin “Veli-

era” të Durrësit, Basha deklaroi se po shkatërroh­et pasuria arkeologji­ke e qytetit me një projekt, sipas tij, të paligjshëm e korruptiv të Edi Ramës dhe Vangjush Dakos; me të njëjtin klient si në rastin e stadiumit “Qemal Stafa”. “Në 18 shkurt i ftoj qytetarët e Durrësit që

zemërimit të tyre t’i japin zë, që protestës së tyre t’i japin formë duke u bashkuar në Tiranë. Duke u ngritur bashkë në Tiranë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, përmes të cilave të sjellim një qeveri që nuk i shpenzon paratë e taksave të tyre për Parlamenti votoi dje për shtyrjen e afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Mazhoranca e miratoi shtyrjen e komisionit me 76 vota pro. Nëse për një muaj nuk gjendet gjuha e përbashkët, atëherë në zgjedhje do të shkohet me Kodin aktual Zgjedhor.

të mbushur xhepat e dyshes Dako- Rama, por i shpenzon për problemet e tyre akute, që kurrë nuk kanë qenë më të mprehta për Durrësin dhe qytetarët e tij”, theksoi z. Basha. Ai garantoi qytetarët se nuk do të lejohet më që bandat të vendosin zgjedhjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania