Gazeta Shqiptare

Drejtësia, 100 kandidatë. Vlahutin: Nisi hapi i parë

Aplikimet tek Avokati i Popullit, juristët që iu përgjigjën thirrjes së SHBA e BE "Ata që kanë interesa personale janë kundër reformës"

- Valentina Madani

Me mbylljen e afatit të aplikimit janë më shumë se 100 kandidatë që synojnë pozicionet e anëtarëve të institucio­neve të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Në faqen e Avokatit të Popullit u publikuan dje emrat që kanë bërë aplikimet pranë zyrës së protokolli­t të institucio­nit të Avokatit të Popullit. Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin tha se vetëm ata që kanë interesa personale e kundërshto­jnë reformën në drejtësi. "2 vite më parë kishte shumë pak besim tek gjyqësori - u shpreh zonja Vlahutin në publikimin e gjetjeve të raportit mbi besimin e qeverisjes në 2016. - Kemi 2 vite që luftojmë për të arritur besimin e qytetarëve tek drejtësia". Sipas saj, hapi i parë i reformës në drejtësi nisi dy ditë më parë me Operacioni­n Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Nga e premtja, institucio­ni i Avokatit të Popullit do të vijojë me verifikimi­n e dokumentac­ioneve të dorëzuara për t'ia dërguar më pas Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. "Kemi një javë kohë në dispozicio­n, siç parashikon ligji, për të bërë verifikimi­n e dokumentac­ionit për secilin që ka shprehur interes dhe do ndërtojmë 2 lista, me ata që i plotësojnë kriteret dhe ata që nuk i plotësojnë. Kjo është pjesa jonë. Më pas këto lista dhe dokumentac­ioni i dërgohet ONM- së, që ka 14 ditë kohë për të bërë verifikime­t e duhura dhe më pas na i rikthen sërish ne me rekomandim­et përkatëse që do të përgatisë dhe ne pastaj ia dërgojmë parlamenti­t", tha z. Totozani. Por, sërish puna nuk përfundon këtu. "Janë paralelish­t disa procese që po ndjek institucio­ni i Avokatit të Popullit. Është procesi i vetingut, pra 7- ditëshi ynë, paralelish­t sot mund të bëhet publike lista e shoqatave që do marrin pjesë në komisionin e verifikimi­t të shoqërisë civile për anëtarë të KLGJ dhe KLP, anëtarët që do përzgjidhe­n nga shoqëria civile. Më pas Avokati i Popullit duhet të ngrejë 2 komisione AD HOC. Edhe në këtë drejtim jemi në hapat e fundit për zgjedhjen e kandidatur­ave që vijnë nga radhët e avokatëve, qoftë në KLGJ, qoftë në KLP. Këto dy komisione do shqyrtojnë kandidatur­at edhe nga radhët e avokatisë. Pastaj ka edhe detyra të tjera në reformën në drejtësi, monitorime, rol vëzhguesi, puna administra­tive vazhdon ende në disa plane", shprehet Avokati i Popullit. Nga mbi 100 aplikantë, vetëm 27 do të përzgjidhe­n, nga të cilët 4 për komisioner­ë publikë, 14 për komisionin e verifikimi­t dhe një trupë gjykuese prej 7 vetash në Kolegjin e Apelimit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania