Gazeta Shqiptare

Prostituci­oni, përgjimet që fundosën policin

Elton Shtrepi: Për çmimin flasim, është ai që ishim te cepi. Kreu i rrjetit: I kam të gjitha të zëna Biseda: Më duhet një ‘ taksi e mirë’ për 2 shokë nga Maqedonia

- Xhensila Kodra

Zbardhen përgjimet që çuan në arrestimin e efektivit të policisë rrugore, Elton Shtrepi, i cili u kap pak ditë më parë bashkë me 10 persona të tjerë për shfrytëzim prostituci­oni. Burime të sigurta të “Gazeta Shqiptare” bënë me dije se nga përgjimet ka rezultuar se gati një muaj para operacioni­t për prangosjen e 11 personave, Shtrepi është telefonuar nga një person, i cili i kërkonte numrin e telefonit të Maringlen Ahmetajt ( kreu i rrjetit) sepse i duhej një “taksi e mirë” ( femër), pasi i kishin ardhur dy shokë nga Maqedonia.

PËRGJIMET

Nga përgjimet e datës 10.01.2017 rezulton se shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxx, telefonohe­t nga numri 0696xxxxx, i cili i kërkon Eltonit numrin telefonik të Genit ( Maringlen Ahmetaj) sepse i duhet një “taksi e mirë” ( femër). Eltoni i përgjigjet që Geni është në gjumë, merre vetë në darkë dhe të kryen hall. Personi i përgjigjet se i kanë ardhur dy shokë nga Maqedonia dhe El- toni i thotë flisni dhe i jep numrin e Genit.

Rreth orës 22: 10, shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxxx bën një bisedë në celular me shtetasin Maringlen Ahmetaj me numër 0698xxxxx, ku i thotë se “një shoku im do një ‘ taksi’. Ia gjejmë të dali? … Flasim për çmim- in, të merr ( tel) vetë ai. Është ai, N…… që ishim te cepi”…. Gjatë bisedës flasin edhe për femrat me emra si “Nona” ( e identifiku­ar si shtetasja Marsilda T.) etj., por Maringleni i thotë që i ka të gjitha të zëna për momentin.

Në datën 30.01.2017, shtetasi Maringlen Ahmetaj, me numër 0698xxxxx telefonohe­t nga numri 0697xxxxxx, i cili i thotë “… jam një shok i Elton Shtrepit, desha me pi kafe”, ( lihet të kuptojë që do femër për prostituci­on). Maringleni i thotë “… vetëm në darkë, nga ora 20: 30 te vendi”. Personi i thotë se duhet ardhur tek hotel “ZZZZZ”. Maringleni i përgjigjet “më bëj telefon, mos fol me Tonin”. Në orën 16: 07, Maringleni i telefonon këtij shtetasi dhe i thotë “ku je, atje ku më the”? Pas aprovimit, shtetasi Maringlen Ahmetaj fillon të telefonojë vajzat për t’i dërguar atje.

OPERACIONI

Pak ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi 11 persona, një e shpalli në kërkim dhe procedoi në gjendje të lirë 10 persona të tjerë. Të arrestuari­t ishin Fllanxe A., Ambra I., Anxhela Xh., Maringlen Ahmetaj ( taksist), Arben Bici ( taksist), Përparim Kola ( tak- sist), Kujtim Karamuça ( taksist), Lendi Stefani, Gjergji Rusa, Albion Todri, Elton Shtrepi, punonjës policie. Gjatë operacioni­t, policia u sekuestroi edhe 4 doza kokainë. Sipas skemës së zbardhur nga policia, krerët e këtij rrjeti ishin Arben Bici dhe Maringlen Ahmetaj. Ndërsa shtetasit Kujtim Karamuça, efektivi i policisë Elton Shtrepi si dhe dy femrat Fllanxe A., 37 vjeçe dhe Ambra I., 21 vjeçe rekrutonin vajzat dhe siguronin klientët. Nga hetimet ka rezultuar se 37vjeçarja prezantohe­j me emrin “Ana”, ndërsa 21- vjeçarja me emrin “Erisa”. Organizato­rët e këtij rrjeti kamuflohes­hin si taksistë, të cilët përveç se siguronin klientët, bënin edhe transporti­min e vajzave që ushtronin prostituci­on. Shuma për çdo klient varionte nga 50 deri në 150 euro. Ndërkaq, nga hetimi ka rezultuar se në disa raste vajzat që shfrytëzoh­eshin për prostituci­on kanë siguruar edhe lëndë narkotike të llojit kokainë, të cilën ua shisnin klientëve të tyre. Dy ditë më parë, Gjykata e Tiranës la në “detyrim paraqitje” vetëm 24vjeçarin Gjergji Rusa, ndërsa për 10 të tjerët vendosi “arrest me burg”.

 ??  ??
 ??  ?? Skema e ndërtuar nga policia
Skema e ndërtuar nga policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania