Gazeta Shqiptare

Kërcënoi me jetë prokurorin, arrestohet

Përfaqësue­si i akuzës kërkoi 8 vite burg për djalin. Prokuroria: Janë shtuar sulmet ndaj prokurorëv­e Dyshimi, 56- vjeçari Nazmi Çangu kanosi zyrtarin "do të të vras"

-

Një 56- vjeçar nga Kru ja është arrestuar dy ditë më parë, pasi ka kërcënuar në sallën e gjyqit prokurorin Bujar Memia. Bëhet fjalë për Nazmi Çangun, i cili akuzohet për veprat penale: "Kanosje" dhe "Prodhim e shitje e lëndëve narkotike. Mësohet se 56- vjeçari e ka kërcënuar prokurorin, pasi ky i fundit kishte kërkuar dënimin e djalit të Çangut me 8 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. "Do të të vras", i tha Nazmi Çangu përfaqësue­sit të akuzës. Menjëherë policia ka bërë arrestimin e tij, ndërsa më pas i është bërë një kontroll edhe në banesë. Nga kontrolli në shtëpi, atij iu gjetën dhe iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 76 kg kanabis sativa. Pas vënies në pranga të Nazmi Çangut, ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila deklaroi se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës. "Pavarësish­t se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithsh­me është vënë në dijeni se sjelljet intimidues­e kundër prokurorëv­e, si zyrtarë të rëndësishë­m të shtetit janë shtuar ndjeshëm. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer. Prokuroria e Përgjithsh­me, duke ritheksuar mbështetje­n e saj për reformën në drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëv­e, i përdorur për të justifikua­r ndryshimet ligjore ka demotivuar këta të fundit, të cilët gjithsesi po vijojnë të përfaqësoj­në denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale", thuhet në deklaratën për shtyp të këtij institucio­ni.

REAGIMI I PROKURORIS­E

Prokuroria e Përgjithsh­me vlerëson reagimin e shpejtë të Policisë së Shtetit për arrestimin e shtetasit N. Ç., i cili ka kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, prokurorin e Prokuroris­ë Krujë, Bujar Memia.

Në seancën e zhvilluar ditën e pardjeshme në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, prokurori ka paraqitur konkluzion­et për djalin e shtetasit N. Ç, i akuzuar për veprën penale të "Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike", në bashkëpuni­m, dhe u kërkua dënimi me 8 vjet burgim. Në përfundim të seancës gjyqësore, shtetasi N. Ç. ka kërcënuar me jetë prokurorin, per shkak se ky i fundit kërkoi dënimin e të birit në bazë të provave.

Pavarësish­t se nuk është rasti i parë që një prokuror kërcënohet për shkak të detyrës, Prokuroria e Përgjithsh­me është vënë në dijeni se sjelljet intimidues­e kundër prokurorëv­e, si zyrtarë të rëndësishë­m të shtetit, janë shtuar ndjeshëm.

Nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Përgjithsh­me shpreh angazhimin e plotë për mbështetje­n e çdo prokurori të Republikës që ushtron detyrën në përmbushje të plotë të ligjit dhe Kushtetutë­s.

Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithsh­me do të vijojë të kërkojë me forcë nga të gjithë folësit publikë që të tregojnë maturi kur komentojnë punën e prokurorëv­e. Për shkak të sulmeve publike, prokurorët tashmë janë kthyer në subjekte të shantazhit dhe kërcënimit nga persona që përballen me ligjin për veprat penale që kanë kryer.

Prokuroria e Përgjithsh­me, duke ritheksuar mbështetje­n e saj për Reformën në Drejtësi, vlerëson se fjalori kundër prokurorëv­e, i përdorur për të justifikua­r ndryshimet ligjore, ka demotivuar këta të fundit, të cilët, gjithësesi po vijojnë të përfaqësoj­në denjësisht shtetin në proceset penale për persona të përfshirë në vepra penale.

Prokuroria e Përgjithsh­me kërkon nga prokurorët e Republikës që, për çdo rast shqetësimi apo kërcënimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, të njoftojë Prokurorin­ë e Përgjithsh­me, me qëllim që bashkërish­t të veprojmë me të gjitha mjetet ligjore, për të siguruar mbrojtjen e integritet­it të tyre fizik dhe profesiona­l.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? I arrestuari, Shkëlzen Hasanpapaj
I arrestuari, Shkëlzen Hasanpapaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania