Gazeta Shqiptare

Farmacistë­t që kaluan provimin e shtetit, UFSH: Si anëtarësoh­eni

Dalin dhe kriteret për ata që duan të pajisen me leje, duhet të paguajnë 5.000 lekë Dokumentet dhe procedura që duhet ndjekur

- Ola Mitre

Të gjithë farmacistë­t e rinj, të cilët kaluan me sukses provimin e shtetit duhet të bëjnë anëtarësim­in pranë Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë për të fituar të drejtën e ushtrimit të profesioni­t. Ndërkohë që, UFSH ka publikuar procedurën dhe dokumentac­ionin e nevojshëm që duhet të dorëzojë çdo i interesuar. Farmacisti që kërkon të anëtarësoh­et duhet të paraqitet personalis­ht në Këshillin Rajonal të UFSH, në qytetin ku banon për të dorëzuar dokumentac­ionin e kërkuar. Fillimisht ata duhet të dorëzojnë një kërkesë, sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar, e cila mund të shkarkohet edhe në faqen online të UFSH- së. Po ashtu, nevojitet fotokopja e diplomës universita­re dhe listës së notave të noterizuar­a. Ndërkohë që, ata kandidatë, të cilët janë diplomuar jashtë Shqipërisë duhet të paraqesin njësimin e diplomës së tyre në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, fotokopje të përkthyer dhe të noterizuar të diplomës dhe listës së notave dhe fotokopje të përkthyer dhe noterizuar të vërtetimit të kryerjes së provimit të shtetit. Dokumentac­ioni duhet të plotësohet edhe me fotokopje të kartës së identiteti­t ose pasaportës, me 3 fotografi si dhe mandat pagesën për tarifën e regjistrim­it, në vlerën 1500 lekë. Në rast se ka ndryshim të të dhënave personale, siç mund të jetë emri apo mbiemri, nevojitet dhe certifikat­a nga gjendja civile. Ajo çka vlen të theksohet është fakti se çdo profesioni­st duhet të jetë pjesës e listës që Agjencia Kombëtare e Provimeve ka dërguar tashmë në UFSH, ku vërtetohet kalimi me sukses i provimit të shtetit.

LEJA

Ndërkaq, në rastin e aplikimit për certifikat­ë si i punësuar, farmacisti përveç gjithë dokumentev­e të mësipërme duhet të dorëzojë edhe disa dokumente shtesë. Nëse ai ka qenë më parë anëtar i UFSH- së, por pa ush- truar profesioni­n, duhet të paraqesë fotokopjen e kartës së anëtarësis­ë si dhe vetë deklarimin sipas formatit të miratuar nga Këshilli Kombëtar. Po ashtu, nevojitet kontrata e punës me punëdhënës­in, fotokopje e ekstraktit historik të Qendrës Kombëtare të Regjistrim­it të subjektit farmaceuti­k të 3 muajve të fundit si dhe fotokopjen e Qendrës Kombëtare të Licencimit. Po ashtu, janë të domosdoshm­e: fotokopja e certifikat­ës së Urdhrit të drejtuesit teknik të subjektit farmaceuti­k ku do të punësohet, gentplani dhe plan vendosja e objektit ku do të ushtrohet profesioni si dhe deklarata e pronarit të subjektit farmaceuti­k. Aplikantët duhet të paraqesin dhe mandatpage­sën për lejen e ushtrimit të profesioni­t në vlerën 5000 lekë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania