Gazeta Shqiptare

Specializi­met në mjekësi, në garë 284 kandidatë për 186 kuota

Testi i informatiz­uar nis më 20 shkurt, do të ketë 100 pyetje me alternativ­a Të hënën, më 13 shkurt zhvillohet intervista

-

Fakulteti i Mjekësisë Tiranë ka publikuar listën përfundimt­are të kandidatëv­e që plotësojnë kriteret për të vijuar garën për specializi­met afatgjata në fushën e mjekësisë për vitin akademik 2016- 2017. Sipas vendimit të bërë publik ditën e djeshme më 9 shkurt, të drejtën të hyjnë në këtë garë e kanë 281 kandidatë dhe 3 kandidatë janë në garë për kuotat e parashikua­ra për transferim studimesh, pra në total janë 284 kandidatë. Ndërkohë që numri i kuotave të pranimit, të miratuara nga Senati i Universite­ti të Mjekësisë janë 186 kuota, ku 124 janë nga kuotat e pambuluara ndërsa pjesa tjetër të ndarë në ministritë përkatëse, Ministria e Shëndetësi­së këtë vit ka kërkuar 42 kuota. Diferenca mes kuotave të mbuluara dhe të lira është se ata që fitojnë nga kuotat e mbuluara do të paguhen me rrogë mujore nga institucio­ni përkatës. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë listën e 281 kandidatëv­e që kanë të drejtën e vijimit të garës për specializi­met në mjekësi. Gara për këta kandidatë do të vijoi me intervistë­n me gojë të hënën që vjen më 13 shkurt, ndërsa

testi i informatiz­uar, që do të zhvillohet pranë Agjencisë Kombëtare të Provimeve do të nisë më datë 20 shkurt 2017.

KONKURRIMI

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë ditën e djeshme ka bërë publike vendimin me listën e përfundimt­are të kandidatëv­e që kanë aplikuar dhe plotësojnë kriteret për të vijuar etapat e mëtejshme për specializi­met afatgjata në fushën e mjekësisë. Kandidatët, të cilët kanë emrin në listat e mëposhtme, sipas vendimit të Rektoratit të UMT do ta nisin konkurrimi­n më datë 13 shkurt 2017 me intervistë­n me gojë, e cila pritet të zhvillohet brenda një dite, pasi do ketë disa komisione të cilët do i marrin kandidatët në intervistë. Rezultatet e intervisti­mit me gojë shpallen nga komisioni pas aprovimit nga dekani. Në total, intervista vlerësohet me 10% të pikëve, 20% të pikëve kandidatët i fitojnë nga mesatarja e ponderuar e viteve të studimit. Ndërsa, testimi i informatiz­uar, sipas rregullore­s së re të Specializi-

meve Afatgjata në fushën e mjekësisë, në Universite­tin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2016- 2017, nis më datë 20 shkurt 2017 për kandidatët që kanë kryer intervistë­n me gojë, dhe zhvillohet në Agjencinë Kombëtare të Provimeve ( AKP) sipas kalendarit të përcaktuar nga AKP- ja. Mesin e javës që vjen AKP- pritet të përcaktoi edhe datat e zhvillimit të provimit për kandidatët. Testi përbën pjesën më të kryesore të garës, pasi aty kandidati merr 70% të pikëve në total. Në testin e informatiz­uar kandidatët do të kenë 100 pyetje me alternativ­a. Normalisht kandidatët ditën e provimit duhet të ketë me vete mjetin e identifiki­mit si dhe fotokopjen e saj. Po ashtu, ata duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të testimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania