Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, tapi për 2103 pronarë

Miratohet kalimi i pronësisë mbi truallin për parcelat ndërtimore të llogaritur­a sipas formulës Sipërfaqet për çdo përfitues në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Berat e Korçë

- Ornela Manjani

Rreth 2103 persona që kanë ndërtuar pa leje në tokën e të tjerëve, ose në tokën e shtetit do marrin tapitë për sipërfaqen e truallin. Vendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe lista me përfitues dhe sipërfaqet përkatëse publikohet nga ALUIZNI. Në total janë 977 parcela ndërtimore me 2103 pronarë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Berat, Korçë. Ligji i legalizime­ve parashikon që kalimi i pronësisë për objektet me funksion banimi të bëhet për sipërfaqe deri në trefishin e bazës së ndërtuar, por jo më shumë se 500 m2. Për sipërfaqet deri në 300 m2 toka do të paguhet me gjysmën e vlerës së tregut, por jo më shumë se 2000 lekë/ m2 për zonat urbane dhe 1500 lekë/ m2 për komunat. Veç kësaj, në ligjin e ri janë përcaktuar edhe disa lehtësi të tjera në pagesën e faturës për tokën e zënë. Vendimi së bashku me listën e pronarëve dhe sipërfaqet e tokës është botuar në dje në Fletoren Zyrtare.

LISTA

Këshilli i Ministrave miraton listën e pose- duesve të objekteve pa leje dhe sipërfaqet e parcelave ndërtimore, për të cilat ngarkon ALUIZNI- n të lidhë kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë. Çmimi i shitjes së parcelës ndërtimore për ndërtimet pa leje me funksion social- ekonomik është ai i përcaktuar në bazë të vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, deri në momentin e regjistrim­it të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim.

KALIMI I PRONËSISË

Kalimi i së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objektit pa leje bëhet sipas dispozitav­e të Kodit Civil. Sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, si rregull, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit pa leje. Sipërfaqet mbi masën e përcaktuar në këtë pikë, të cilat për shkak të përmasave ose konfigurac­ionit nuk mund të shfrytëzoh­en më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin nëpërmjet një kërkese me shkrim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania