Gazeta Shqiptare

Profesor Hidri: Të ruhen e të kthehen na atraksion turistik

ZBULIME TË REJA ARKEOLOGJI­KE, QYTETARËT: TË MOS VARROSEN NËN BETON

-

që dyshohet se ka qenë dogana e portit të Durrësit, me drejtim nga deti, pjesë e fortifikim­it të këtij porti dhe mbrojtjes së tij nga çdo rrezik. Pritet që strukturat e monitorimi­t të kontraktua­r nga Bash- kia e Durrësit si Instituti i Monumentev­e të Kulturës etj. të japin sot një vendim në lidhje me të ardhmen e këtyre zbulimeve, nëse ato do të varrosen apo do të konservohe­n, për t'u bërë të vizitueshm­e nga qytetarët dhe turistët. Ndërkohë, në lidhje me zbulimet arkeologji­ke në sheshin "Veliera" kanë reaguar intelektua­lët durrsakë, të cilët i kanë bërë apel qeverisë që kjo pasuri arkeologji­ke të mos varroset njësoj si zbulimet e mëparshme, por të kthehet në një vend për atraksion turistik e të vizitueshë­m për të gjithë qytetarët e turistët e huaj.

REAGIMI

Sali Hidri, profesor doktor arkeolog u shpreh dje se, "çdo zbulim është i rëndësishë­m për Durrësin tonë. Mendoj që bashkia dhe autoritet në mënyrë kategorike nuk duhet të varrosin këtë zbulim, por ta vlerësojnë siç duhet, duke e konservuar dhe duke e ruajtur në pjesë prej xhami, për ta bërë të vizitueshë­m për të gjithë qytetarët dhe turistët. Këtu jemi në zemër të qytetit bregdetar dhe është shumë e rëndësishm­e që kjo të mos varroset. Sa për pjesën tjetër të këtij sheshi që është mbuluar, nuk di çfarë të them pse e kanë bërë këtë gjë, por duhet të mbahet përgjegjës­i". Studenti Andi Bora, në emër të shoqërisë civile kërkoi që çdo zbulim arkeologji­k të ruhet e të kthehet në atraksion turistik për t'i shtuar vlerat qytetit të Durrësit.

Gazetari, Gjergj Thanasi u shpreh se "Durrësi është shumë i pasur, është si qypi me flori. Sa më shumë të gërmosh, aq më shumë zbulime arkeologji­ke dalin në dritë. Mund të bëhen të dyja, edhe gërmimet edhe sheshi ' Veliera'". Avokati Ilir Malindi deklaroi se pasuria arkeologji­ke e Durrësit duhet të ruhet e të trashëgohe­t brez pas brezi si një vlerë e shtuar e këtij qyteti. Qytetarët thanë se janë mjaft të zhgënjyer nga bashkia, pasi sipas tyre, edhe këto zbulime kanë për t'u varrosur poshtë betonit.

 ??  ?? Topi i zbuluar ditën e djeshme në sheshin "Veliera"
Topi i zbuluar ditën e djeshme në sheshin "Veliera"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania