Gazeta Shqiptare

ZBULIMI I DURRËSIT

"Do gërmojmë sërish, muret që duken janë të vona" Drejtori i Institutit të Arkeologji­së, "Nuk është betonizuar asnjë Luan Përzhita: Punimet në shesh centimetër, vendimi do të mbeten të pezulluara merret brenda kësaj jave"

- Fatmira Nikolli

Asnjë vendim konkret nuk është marrë dje nga Këshil li Kombëtar i Arkeologji­së mbi zbulimin e bërë në Durrës pranë Torres. Dalja në dritë e një strukture muresh dhe një topi të 1800- ës bëri që çështja të dërgohej në Këshillin Kombëtar të Arkeologji­së për të vendosur aty nëse projekti "Veliera" i Bashkisë së Durrësit duhet të ndryshojë për të ruajtur zbulimet apo jo.

Konform Ligjit të Trashëgimi­së dhe marrëveshj­es mes Agjencisë së Shërbimit Arkeologji­k, Bashkisë së Durrësit dhe Institutit të Arkeologji­së, për çdo zbulim në rast punimesh, të dhënat e marra në vend nga arkeologët e ASHA- s dhe Institutit dërgohen bashkë me raportet pranë KKA- së për të marrë një vendim nëse ndryshon projekti për të ruajtur gjetjet apo jo.

Gjatë ditës së djeshme, në një mbledhje të nisur rreth orës 15: 00 dhe të përfunduar në orën 19: 00, është vendosur që të bëhen sondazhe në vijim duke mbajtur në fuqi urdhrin për pezullim të punimeve në zonën ku janë bërë zbulimet. Luan Përzhita, drejtor i Institutit të Arkeologji­së tha dje për "GSH" se, "mbasi u shqyrtuan raportet e arkeologëv­e, u vendos që në vijim të bëhen sondazhe arkeologji­ke për të parë se me sa shtresëzim­e arkeologji­ke kemi të bëjmë, nëse ka dëshmi periudhash më të vjetra arkeologji­ke aty".

I pyetur se kur datojnë muret e dala në dritë dhe sa vlerë kanë, Përzhita tha dje për "GSH" se, "ajo shtëpi i takon shekullit të 19- të. Është një objekt i vonë, jo i Mesjetës. Është një banesë e shembur në vitin 1926 nga qeveria e kohës, kur u vendos që të ndërtohej Porti dhe Rriga e tregtarëve. Ajo në vetvete nuk është objekt arkeologji­k, megjithëse për ndërtimin e saj janë marrë pjesë muresh nga ndërtime të vjetra, mbase romake. Ne na intereson të dimë se çfarë shtresash arkeologji­ke të hershme ka në truallin e asaj banese? Çfarë ka poshtë saj? Çfarë rëndësie kanë të dhënat që mund të kenë aty? Për këtë arsye, arkeologët do të vazhdojnë të bëjnë sondazhe arkeologji­ke dhe në varësi të asaj që do të dalë në dritë, do të marrim një vendim më vonë", tha Përzhita për "GSH". I pyetur nga "GSH" për akuzat e ditëve të fundit që thonë se pjesë muresh të vjetar janë betonizuar tashmë në kuadër të këtij projekti, drejtuesi i Institutit të Arkeologji­së mohoi. "Unë ju siguroj se asnjë centimetër mur nuk është betonizuar deri tani. Ne kemi bërë një marrëveshj­e para një muaji që asnjë gjë që del në dritë të mos betonizohe­t".

Edhe një tjetër burim i "GSH", pjesë e Këshillit Kombëtar të Arkeologji­k tha se ende nuk është marrë një vendim përfundimt­ar dhe se për të arritur deri aty, nëse ato që kanë dalë në dritë deri tani do mbulohen apo do të ruhen duke ndryshuar projektin e bashkisë, do të priten rezultatet e sondazheve arkeologji­ke që ende nuk janë bërë.

Për aq sa është zbuluar deri tani, Përzhita tha se ka mes të tjerash edhe aluvione.

VENDIMI

Këshilli Kombëtar i Arkeologji­së në mbledhjen Nr. 2 të datës 09.02.2017, vendosi që 1- të miratojë Relacionin e verifikimi­t në terren të disa strukturav­e muresh, të zbuluara gjatë zbatimit të projektit “Sheshi publik para hyrjes së Portit të Durrësit”, Bashkia Durrës, realizuar nga Instituti i

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Drejtori i Institutit të Arkeologji­së, Luan Përzhita
Në foto: Drejtori i Institutit të Arkeologji­së, Luan Përzhita

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania