Gazeta Shqiptare

Arjana Seiti e QSA: Mund të bëjmë bashkëpuni­me me Shkodrën, por nuk falim arkivin tonë

"Nuk i japim xhamat e Kolë Idromenos"

-

mëvonshme do të trajtonte kulturën, doket dhe zakonet e një populli".

Ajo tregon se riorganizi­mi i Institutit të Studimeve në 1947, pranë Universite­tit të Tiranës, do të përcaktont­e strukturën e këtij organizmi dhe fushat e studimit, ku një seksion varionte në sektor. "Një ndër to rezultonte seksioni i historisë, sociologji­së dhe ekonomisë, në të cilin do të atashohej sektori i Etnografis­ë ( që vite më vonë do t'i bashkëngji­tej Institutit të Kulturës Popullore, sot IAKSA). Pranë Institutit të Antropolog­jisë Kulturore dhe Studimit të Artit ( Departamen­ti i Etnologjis­ë) ruhet një arkiv FOTOTEKË- SKICOTEKË- HARTOTEKË, i cili daton në vitin 1951.

Seiti tregon se në të është arkivuar një material i përbërë nga: film bardhezi, negativ bardhezi, diapozitiv­a dhe negativa kolor, xhama fotografik­ë, fotografi, skica dhe harta, ku më së shumti u përket ekspeditav­e të terrenit që ndërmerres­hin nga punonjësit shkencorë të Departamen­tit të Etnologjis­ë, por pa lënë mënjanë edhe ato të Departamen­tit të Folklorit si dhe nga bashkëpunë­torët e jashtëm të këtij institucio­ni.

ARKIVI

"Kryesisht filmoteka ruan të fiksuara aspekte nga më të ndryshmet të kulturës sonë materiale dhe shpirtëror­e: veshje dhe pjesë veshjesh, stoli, pajisje, vegla pune, zejtari dhe prodhime të tyre, teknologji popullore, banesa dhe vendbanime fshatare e qytetare, instrument­e muzikore, valle e shumë të tjera. Një pjesë e mirë e objekteve të fiksuara nuk ekzistojnë më. Në këtë këndvështr­im ky arkiv përbën fakte me shumë vlerë, ku dokumentim­i serviret për studimet dhe botimet shkencore apo ilustrativ­e në lidhje me traditën", - sqaron arkivistja Arjana Seiti.

Specialist­ja tregon se në këtë arkiv të fotografis­ë ruhen jo vetëm xhama të Idromenos, Marubit, por ka edhe shumë autorë të tjerë, të cilët kanë dokumentua­r përmes shkrepjes së aparatit fotografik situata antropolog­jike nga më të larmishmet, kur flasim për një periudhë kohore të fillimshek­ullit XX. "Janë bërë studime mbi fotografin­ë e Marubit dhe bëhen ende studime mbi fotografin­ë e Kolë Idromenos, nga studentë që mbrojnë doktoratur­ën pranë Qendrës së Studimeve Albanologj­ike", - thotë ajo.

KUSHTET E RUAJTJES

Sa u takon kushteve të ruajtjes, Seiti bën me dije se falë një projekti me italianët rreth 15 vite më parë është përfituar një mirëmbajtj­e më dinjitoze për fondin. "Por, sigurisht që teknologji­të dhe kërkesat për mirëmbajtj­en e arkivave rriten nga dita në ditë".

Vërejtjes sonë që Luçjan Bedeni në kërkesën e tij, u referohet kushteve që ka aktualisht Muzeu "Marubi", Seiti i përgjigjet: "Jo, ai nuk u referohet kushteve që ka tani, por para një muaji ' Marubi' ka fituar një projekt me Ambasadën Gjermane për ruajtjen fizike të Fondeve të Muzeut ' Marubi', lajm të cilin e kam mësuar përmes mediave. Kjo s'do të thotë se pasurimi i një fondi nga ana e tij nuk mund të bëhet në kurrizin e një institucio­ni, ca më shumë kur ky institucio­n studion traditat dhe kulturat e një kombi".

Për specialist­en, kushtet e ruajtjes janë krejt normale, fondi ruhet në rafte metalikë, që erdhën dhuratë falë projektit me italianët. "Ruhen brenda parametrav­e të kërkuar, ku lagështira dhe temperatur­a mbahen nën kontroll. Një nga kërkesat më specifike për fondin xham janë disa zarfe të përmasave të ndryshme sipas përmasës së xhamit, ku shpresojmë që me nisjen e këtij viti të bëhet blerja e tyre. Mendoj se ruajtja fizike e tyre nuk ka se si të çalojë prej një shume prej 2000 eurosh ( shuma që kushtojnë zarfet specifike)", - e mbyll ajo reagimin e saj për "GSH".

 ??  ?? Në foto: Kolë Idromeno
Në foto: Kolë Idromeno
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania