Gazeta Shqiptare

Si t’i vjedhim me pahir pasuritë kombëtare?!

-

... nga fqinjët e saj. Autori i hershëm ka dashur të përshfaqë përmes forcës së vijës së tij të lapsit metaforën e ndarjes së vendit të vogël, që asokohe ishte realisht krejt pa zot.

Gati njëqind vjet më vonë, pasuritë kombëtare, ato që mundësojnë jetën e mirë ose jetesën e banorëve dhe mbijetesën e kombit, provohet se po shpërdoroh­et dhe grabitet në mënyrë barbare dhe me simbolikën e kësaj grafike.

Kjo ka bërë që mirëqenia e vendit ( lexo: mbijetesa) të jetë sërish e dëmtuar rëndë, por këtë herë nga vetë shqiptarët. Ligjvënësi­t e tyre pas akuzave rutinore për njëritjetr­in, thjesht kanë konfirmuar atë që njerëzit e pyesin dhe e pëshpëriti­n në mënyra të ndryshme, por me të njëjtin kuptim: Pse jemi vallë kaq të varfër mbi një vend kaq të begatë?!

Këtë e kupton sakaq po të dëgjosh retorikat e dy kampeve politike në Shqipëri, ku bindesh menjëherë për kotësinë e shtjellës së tyre për kinse dhimbjen e vjedhjes së pasurive kombëtare. Dhe, pasuritë e vendit, për çdo vit shpërdoroh­en në mënyrë të frikshme. Po të ndërrosh emrat e përveçëm dhe t’u bësh përditësim të dhënave, ato akuza që i bënte dikur PS- ja për PD- në, të njëjtat i bën në ditët e sotme kjo e fundit asaj. Që do të thotë se Shqipëria është e dënuar dhe në një rrugë pa kthim të masakrës mbi pasuritë e saj nga vetë shqiptarët dhe jo nga ata, që dikur i vinin realisht thikën në fyt.

Këtë e ndjen nga koncesioni­mi i gjithçkaje, proces që ka filluar nga qeverisjet e mëparshme dhe po vazhdon me këtë të sotmen pa u ndalur. Vetë koncepti i procesit të koncesioni­t të kthjellon të kuptosh se qeveria i “dhuron” të ardhurat e viteve të ardhshme për të siguruar burime të menjëhersh­me, që të përballë mosgjetjen e çelësit të përmirësim­it të situatës buxhetore, pasurimit të segmenteve të saj… dhe kuptohet përgatitje­n elektorale.

Prej vitesh nuk merr përgjigje dhe rrugë puna e “Bankers”, teksa fshatarëve u dëmtohen shtëpitë dhe akuzat për shpërdorim janë që nga instancat e larta; problemi i CEZ- it po endet në dy komisione paralele parlamenta­re, verdikti i të cilave nuk dihet se kur do të dalë. Punëtorët e naftës në Fier, prej një privatizim­i gati kriminal enden për rrogat e muajve të tërë, e Shqipëria humbet e humbet kushedi sa mijëra fuçi nafte në ditë, duke importuar shumë më shtrenjtë. Aferat me koncesione­t minerare kanë marrë dhe do vazhdojnë të marrin jetë në Bulqizë. Numri i minatorëve të vdekur është i madh, kurse nga vetë shteti referohej pak vite më parë se prej koncesione­ve të kromit i kishin firuar deri disa dhjetëra miliona USD.

Lista nuk mjafton. Batërdia e dhjetëra koncesione­ve të veprave hidroenerg­jetike prej Sali Berishës tregoi se ato nuk mund të kapnin as afatet ligjore për nisjen e punës. Dërrma e tij u dha me privatizim­in e 4 HEC të Ulzës, Sh- kopeti dhe Bistricës 1 e 2, pa zvogëluar atë trend udhë që po vazhdon edhe qeveria “Rama”, e cila po noton në ujëra të turbullta dhe sërish e akuzuar për këtë sistem, ku pasuritë e vendit po grabiten frikshëm. Do doje të kishe një përgjigje nga AKBN ( Agjencia e Kombëtare e Burimeve Natyrore), ose si u pëlqen ta thonë special- istët: FBI- ja e industrisë nxjerrëse të naftës dhe minierave, por ajo nuk ndodh, sepse në Shqipëri edhe subjektet e tilla të kësaj rëndësie janë zgjatime politike.

Kryqëzimi i mendimeve, por më shumë shqetësime­ve të specialist­ëve të ndryshëm tregon se Shqipëria po humbet miliarda nga burimet e naftës, por edhe mineralet, kurse kompanitë e huaja jo vetëm nuk investojnë, por shfrytëzoj­në në mënyrë barbare dhe duke menduar thjesht për interesat e tyre. Në këtë vazhdë mbyllin sytë specialist­ët, por edhe njerëz të thjeshtë, që po e vuajnë në kurriz mosmarrjen e rrogave shtuar me privacione­t e tjera. Të duket sikur të gjithë mendojnë sesi ta rrjepin Shqipërinë, si ajo skica grafike e njëqind viteve më parë, por jo atë gruan e re, por tashmë Zonjën e rëndë, që dikur i këndonin poetët kombëtarë, zëri i të cilëve tashëm ngjan i tredhur prej politikanë­ve, që orët e fundit sërish akuzonin njëri- tjetrin për pasuritë e vendit, që vetë po i vjedhin. Epilogu: Të duket sikur të gjithë janë në garë sesi ta vjedhin Shqipërinë. Ose më mirë: Si ta vjedhin me ngut Shqipërinë? ( Javanews)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania