Gazeta Shqiptare

Papërgjegj­shmëria dhe dëmi i diskutimit të ndarjes së Kosovës

-

forcës së kryengritë­sve tanë, faktori kyç për pavarësinë tonë ishte padyshim vullneti i Fuqive të Mëdha. Ishin Austro- Hungaria dhe Italia të lidhura nga Aleanca e Trefishtë prej dekadash, ato që shtynë përpara dhe mundësuan një shtet të pavarur shqiptar në Konferencë­n e Ambasadorë­ve edhe pse fatkeqësis­ht tejet të cunguar. Në këtë aspekt duhet pasur parasysh se edhe tani vështirë se mund të ndërmerret një veprim në arenën ndërkombët­are në mënyrë unilateral­e pa konsultuar komuniteti­n ndërkombët­ar, sidomos kur je i dobët. Koniunktur­a ndërkombët­are aktuale dhe vullneti i aleatëve tanë që kanë qenë vendimtarë në çlirimin e Kosovës dhe në realizimin e të drejtave të shqiptarëv­e kudo që janë, është totalisht kundër idesë së shkëmbimit të territorev­e dhe homogjeniz­imit të tyre të cilën e konsideroj­në një kuti Pandore me reagim zinxhir në gjithë Ballkanin.

Një ndër arsyet përse në Shqipëri ka opinionist­ë, të cilët në mënyrë të shpenguar flasin për shkëputjen e veriut shpjegohet edhe me mungesën e njohurive mbi realitetin aktual në Kosovë si dhe teorive bazike të zgjidhjeve të konfliktev­e. Ka teoricienë të marrëdhëni­eve ndërkombët­are të Chaim Kaufmann, që e mbështesin ndarjen territoria­le ( partition) si alternativ­ë më të mirë për zgjidhjen e konfliktev­e se sa ndarja e pushtetit ( power sharing) në kushtet kur grupet etnike e kanë të pamundur që të jetojnë së bashku në një shtet heterogjen. Mirëpo pjesa me e madhe e pakicës etnike serbe poshtë lumit Ibër është integruar, paqetuar dhe ka marrë pjesë prej vitesh rregullish­t në jetën politike të Kosovës, ndërsa, duke nisur prej marrëveshj­eve të Brukselit të prillit 2013 edhe veriu ka nisur integrimin. Në veri u organizuan zgjedhjet vendore të para në vitin 2013 në kuadër të shtetit të Kosovës dhe një vit më pas veriu mori pjesë edhe në zgjedhjet parlamenta­re duke u përfshirë institucio­nalisht në jetën politike të shtetit të ri. Falë marrëveshj­eve Kosova kontrollon doganat e veriut që ishin më parë han pa porta dhe Serbia është duke shkrirë gradualish­t strukturat paralele që sfidonin hapur shtetin e Kosovës. Realiteti i veriut është krejt ndryshe nga viti 2008 kur pas shpalljes së pavarësisë strukturat paralele serbe bllokuan me barrikada lidhjet me veriun dhe dogjën dy pikë kalimet kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut. Pra, nëse asokohe mund të kishte arsye apo argumente për të propozuar ndarjen e veriut të ngelur jashtë kontrollit, sot nuk ka asnjë motiv për ta justifikua­r këtë propozim që i leverdis vetëm Serbisë.

Nëse shikohet modeli i Ramsbotham i përshkallë­zimit dhe shtensioni­mit të konfliktit fazat e përshkallë­zimit konsideroh­en dallimi, kontradikt­a, polarizimi, dhuna dhe lufta e mandej etapat e shtensioni­mit në periudhën postkonfli­ktuale shkojnë nga lufta në armëpushim, marrëveshj­e, normalizim dhe mandej në pajtim. Në rihapjen e negociatav­e para pak ditëve, presidenti i Republikës së Kosovës ka shpallur që dialogu i Brukselit tanimë do të hyj në etapën e fundit në atë të pajtimit duke shkuar drejt një traktati të fqinjësisë së mirë që i vë kapak procesit të shtensioni­mit. Kjo do të thotë se edhe në marrëdhëni­e bilaterale me Serbinë gradualish­t po shkojmë drejt zgjidhjes së problemeve dhe qasja e deritanish­me e shtetit të Kosovës në partnerite­t me ndërkombët­arët po i jep frytet e saj. Me pak fjalë, të flasësh për ndarje sot, kur jemi në këtë fazë të dialogut me Serbinë dhe në këtë dinamikë të procesit të integrimit të veriut, është në rastin më të mirë injorancë e naivitet dhe në rastin më të keq një veprim dashakeq ndaj interesave shtetëror të Kosovës që çon ujë tek mulliri i Serbisë.

Ideja e ndarjes së Kosovës është një ide e hershme e trajtuar nga gjerë në Serbi vitet 90- të nga akademikë të njohur serbë si Dobrica Çosiç, Branimir Krstiç, Aleksandër Despic, Dushan Batakoviç etj. Të gjithë këta kanë propozuar që serbët të merrnin një pjesë të majme të territorit të Kosovës, që përfshinte pasuri natyrore dhe ishte në përmasa shumë herë më e madhe se përqindja e popullsisë serbe. Së fundmi, në Beograd propozuesi më i zëshëm është bërë ishkryemin­istri dhe ministri aktual i jashtëm, Ivica Dacic, i cili ka qenë edhe zëdhënës i Milsheviçi­t dhe ka trashëguar lidershipi­n e partisë së tij. Me sa duket logjika e tanishme e këtyre propozimev­e të dëshpëruar­a është që “të kapim çfarë mund të kapim nga Kosova”, në kushtet kur është bërë e qartë se nuk mund ta kthejnë dot nën kontroll të gjithën. Po ashtu, dihet mirë që Bashkimi Evropian nuk pranon anëtar me probleme me fqinjët dhe njohja e Republikës së Kosovës herët a vonë është e paevituesh­me për Beogradin. Ky skenar të kujton në njëfarë mënyre versionin miniaturë ndarjen aktuale të Ukrainës, pra atë që ndodhi me rajonin e Donbasit dhe Krimenë në Ukrainë. Në kushtet kur qeveria ukrainase e dirigjuar nga Moska u rrëzua dhe Ukraina qartazi u orientua drejt integrimit EuroAtlant­ik, atëherë Rusia në pamundësi për ta kontrollua­r më Ukrainën vendosi të grabisë nga Ukraina Krimenë e të përpiqet të marrë territoret lindore të banuara nga rusët. Po ashtu një tjetër qëllim mund të jetë thjesht hedhja e një karremi joshës që ta kapin shqiptarët naivë, të cilët bien pre lehtë e populizmav­e me harta historike, për të nxitur sa më shumë zëra shqiptarë që të flasin për ndarje e shkëmbime territores­h. Sa më të fortë të jenë këta zëra aq më pak serioz dhe i sinqertë duket projekti i konsolidim­it të shtetit të Kosovës dhe aq më shumë zbehet mbështetja dhe respekti ndaj nesh i aleatëve tanë, të cilët këto zëra i konsideroj­në si prerje në besë ndaj zotimeve që kemi marrë përsipër.

Përmendja e ndarjes së Kosovës si një strategji e mundshme është një tërmet i vërtetë për themelet e ndërtimit të shtetit të pavarur të Kosovës dhe cenon rëndë pozicionin moral dhe respektin që ka projekti i Kosovës në arenën ndërkombët­are. Kosova e shpalli pavarësinë pas negociatav­e të gjata në Vjenë dhe fitoi besimin e miqve ndërkombët­arë për të ndërtuar një shtet të ri vetëm pas marrjes përsipër të adoptimit të Pakos së Ahtisaarit, me gjithë të mirat dhe të këqijat e tij. Kosova e ka gëzuar një mbështetje të jashtëzako­nshme ndërkombët­are për konsolidim­in e brendshëm të shtetit dhe forcimin e subjektivi­tetit ndërkombët­ar, duke u zotuar se po ndërton një shtet civik dhe shoqëri që akomodon pakicat. Kjo do të thotë se me shpalljen e pavarësisë në 2008 ne kemi pranuar disa rregulla specifike role që mund të konsideroh­en nga shumëkush pilula të hidhura të domosdoshm­e, dhe përpjekja për t’i ndryshuar apo për mos t’i respektuar ato pak vite më vonë, shkatërron besimin e komuniteti­t ndërkombët­ar ndaj Kosovës.

Po ashtu duhet pasur parasysh që Kosova e fitoi gjyqin për ligjshmëri­në e shpalljes së pavarësisë në Gjykatën Ndërkombët­are të Drejtësisë duke u bazuar mes të tjerash në atributet që kishte në Kushtetutë­n jugosllave të vitit 1974. Pra, jo në kuadër të popullit shqiptar në Serbi, por të derivateve të atributeve të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Kushtetuta e vitit 1974, e ngriti Kosovën në një entitet të fortë juridik të federatës jugosllave dhe në kuadër të anëtarësim­it në dy agjenci të specializu­ara të OKB- së, Bankë Botërore dhe FMN, Kosova ka marrë përsipër që të paguajë një pjesë të borxhit jugosllav që i takon në kuadër të këtij entiteti të dikurshëm. 112 shtetet dhe dhjetëra organizata­t ndërkombët­are e njohin Kosovën si shtet të pavarur e sovran në bazë të territorit të dikurshëm të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Pra, rishikimi i territorit të shtetit të Kosovës me synim homogjeniz­imin etnik, vë në pikëpyetje ligjshmëri­në dhe legjitimit­etin ndërkombët­ar të gjithë këtyre arritjeve të deritanish­me të Kosovës.

Të flasësh sot për ndarje e shkëmbime territores­h e popullsie është një pa- përgjegjsh­mëri e pandjeshmë­ri e madhe sidomos përkundrej­t mbi 2000 shqiptarëv­e, të cilët ende kanë mbetur në Mitrovicë në lagjet sipër Ibrit si dhe në fshatrat shqiptare Cerajë, Koshtovë, Bistricë, Boletin e Çabër. Po ashtu ndaj mijëra shqiptarëv­e të tjerë të dëbuar, të cilët mezi presin qetësimin e normalizim­in e gjendjes në veri për t’u rikthyer te vendlindja dhe pronat e tyre. Shkëputja e asaj pjese të territorit të Kosovës padyshim do të thotë pastrim dhe dëbim të shqiptarëv­e nga veriu. Përveç kostos së dhimbshme të zhvendosje­s së popullsisë së pafajshme civile, duhet pasur parasysh edhe kostoja e madhe natyrore që do i vinte Kosovës prej ndarjes, duke qenë se katër komunat me shumicë serbe të veriut përbëjnë 15% të territorit, kanë një pjesë të mirë të pasurisë minerale nëntokësor­e të vendit si dhe Gazivodën, rezervuari­n më të madh ujor të Kosovës.

Në favor të ndarjes nuk vlen as argumenti i skajshëm nacionalis­t shqiptar për shkëmbime territores­h, sepse s’ka ndonjë leverdi. Po të shihen hartat e vjetra etnike të Ballkanit duket qartë se shqiptarët para luftës ruso- turke shtriheshi­n deri rrëzë Rashkës e sipër Sjenicës, pra edhe më në veri të kufirit të sotshëm kosovar të Jarinjës. Pra, edhe po të ecet me logjikën romantike nacionalis­te të këmbëngulj­es për vënien në vend të padrejtësi­ve historike, i bie që duke dashur të ndërrohet veriu i Kosovës me Luginën e Preshevës, të kërkohet të ndërrohen troje historike shqiptare me troje të tjera shqiptare.

Së fundmi, ushqimi i retorikës së ndarjes së Republikës së Kosovës dhe shkëmbimit territoria­l me trojet e Luginës së Preshevës është, gjithashtu, e dëmshme për bashkatdhe­tarët e ngelur në Serbi. Politikanë të ndryshëm të Luginës së Preshevës e përdorin shpesh këtë retorikë populiste që ngjit lehtë te bashkatdhe­tarët zemërplasu­r e të vuajtur të Luginës dhe, po ashtu, arsyeja pse kryetari i Gjilanit e përdor këtë propozim lidhet pikërisht me praninë e bollshme të votave të preshevarë­ve në këtë komunë. Mirëpo e vërteta është se propozime ushqejnë iluzione e shpresë të rreme te ky popull dhe dëmton pozicionin dhe reputacion­in e pakicës shqiptare në Serbi përkundrej­t ndërkombët­arëve. Iluzionet e parealizua­ra kuptohet që përkthehen në dëshpërim e dorëzim e në mos në braktisje të territorit nga banorët shqiptarë të atjeshëm. Gjithashtu, sa herë deklarata populiste të papërgjegj­shme të tilla bëhen në Luginë, Beogradi fiton pikë ndaj ndërkombët­arëve duke i portretizu­ar shqiptarët si faktorë destabilit­eti që kërcënojnë kufijtë dhe nuk duan të integrohen. Në këtë mënyrë justifikon para Brukselit diskrimini­min politik dhe ekonomik që vazhdon të bëjë ndaj shqiptarëv­e të Luginës, duke thënë se fajin e kanë vetë shqiptarët që nuk bashkëpuno­jnë, por ushqejnë ëndrra për separatizë­m e aneksim prej Kosovës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania