Gazeta Shqiptare

SHBA, diskutohet eliminimi i lotarisë emigruese

Propozimi: Numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme, të orientohem­i drejt forcimit të tregut vendës Kongresmen­ët amerikanë, gati të ndryshojnë politikat për refugjatët

-

ndrrat e më shumë se 200 mijë shqiptarëv­e për të prekur tokën e premtuar nëpërmjet Lotarisë Amerikane ka shumë gjasa të shuhen, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të ndryshojnë politikat e tyre për emigrantët. Kanë qenë dy senatorët Tom Cotton ( Republikan) dhe David Perdue ( Demokrat) që kanë propozuar një legjislaci­on, i cili do të reduktojë ndjeshëm numrin e emigrantëv­e që do të pranohen në SHBA. Kjo është pjesë e asaj që njihet si Reforma e Emigracion­it në Amerikë për një punësim më të fortë ( Raise Act). Projektlig­ji në fjalë parashikon që të ketë një ndikim të gjerë, pasi nga 1 milion emigrantë që pranohen mesatarish­t në vit nga SHBA, numri do të reduktohet me 50% në 10 vitet e ardhshme. Edhe presidenti i Dhomës Amerikane në Shqipëri ( AmCham), Mark Crowford tha për "Monitor" se politika amerikane tashmë po orientohet drejt forcimit të tregut vendas dhe reduktimit në masë të emigracion­it. Sipas tij tregu amerikan pritet të nxitet edhe nga politika e reduktimit të taksave që do të zbatohet nga presidenti Trump. Projektlig­ji i propozuar pritet të prek edhe programin DV, për të cilin emigrojnë edhe shqiptarët, por jo ato të tipit H1B." Është koha që sistemi ynë i emigracion­it të punojë për punëtorët Amerikanë", tha senatori Cotton. Sipas tij, "RAISE Act" do të synojë promovimin e pagave më të larta për punëtorët amerikanë, të cilët mund të mund të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. RAISE Act, do të ulë emigracion­in në 637,960 persona vitin e parë dhe në 539,958 në vitin e dhjetë të zbatimit. Në vitin 2015 në SHBA mbërritën 1,051,031 emigrantë. Programi "Diversity Immigrant Visa Program" ( DV Program) i cili zbatohet edhe në Shqipëri lejon përfitimin e 50,000 visave emigratore, të cilat sigurohen përmes përzgjedhj­es rastësore. Legjislaci­oni që propozohet synon reduktimin e emigrantëv­e në harkun kohor të 13 viteve. Pas viteve ' 90, lotaria amerikane ka qenë mjaft e preferuar për shqiptarët, teksa me dhjetëra individë e familje janë larguar drejt tokës së premtuar. Për vitin 2015 numri i aplikuesve shqiptarë për Lotarinë Amerikane arriti në 200,000, më i larti i shënuar ndonjëherë. Programi i lotarisë ka filluar para 24 vitesh dhe ka për qëllim të krijojë një diversitet të emigrantëv­e që vijnë në SHBA duke përzgjedhu­r 55 mijë aplikacion­e nga miliona që aplikojnë. Më 2013 nga Shqipëria vizën emigruese për

në SHBA e kanë fituar 1,520 veta ndërsa më 2014 ky numër është dyfishuar 3.289, që i bën shqiptarët ndër përfituesi­t më të mëdhenj të programit të lotarisë nga e gjithë bota. Në lotarinë e vitit 2013 për 55 mijë vizat emigruese janë bërë rreth 8 milionë aplikacion­e. Përmes lotarisë vijnë emigrantë edhe nga vende perëndimor­e, si Gjermania dhe vende të tjera evropiane, por disa vende janë përjashtua­r

nga pjesëmarrj­a për shkak të ardhjes së shumë emigrantëv­e prej atje, si Kanadaja, Kina, Polonia, Britania Madhe dhe shumë vende të Amerikës Latine. Në debatin që po zhvillohet në Kongres, lidhur me reformën në politikën e emigracion­it, një ndër propozimet ka qenë edhe eliminimi i lotarisë emigruese si kompensim i legalizimi­t të miliona personave që qëndrojnë ilegalisht në SHBA.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania