Gazeta Shqiptare

Gjykata në Francë nuk liron Ramush Haradinajn, vendimi në 2 mars

Kreu i AAK- së: Ekstradimi padrejtësi, s'kam kryer krime lufte

-

Ndonëse

të gjithë pris nin që pas ditës së djeshme Ramush Haradinaj të kthehej në shtëpi, kreu i AAK- së është sërish nën arrest në Francë. Gjykata Franceze ka shtyrë seancën për Haradinajn, ndërsa vendimi për ekstradimi­n në Serbi, apo lirimin e tij do të jepet më 2 mars. "Gjykata nuk ka marrë vendim. Vendimi do të jepet më 2 mars. Kërkesa për ekstradimi­n tim e kërkuar nga ana e Serbisë është e padrejtë, pasi nuk kam kryer krime lufte"- ka thënë Haradinaj, pas për-

AVOKATI

Aranit Koçi theksoi se kërkesa e Serbisë për ekstradimi­n e Haradinajt është politike dhe se ai do të kthehet në Kosovë. Arianit Koçi është shprehur se, "Të mos harrojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër i Informacio­nit në kohën e Milloshevi­çit dhe Ivica Daçiç zëdhënës i partisë SPS".

fundimit të seancës gjyqësore. Në Colmar të Francës u zhvillua gjyqi ndaj kreut të AAK- së Ramush Haradinaj, i cili u arrestua muajin e kaluar nga autoritete­t franceze pas një urdhri

ndërkombët­ar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004. Trupi gjykues e ka pyetur liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nëse do të pranonte të ekstradohe­j në Serbi në bazë të kërkesës së këtij shteti, por kreu i AAKsë, Ramush Haradinaj ka refuzuar një gjë të tillë. Ishkryemin­istri i Kosovës, Haradinaj ka thënë se rasti ndaj tij është plotësisht politik dhe ai duhet të lirohet. Kështu, në seancën e radhës gjykata franceze do të vendosë nëse Ramush Haradinaj do të ekstradohe­t në Serbi, apo do të lirohet përfundimi­sht nga fletë arrestet e Beogradit. Dy ditë më parë avokati i Haradinajt, Aranit Koçi, theksoi se kërkesa e Serbisë për ekstradimi­n e Haradinajt është politike dhe se ai do të kthehet në Kosovë. Arianit Koçi është shprehur se, "Të mos harrojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë ministër i Informacio­nit në kohën e Milloshevi­çit dhe Ivica Daçiç zëdhënës i partisë SPS". Sipas tij, "pushtetarë­t e Serbisë nuk do t'ia falin kurrë Haradinajt angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës dhe luftën ndaj politikës së gjenocidit të pushtetit të Milloshevi­çit".

 ??  ?? Ramush Haradinaj dje në gjykatë
Ramush Haradinaj dje në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania