Gazeta Shqiptare

Lulzim Basha: Më 18 shkurt nis rruga për zgjedhje të lira

Përgatitje­t për protestën, kreu i PD takon të rinjtë në Durrës “U shërbehet vetëm xhepave të Edi Ramës e banditëve”

-

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha deklaroi dje nga Durrësi, pas një takimi me të rinjtë e qytetit, se më 18 shkurt shqiptarët e braktisur nga qeveria do të marrin në dorë fatin e tyre. “Partia Demokratik­e është e gatshme të marrë peshën për të larguar Durrësin, durrsakët dhe shqiptarët nga buza e greminës ku i ka sjellë ‘ Rilindja’ e mashtrimev­e. Por që të ndodhë kjo, duhet që durrsakët e shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë e të pakërcënua­r. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është apeli me të cilin shqiptarët bashkohen në 18 shkurt”, - deklaroi Basha, në fjalën e tij për median, pas këtij takimi.

“Askush nuk ka pse të largohet më nga Durrësi e nga Shqipëria për mungesë shprese dhe mundësie. Në këtë mënyrë, fati i çdo qytetari do të përcaktohe­t nga vetë ata, sepse me zgjedhje të lira dhe të ndershme, qytetarët do të zgjedhin ndryshimin, do të zgjedhin një qeveri që qeveris për ta dhe jo për xhepat e një grushti hajdutësh dhe banditësh”, - tha kreu i PD- së. “Ata marrin koncesione qindra milionë dollarëshe, rinia rri rrugëve. Nuk mund të vazhdojë më kështu! Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe rinia është gati për të garantuar që zëri i atyre që sot nuk dëgjohen, të kumbojë më 18 shkurt dhe, më 18 shkurt do kumbojë zëri i shumicës dërrmuese të shqiptarëv­e”, - deklaroi Basha. Sipas tij, “në Durrës, si kudo në Shqipëri, shpresa dhe mundësia për të nesërmen është vrarë nga një kastë e korruptuar që shikon vetëm xhepat e vet dhe ka braktisur interesat e qytetarëve të Durrësit, ka braktisur interesat e durrsakëve. Nuk i shërbehet më as punësimit, as infrastruk­turës, as shëndetësi­së, as arsimit, u shërbehet vetëm xhepave të Vangjush Dakos dhe bandës kriminale që e solli dhe e mban në pushtet. U shërbehet vetëm xhepave të Edi Ramës dhe banditëve me të cilët mendon se do të diktojë zgjedhjet e ardhshme”. “Nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me banda dhe kriminelë. Nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me politikanë të korruptuar, por do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse shqiptarët nuk do të falin askënd që dëshiron të mbajë peng Shqipërinë duke mbajtur peng zgjedhjet. Askush nuk do ta gëzojë as edhe një ditë të vetme një pushtet të tillë”, - tha qartë kreu i PD- së. “Ndaj bashkohe- mi të gjithë më 18 shkurt në Tiranë, jo për një parti politike, jo vetëm për një axhendë politike, por për qëllimet e mbarë shqiptarëv­e. Ndryshim, sepse kështu nuk çohet më jeta. Ndryshim, sepse Shqipëria nuk mund të vazhdojë më kështu. Ata që nuk duan ndryshim, duan ta mbajnë Shqipërinë kështu se për ta është mirë. Ata ndërtojnë vela 6 mil- ionë dollarëshe dhe fusin 3 milionë në xhepat e tyre, me beton”, - deklaroi Basha. Sipas tij, “shqiptarët e braktisur nga qeveria do të marrin fatin e tyre në dorë. Shqiptarët e braktisur nga qeverisja do të diktojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, unë i garantoj ata se do të kenë një qeverisje të qytetarëve, një qeveri të qytetarëve, një kryeminist­ër të qytetarëve”.

“Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, dhe rinia është gati për të garantuar që zëri i atyre që sot nuk dëgjohen, të kumbojë më 18 shkurt”, - deklaroi Basha.

 ??  ?? Kreu i LSI, Ilir Meta, dje në Konventë
Kreu i LSI, Ilir Meta, dje në Konventë
 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha, dje në Durrës
Kreu i PD, Lulzim Basha, dje në Durrës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania