Gazeta Shqiptare

Luan Rama, të rinjve: Nuk e meritoni të jeni rinia e një vendi të kanabizuar

-

Kryetari

i Grupit Par lamentar të LSI- së, Luan Rama deklaroi dje, se rinia e Shqipërisë nuk meriton të quhet rinia e një vendi të kanabizuar. Gjatë fjalës së tij në Konventën zgjedhore të LSI- së për degën e Tiranës, Rama u shpreh se, “LSI është mision, dhe ne të gjithë jemi misionarë. LSI është edhe pasion, pasioni i njerëzve të rinj dhe gjithë atyre njerëzve që janë bashkuar me LSI për të krijuar fuqinë dhe vendosmëri­në që ruan balancën dhe baraspeshë­n e politikës shqiptare që pa LSI do ecte kuturu pa ditur se ku shkon”. Luan Rama citoi sërish fjalët e shkrimtari­t të sapondarë nga jeta, Dritëro Agolli, në konventën e vitit 2013: “2 janë sëmundjet më të rrezikshme të politikës, mendjemadh­ësia dhe arroganca, ndaj ruajuni! LSI di ta mbajë larg arrogancën. Politika shqiptare do të ecte kuturu pa LSI”, - citoi Luan Rama. Teksa ka falënderua­r rininë në sallë për praninë e saj në Konventën e LSI në Tiranë, që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Rama theksoi se të rinjtë nuk meritojnë të jenë pjesë e një vendi të kanabizuar. “Nuk e meritoni të qu- heni rinia e një vendi të kanabizuar, e një vendi të kriminaliz­uar, sepse një pjesë e politikës guxoi ta fuste krimin edhe brenda radhëve të saj”, - tha Luan Rama. “Motoja jonë për dekriminal­izimin e politikës duhet kthyer në moto për dekriminal­izimin e të gjithë shoqërisë shqiptare. Ne jemi në mbësh-

SHEZAI RROKAJ

“LSI i është përgjigjur konfliktua­litetit me pozitivite­t dhe konstrukti­vitet. Qytetarët nuk kanë nevojë për politikë tensionues­e që mbjell ankth. Qytetarët kanë nevojë për shpresë; kjo shpresë në Shqipëri ka një garant që quhet LSI”, - u shpreh dje, Shezai Rrokaj.

tetje të policisë, mjekëve, gjykatësve dhe prokurorëv­e, për të mos lejuar askënd që të ngrejë dorën mbi ta”, - tha Luan Rama. Fill pas fjalës së tij, në podiumin e Konventës u shfaq kreu i LSI- së, Ilir Meta, i cili me humor pohoi se: “Po ta dija që Luan Rama do ta kishte fjalën kaq të zjarrtë, do flisja përpara tij”.

 ??  ?? Luan Rama dje në Konventën e LSI
Luan Rama dje në Konventën e LSI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania