Gazeta Shqiptare

Mogherini: Unitet mes palëve për zbatimin e reformës në drejtësi

Shefja e Politikës së Jashtme të BE diskuton në Uashington për Ballkanin Perëndimor “Tensionet politike, sporti i preferuar në Shqipëri”

-

Shefja e Politikës së Jas htme të Bashkimit Evropian, tha në Uashington se shpreson që politikanë­t në Shqipëri të shfaqin unitet për zbatimin e reformës në drejtësi. Federica Mogherini, vizitoi kryeqyteti­n amerikan, për “të matur pulsin” e administra­tës së re amerikane në lidhje me çështjet e ndryshme ndërkombët­are për të cilat bashkëpuno­jnë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ajo tha në përgjigje të pyetjeve të “Zërit të Amerikës”, se Ballkani Perëndimor ishte një nga çështjet që kishte ngritur në bisedat me zyrtarët amerikanë. Zonja Mogherini tha se e kishte vlerësuar votën unanime për reformën në drejtësi duke e quajtur miratimin, “një hap historik për vendin”. Por ajo tha se tani fokusi duhet të jetë te zbatimi i saj. “Natyrisht, ajo që është e rëndësishm­e për ne është që i njëjti unitet dhe e njëjta vendosmëri të tregohen për zbatimin e reformës, dhe kam besim që vendi mund ta gjejë forcën në institucio­ne që ta bëjë një gjë të tillë, sepse e di se sa rëndësi ka për shqiptarët kjo reformë. Ne të gjithë mendojmë se ajo është vendimtare për të ecur përpara në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, - tha Mogherini, në përgjigje të një pyetje të “Zërit të Amerikës” në aktiviteti­n në Këshillin e Atlantikut.

Sipas zyrtares së lartë të BE- së, rruga për integrimin e Shqipërisë është e hapur nëse reforma zbatohet. Zonja Mogherini gjysmë me shaka iu referua marrëdhëni­eve të vështira politike në vend, duke shprehur shpresën që ajo të realizohet me një ndjenjë bashkimi kombëtar. “E di që ky nuk është sporti i preferuar në Shqipëri, por mendoj se kur bëhet fjalë për interesin e qytetarëve, kjo është një domosdoshm­ëri”, - komentoi ajo. Mogherini tha se Ballkani Perëndimor ishte pjesë e bisedimeve të saj në Uashington gjatë vizitës së saj dyditore dhe se ajo kishte përcjellë mesazhin se për Bashkimin Evropian, puna me Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore. “Për ne në Bashkimin Evropian është thelbësor bashkëpuni­mi rajonal dhe nevoja që secili nga vendet e rajonit të ecë përpara në rrugën e reformës dhe përfundimi­sht të integrohet në BE”, - tha Mogherini. Ajo shtoi se që kjo të realizohet,

duhet një angazhim i vazhdueshë­m në rajon dhe një vëmendje e vazhdueshm­e nga Bashkimi Evropian. “Mund të keni besim tek angazhimi im personal dhe i udhëheqjes së BE- së për vazhdimësi­në e kësaj vëmendjeje dhe për përcjellje­n e një vizioni të qartë në Uashington që të vazhdojë të jetë i përqendrua­r te Ballkani Perëndimor në një mënyrë konstrukti­ve. Shpresoj që mesazhi im të jetë

dëgjuar”, - nënvizoi zyrtarja e BE- së. Zonja Mogherini u takua gjatë qëndrimit në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ndërsa të dyja palët po përpiqen të gjejnë fusha bashkëpuni­mi. Synimi i zonjës Mogherini për takimin, ishte ‘ matja e pulsit”, për të peshuar marrëdhëni­en evropiane me administra­tën e re të presidenti­t Trump, duke filluar me Sekretarin e Shtetit, Tillerson.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania