Gazeta Shqiptare

Qato: Grabitja? Kamerat nuk i vë policia, por enti rrugor

Drejtori i Policisë për Rendin flet në "Kjo javë" në TV "News 24" "Ligji u miratua, por pritet të zbatohet"

-

Drejtori i Përgjiths hëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, ishte i ftuar në emisionin "Kjo Javë" në "News24" të gazetares Nisida Tufa, për të folur për ngjarjen e bujshme të grabitjes me armë të parave të makinave të "Bankës Kombëtare Tregtare" në Qafë- Kashar pranë Rinasit.

Nisida Tufa: A mban Policia e Shtetit përgjegjës­i për këtë ngjarje?

Altin Qato: Policia me të gjitha kapacitete­t e veta po punon për kapjen e autorëve, po ku cedon siguria? Dhe na takon neve për ta analizuar, pasi dihet që shoqëritë private që bëjnë këto transporti­me certifikoh­en nga Policia e Shtetit. Prandaj neve na duhet të marrim masat për të eliminuar këto të meta. Shoqëritë private janë biznese dhe regjistroh­en në bazë të të gjitha rregullave të shtetit, por licencohen edhe nga policia në lidhje me sigurinë. Ato duhet të plotësojnë gjithë kriteret, dhe i plotësojnë kur certifikoh­en, por me kalimin e kohës ka dhe shkelje.

Nisida Tufa: Grabitja ka ndodhur aty ku ka tre komisariat­e; çfarë i favorizon grabitësit në këtë aks rrugor?

Altin Qato: Kjo është një zonë me risk brenda kryeqyteti­t dhe policia është më e organizuar, por ky është një aks që, jo se mungojnë shërbimet, por nuk janë si në qytet. Ka patrullë në këtë aks rrugor për të marrë masa nëse ndodh ngjarja kriminale.

Nisida Tufa: A është e mjaftueshm­e vetëm 1 patrullë?

Altin Qato: Ne i kemi shtuar një patrullë që rri tërë kohës në këtë aks rrugor. Ka pasur 1 patrullë atë ditë. Ka pasur 2 ngjarje të tilla në këtë segment, por s'mund të themi se kjo rrugë është jashtë kontrollit. Me 2 ngjarje nuk mund të themi që kjo rrugë është jashtë kontrollit.

Nisida Tufa: Do pajisej me kamera sigurie kjo zonë; pse nuk ndodhi?

Altin Qato: Nuk është detyrë e policisë për të ven- dosur kamera në rrugë, por është e entit rrugor. Ne madje insistuam që të përcaktojm­ë të gjitha akset rrugore ku ka risk; ky ligj është miratuar por pritet të vihet në zbatim.

Në studio paralele ishte edhe ish- drejtuesi i lartë në Policinë e Shtetit, Ismail Elezi

Nisida Tufa: Z. Elezi, cila është përgjegjës­ia e policisë për këtë ngjarje?

Qato pranon që jo të gjitha masat janë të realizuesh­me, por në një periudhë 2- vjeçare, në këtë aks rrugor kanë ndodhur grabitje të vlerave të mëdha monetare. Drejtori i Përgjithsh­ëm, duke pasur parasysh që këto kompani janë jashtë parametrav­e, ka nxjerrë edhe një letër ku përcaktohe­t se ç'duhet të bëjë Policia e Shtetit për të ndaluar këto fenomene.

Ismail Elezi: Në çfarë kushtesh po lëvizin 2.7 mln euro? Një patrullë policie ishte. Jam i bindur që ka pasur patrullë, por që nga Qafë- Kashari kanë qenë më afër se 12 km. Shkrepen armët dhe askush nuk reagon. Del ministri i Brendshëm dhe thotë: Njerëzit kanë vëmendje të filmojnë dhe nuk reagojnë.

Nisida Tufa: Jeni në dijeni të këtij urdhri që thotë zoti Elezi?

Altin Qato: Jam në dijeni. Ka pasur një vonesë në njoftimin qoftë nga qytetarët, pasi ne presim që të na njoftojmë se jemi partnerë. Nuk mund të bëhet kurrë puna pa bashkëpuni­m. Të njëjtin defekt që kemi parë në këtë shoqëri, ishte se ajo nuk funksionoi si duhet duke bërë sinjalizim­in për rastin. Njoftimi ka ardhur me vonesë. Patrulla e kishte të vështirë që të ecte, pasi ishte bllokuar rruga dhe eci në këmbë.

Nisida Tufa: Kanë kaluar dy blinda për të transportu­ar paratë në Rinas. Kishin informacio­n që do iknin dy blindat me para drejt Rinasit?

Altin Qato: Ne në bashkëpuni­m me bankat dhe shoqëritë marrim njoftim, por jo për sasinë monetare. Marrim masa për të lehtësuar trafikun, për sigurinë është detyrë e policisë private të marrë sigurinë. Ne kemi detyrë ligjore që të sigurojmë gjithë vendin, por jo eskortat. Në Shqipëri ka përditë transferta të tilla, ndaj nëse i ngarkohet policisë kjo detyrë duhet të bëhen ndryshime ligjore.

 ??  ?? Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, në "News24"
Drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë, Altin Qato, në "News24"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania