Gazeta Shqiptare

Shoqata e Bankave: Jemi përgjegjës vetëm për sigurinë brenda ambienteve

Grabitja e Rinasit: Ka pasur keqinformi­me për ngjarjen

-

e Bankave, me anë të një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me grabitjen e ndodhur dy ditë më parë në Qafë- Kashar, ku persona ende të paidentifi­kuar vodhën një shumë të madhe parash të bankës së nivelit të dytë "BKT". Shoqata e Bankave ka shprehur shqetësimi­n lidhur me rastin në fjalë, ndërsa ka kërkuar kapjen dhe dënimin e autorëve. Nga ana tjetër, AAB u ka ofruar mbështetje institucio­neve për hetimin e çështjes.

DEKLARATA E SHOQATËS SË BANKAVE

"Opinioni publik dhe gjithë shoqëria është njoftuar dhe informuar mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në datën 9 shkurt 2017 në rrugën për në Rinas, ku një grup kriminelës­h kanë ndaluar dhe grabitur eskortën që po transporto­nte vlera monetare. Shoqata Shqiptare e Bankave ( AAB) ndan të njëjtin shqetësim dhe interes për dënimin e autorëve të këtij akti të përsëritur në një territor që duhej të ishte model i sigurisë. Ajo do të mbështesë deri në fund, pa asnjë mëdyshje, të gjitha institucio­net përgjegjës­e të bëjnë punën e tyre të hetimit dhe mbledhjes së provave për të zbardhur të vërtetën dhe për të vënë para drejtësisë autorët e krimit.

Por, në këtë mori informacio­nesh të mbingarkua­ra, shpesh në mënyrë jo profesiona­le, është hedhur baltë mbi përgjegjës­inë e bankave për një veprimtari që ligji e ka shumë qartë të përcaktuar. Sqarojmë se shërbimi i transporti­mit të vlerave monetare në industrinë bankare kryhet në përputhje me Rregullore­n e Bankës së Shqipërisë nr. 67, datë 1.6.2016, ' Për kërkesat minimale të sig- urisë në ambientet ku kryhen veprimtari­të bankare dhe financiare dhe për transporti­n e vlerave monetare' dhe të ligjit nr. 75/ 2014, ' Për shërbimin privat të sigurisë fizike'.

Bankat kanë përgjegjës­i për sigurinë fizike brenda ambienteve ku zhvillojnë veprimtari­në, kanë përgjegjës­i të zbatojnë kërkesat rregullato­re dhe ligjore për lidhjen e kontratës me një shoqëri Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike ( SHPSF), e cila është e licencuar për transporti­min e vlerave monetare, si dhe të bëjnë sigurimin e godinave, vlerave monetare në kasafortë dhe në lëvizje.

Sipas ligjit, bankat nuk lejohen të transporto­jnë vetë vlera monetare. Ato nuk janë përgjegjës­e për vendosjen e standardev­e apo kërkesave për këtë veprimtari, sa kohë ligji nuk parashikon dhe nuk ia njeh këtë detyrë apo të drejtë. Shoqata Shqiptare e Bankave, pasi ka evidentuar elementët e rrezikut gjatë transporti­mit të vlerave monetare, ka kërkuar, për më tepër se 7 muaj, pranë autoritete­ve vendosjen e standardev­e për transporti­min e vlerave monetare në kuadrin rregullato­r përkatës, i cili ende nuk është plotësuar."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania