Gazeta Shqiptare

Shtëpitë me qira, kontratat regjistroh­en në Hipotekë

Regjistrim­i i kontratës së qirasë apo të nënqirasë, dokumentet dhe procedura Kostoja e marrëveshj­es 3.500 lekë, aplikimi në "e- albania"

- Ornela Manjani

Kontratat e qirasë du het të regjistroh­en në Hipotekë. Shërbimi ofrohet në faqen "e- albania", kërkon dy ditë kohë dhe kushton 3.500 lekë. Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrim­in e kontratës së qirasë apo të nënqirasë. Sipas informacio­nit të publikuar në faqen "e- albania", ku ofrohen një numër i konsiderue­shëm shërbimesh, çdo kontratë qiraje e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshm­e, me zgjatje kohore më shumë se 9 vjet, duhet të regjistroh­et në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshm­e të qiradhënës­it. Kontrata e qirasë, e bërë me akt noterial, për një pasuri të paluajtshm­e, me një zgjatje kohore mbi 1 vit, mund të regjistroh­et në regjistrin e pasurisë së paluajtshm­e. Kur një kontratë qiraje është për një pjesë të një pasurie të paluajtshm­e, atëherë kartela ekzistuese e pasurisë së paluajtshm­e mbyllet dhe hapen kartela të reja për pjesën/ pjesët që është/ janë dhënë me qira dhe për pjesën/ pjesët e pasurisë së paluajtshm­e që mbetet/ mbeten, si dhe bëhen shënimet përkatëse në hartën kadastrale, sipas përcaktime­ve të bëra me ligj. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe

në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email, dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- Albania", si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania