Gazeta Shqiptare

Regjistrim­i i pasurisë së patundshme

-

Pasuria e patundshme mund të regjistroh­et me shërbimin elektronik, i cili u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim, ku në rast të mosregjist­rimit fillestar të ndonjë pasurie para ose pas përfundimi­t të regjistrim­it fillestar, jepet mundësia të bëhet kalimi nga regjistrat hipotekorë në sistemin e regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e. Pas dërgimit të aplikimit drejt ZRPP- së, ai do të procesohet nga specialist­i i ZRPP- së dhe në varësi të informacio­nit, kthimi i përgjigjes dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet informimit me email,

KËRKESA

dërgimit të përgjigjes elektronik­e te "Dokumentet e mia" në profilin e qytetarit në "e- Albania", si dhe me shërbim postar nëse qytetari kërkon përgjigjen në format letër. Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave.

Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e ( ZRPP), në zbatim të ligjit Nr. 33/ 2012, bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësue­sit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e

funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalish­t, në regjistër regjistroh­en numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimi­t të afatit për trajtim, sipas rendit kronologji­k. Kërkuesi, që paraqet një

kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP- ja, pajiset me një numër identifiki­mi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronik­e dhe i materialev­e të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dërgimit te "Dokumentet e mia" në "e- Albania" dhe informimit me email për shkarkimin e përgjigjes elektronik­e. Gjithashtu, nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrim­it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania