Gazeta Shqiptare

Bulevardi i ri, Veliaj: Segmenti i parë gati në pranverë, nis mbjellja e 1100 pemëve

"Në mars mbyllen punimet për parkingun, ka 300 vende"

-

Punimet

në bulevardin e ri të Tiranës kanë avancuar duke bërë që ai të marrë formë. Bashkia e Tiranës prej pak ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqyteti­t në një hapësirë të madhe gjelbërimi. Kështu, përveç shtrimit të pllakave dhe mbjelljes së pemëve, po punohet shpejt edhe me parkingun nëntokësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm gjatë procesit të mbjelljes së pemëve të para, nga 1100 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në 800 metrat e para të bulevardit, i cili u shpreh entuziast se puna për pjesën e parë është drejt fundit. "Kemi hyrë në fazën përfundimt­are të pjesës së parë të Bulevardit, pra pasi nisëm

GJELBËRIMI

Projekti i gjelbërimi­t të bulevardit të ri parashikon mbjelljen e 1100 pemëve me 18 lloje të ndryshme, të cilat çelin në stinë të ndryshme. Lartësia e pemëve shkon nga 4 deri në 7 metra. Është parashikua­r që brenda shkurtit të mbillen rreth 500 pemë në 800 metrat e para, ndërkohë që në fazën e dytë do mbillet edhe pjesa tjetër për 800 metrat e fundit. me vendosjen e pllakave të cesin e mbjelljes së pemëve. para, po mbyllim parkinJanë pisha të buta mesdgun nëntokësor me 300 hetare, shumë të ngjashme vende, i cili do të hapet në me ato të bulevardit të vjetër, pranverë për publikun, dhe pra për të ruajtur konturin më në fund erdhëm në pro- e gjelbër që i lidh dy bulevar- det, i cili po merr jetë ditaditës", tha kryebashki­aku Veliaj. Ai njoftoi se paralelish­t po punohet edhe për ndriçimin e bulevardit, në mënyrë që pjesa e parë të jetë e sistemuar në pranverë. "Në pranverë qytetarët do të kenë mundësi të shohin përtej perdes së metalit që na ndan nga kryqëzimi i ishstacion­it të trenit. Ky investim është një vlerë e shtuar jo vetëm qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, sepse qyteti do të ofrojë një lagje të re, mod- erne, me një hapësirë të theksuar komerciale dhe me transport, i cili respekton si në asnjë projekt tjetër të Tiranës larminë midis transporti­t publik, atyre që përdorin biçikletat, këmbësorët dhe makinat private. Qyteta- rët do të kenë pa fund sheshe, po ashtu edhe Parkun Qendror", u shpreh Veliaj. Sipas tij, njëkohësis­ht me punën për përfundimi­n e pjesës së parë të Bulevardit, po vijon edhe procesi i shpronësim­eve për pjesën vijuese.

 ??  ?? Mbjellja e pemëve në bulevardin e ri të Tiranës
Mbjellja e pemëve në bulevardin e ri të Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania