Gazeta Shqiptare

Itali, kapet 8 tonë drogë, vinte nga Shqipëria

' Venezia Today': Lajmi është mbajtur i fshehtë për gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë Në pranga një 37- vjeçar, braktisi ngarkesën në një servis

-

Policia italiane ka kapur një sasi rekord droge, plot 8 tonë marijuanë, e cila ishte nisur me traget nga Shqipëria dhe ka zbarkuar në portin e Ankonës. ' Venezia Today' shkruan se lajmi është mbajtur i fshehtë për të bërë të mundur gjurmimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet. Sipas të njëjtave burime, droga kishte kaluar qetësisht edhe portin e Ankonës, por shoferi maqedonas i kamionit e kishte ndaluar atë në një pikë servisi. Në operacion morën pjesë GDF e Ankonës dhe kolegët e tyre të Venecias. Mediat thonë se autoritete­t e kishin pikasur drogën që në port, por e lejuan të dalë për të kapur edhe bashkëpunë­torët. Mbetet ende e paqartë se nga cili port shqiptar u nis kjo sasi rekord droge. Operacioni i Guardia di Financa e Ankonës nisi të mërkurën në mëngjes, ndërsa përfundoi pasdite vonë. ' Nuovavenez­ia' raporton se droga ishte paketuar në një rimorkio kamioni. Vlera e lëndës narkotike nëse do të hidhej në treg, shkonte miliona euro. Gjithçka nisi kur në Ankona u pikas një kamion që zbarkonte nga trageti që ishte nisur nga Shqipëria drejt Italisë. Po ashtu, mediat italiane thonë se ka dyshime që policia kishte dijeni për këtë sasi droge, për të Forcat italiane të rendit gjurmojnë periodikis­ht sasi të mëdha marijuane që hyjnë në Itali përmes linjës së trageteve, e cila lidh Shqipërinë me portin e Ankonës. Ndërkohë, disa patrulla policore u morën me ngarkesën, ndërsa disa të tjerë vijuan të ndiqnin shoferin e kamionit. Hetuesit e çështjes mendonin se do të gjenin drogë, por kurrë kaq sa kjo sasi. Pasi droga u peshua, rezultoi që në kamionin e bllokuar që vinte nga Shqipëria ishin 8 tonë marijuanë, një konfiskim ky rekord. Sakaq, shoferi i kamionit u ndal në lindje të Venecias, teksa ishte duke marrë në drejtim të Triestes. Po ashtu, më shumë gjasa kishte që shoferi të kthehej për Shqipëri nga toka. Trageti me të cilin kishte ndërmarrë udhëtimin ishte i linjës Shqipëri- Itali. Planet e maqedonasi­t për të lëvizur i padiktuar nuk u përmbushën dot, pasi forcat policore të Ankonës, me ndihmën e kolegëve të tyre të Venecias, po e mbanin nën vëzhgim.

 ??  ?? Faksimile e faqes online të ' Venezia Today'
Faksimile e faqes online të ' Venezia Today'
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania