Gazeta Shqiptare

Merr fund arratia, kapet pas 4 muajsh 38- vjeçari që iku nga burgu në Itali

Mikel Hasanbelli u arrestua në komunën e Komos

-

Pas

4 muajsh në arrati, arrestohet një prej të arratisurv­e nga burgu i Rebibbia në Itali, shqiptari Mikel Hasanbelli. "Corriere" shkruan se 38- vjeçari u kap në provincën e Komos. Ngjarja që ndodhi në 27 tetor të vitit të kaluar, ku tre të burgosur shqiptarë u arratisën nga burgu duke përdorur çarçafë, shkaktoi ' tërmet' në administra­tën e këtij institucio­ni, pasi 11 punonjës dhe ish- drejtori Mauro Mariani u vunë nën hetim. Mikel Hasanbelli, i cili njihej me nofkën ' Erion', u arrestua nga policia të premten pasdite. Ai ishte dënuar me 3 vite e katër

ARRATISJA

Tre të burgosur shqiptarë në Itali u arratisën mbrëmjen e 27 tetorit të 2016- ës nga burgu i Rebibbia në provincën e Lacios në Itali. Mësohet se dy prej shqiptarëv­e, Ilir Pere, 40 vjeç, i dënuar për tentativë vrasjeje, dhe Tesi Basho, 36 vjeç, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, kishin pak ditë që ishin sjellë në këtë institucio­n të vuajtjes së dënimit. Ndërkohë, Mikel Hasanbelli kishte 15 muaj.

muaj burg, nën akuzën e trafikut të drogës dhe shfrytëzim­it të prostituci­on-

it, shkruan ' Corriere'. Policia e Milanos dhe e Romës, në bashkëpuni­m me burgun e Core- s, kanë gjurmuar shqiptarin në Luisago, në një apartament në rrugën ' Via Matteotti', në banesën e të afërmve të tij, ku ai ishte ftuar për t'u strehuar. Pavarësish­t tentativës së Hasanbelli­t për t'i shpëtuar policisë, atij iu gjet dhe një kartë identiteti rumune, e rreme. Por nuk ka mjaftuar me kaq, pasi në telashe ka përfunduar edhe kushëriri i tij, Enver Kararaj, të cilit iu gjet në banesë edhe mbi gjysmë kg heroinë dhe një kartë identiteti false rumune. Pas hetimeve të policisë së Romës, rezultoi se Mikel Hasanbelli dhe dy të burgosurit e tjerë, Ilir Pere dhe Tesi Basho, ishin njohur në burgun e Rebibbia- s. Pasi u arratisën nga burgu, 38vjeçari u nda menjëherë nga shokët dhe arriti Lombardia, ku, në sajë të disa familjeve që banojnë në Milano, gjeti strehim dhe mbështetje.

 ??  ?? Mikel Hasanbelli
Mikel Hasanbelli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania