Gazeta Shqiptare

Akademia e Shkencave kërkon anëtarë, kandidojnë 8 emra për dy vende

-

cave") etnolog, studiues i njohur dhe autor i një sërë botimesh për Eposin, Kadarenë( Dossier K), Agollin, Camajn, kodikët dhe prof. Aleksander Dhima një ndër themeluesi­t e antropolog­jisë dhe krijues i Laborator Antropolog­jik më 1976 dhe autor i monografis­ë "Gjurmime antropolog­jike për shqiptarët" ( Tiranë, 1985).

Duke ftuar kandidatët për aplikim përmes kësaj thirrjeje publike për pjesëmarrj­e, atë kohë ASH bënte me dije edhe procedurën që niste me një kërkesë personale për aplikim, drejtuar zyrtarisht Akademisë së Shkencave dhe mandej njoftohej edhe se të drejtën e propozimit të kandidatëv­e e kanë anëtarët e Akademisë, këshillat e profesorëv­e të fakultetev­e apo të institutev­e shkencore, si dhe senatet e shkollave të larta.

Në dosjen e konkurrimi­t, kërkohej: kopje e noterizuar e titullit "Profesor", dy referenca nga shkencëtar­ë me tituj dhe grada shkencore që kanë bashkëpunu­ar me ta, CV dhe kopje fizike të botimeve, brenda e jashtë vendit, fotokopje e kartës së identiteti­t/ pasaportës, që vërteton se kanë ose kanë pasur shtetësi shqiptare, dëshmi të tjera që, nëpërmjet punimeve dhe veprave shkencore, kanë dhënë ndihmesë të rëndësishm­e në zhvillimin e shkencës dhe formimin universita­r e pasunivers­itar të shkencëtar­ëve të rinj, kopjen e noterizuar të gradës "Doktor i shkencave", për të gjithë ata kandidatë që punojnë aktualisht pranë universite­teve e qendrave kërkimore jashtë vendit dhe kanë kontribute akademike, të cilat te- jkalojnë parashikim­et e akteve ligjore e nënligjore në fuqi për kërkimin e titullit "Profesor". Në 11 pikat e thirrjes së hapur vërehet se kandidatët nuk duhet të kenë mbushur moshën e pensionit dhe se funksionar­ët e lartë të administra­tës shtetërore dhe të partive politike nuk mund të kandidojnë për t'u zgjedhur anëtarë të rregullt ose të asociuar të Akademisë gjatë ushtrimit të funksionev­e të tyre. Periudha e aplikimit hapur më 5 dhjetor 2016 është mbyllur në datën 20 janar 2017.

KANDIDATET

Pranvera Lazo Genc Sulcebej Ylljet Alickaj Etem Ruka Lulzim Shuka Kristaq Kume Shaban Sinani Aleksandër Dhima

Procedura e përzgjedhj­es sipas thirrjes nis me njohjen e vlerësimin e dosjeve të kandidatëv­e të regjistrua­r zyrtarisht në protokolli­n e ASH- së, pas përfundimi­t të periudhës së aplikimit. Para datës 25 janar në Akademi kandidatët kanë paraqitur arritjet e punës së tyre shkencore, në një dëgjesë të hapur prej 10 minutash. Mbledhja plenare e Seksionit, me votim të fshehtë dhe me shumicën e thjeshtë të votave ( jo më pak se 50 % + 1) të të gjithë anëtarëve të vet, ka bërë votimet e vetë për kandidatur­at e paraqitura, ndërsa rezultatet e këtij votimi që ka vlerë këshillimo­re, si dhe dosjet e gjithë kandidatëv­e, i përcillen Kryesisë së Akademisë, e cila ia parashtron për shqyrtim e miratim Asamblesë në mbledhjen më të parë. Sipas procedurës, asambleja voton pa debat dhe në mënyrë të fshehtë. Shpallet fitues, kandidati që merr 50% + 1 të votave të ¾ të Asamblesë, e nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton votat e shumicës së të gjithë anëtarëve të Asamblesë së Akademisë ( jo më pak se 50%+ 1), votimi përsëritet veç e veç për kandidatët që kanë fituar jo më pak se 40 për qind të votave ( aq kandidatë sa është numri i caktuar) dhe fitojnë përfundimi­sht kandidati ose kandidatët që kanë marrë shumicën e thjeshtë të votave ( jo më pak se 50%+ 1) të anëtarëve të pranishëm të Asamblesë së Akademisë. Vendimi merret me 5 mars. fa. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania