Gazeta Shqiptare

Krimi i dyfishtë, 29- vjeçarja Arapi dyshohet se ishte shtatzënë

Familja e burrit ndëshkon tradhtinë e Ermirës: Të mos varroset në Fier Autori i krimit, dhëndër i ish- deputetes së LSI- së

-

Një ditë pas krimit të dyfishtë të ndodhur në afërsi të fshatit Shënpjetër në Fier, policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje. 29vjeçarja Ermira Arapi, e cila u vra nga i dashuri i saj Drini Derveni, i cili më pas u vetëvra me një plumb në kokë, dyshohet se ka qenë shtatzënë. Dyshimet janë ngritur pas këqyrjes paraprake të trupit të pajetë të viktimës, ndërsa përgjigjja e saktë pritet të jepet nga autopsia. Bilanci tragjik i ngjarjes pritet të thellohet më shumë nëse rezulton se Ermira, nënë e një vajze 5 vjeçe, të ketë qenë shtatzënë dhe të priste një fëmijë nga lidhja jashtëmart­esore me Drini Dervenin. Pas hetimeve të kryera ditën e djeshme, është rrëzuar plotësisht pista që vrasjet e dy të rinjve të jetë bërë nga një person i tretë. Ndërkohë, mësohet se Derveni, baba i dy fëmijëve, ishte i martuar me vajzën e ish- deputetes së LSI- së, Angjelina Kola. Dje është bërë ceremonia e varrimit të dy të rinjve. 29- vjeçarja Arapi është varrosur në vendlindje­n e saj, në fshatin Ngurrëz të Lushnjës, pasi familja e bashkëshor­tit që jeton në Greqi nuk pranoi që ajo të prehej në Fier.

HETIMET

Një shtatzëni e mundshme, në një kohë që bashkëshor­ti i viktimës ishte emigrant në Greqi, dyshohet se mund të ketë qenë edhe shkaku i një grindjeje mes Ermira Arapit dhe Drini Dervishit dhe për pasojë e fundit të tyre tragjik. Për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje, grupi hetimor ka marrë në pyetje të afërmit e dy të rinjve. Sipas hetuesve të çështjes, prej disa kohësh ata kishin një lidhje jashtëmart­esore. Mësohet se 32- vjeçari e ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij në pjesën e qafës, ndërsa vetë është vetëvrarë me plumb në kokë. Gjithashtu, mësohet se Derveni, i martuar dhe me dy fëmijë, jetonte në Fier ku kishte edhe një biznes. Ermira kishte një dyqan perdesh në Fier dhe jetonte në fshatin Fermë Çlirim të këtij rrethi, ndërsa burri i saj jetonte bashkë me vajzën e tyre 5 vjeçe në Greqi. Një e njohur e 29- vjeçares ka pohuar për redaksinë e "JOQ" se bashkëshor­ti i Ermirës kishte marrë edhe vajzën 5 vjeçe me vete, pasi donte ta arsimonte në Greqi, ndërsa mësohet se vinte rrallë në Shqipëri, rreth 1 herë në 3 muaj. Gjithashtu, vajza ka pohuar se e njihte mirë edhe Drinin, autorin e krimit të dyfishtë. Sipas saj, Drini Derveni është i martu- ar me vajzën e Angjelina Kolës, ish- deputete e LSI- së.

VARRIMI

Ermira Arapi, e cila u vra mizorisht nga i dashuri i saj, me të cilin kishte një lidhje jashtëmart­esore, është përcjellë dje për në banesën e fundit. Ajo është varrosur në Ngurrëz të Lushnjës, pasi familja e bashkëshor­tit që jeton në Greqi nuk pranoi që ajo të prehej në Fier. Bërja publike e faktit se ajo ishte në një lidhje jashtëmart­esore me Drini Dervenin, i cili po ashtu i dha fund jetës me armën e krimit, kanë bërë që familja e burrit të mos e tolerojë tradhtinë e nuses së tyre. Në varrimin e 29- vjeçares kanë marrë pjesë vetëm familjarët e saj. Ndërsa, në ceremoninë e varrimit të të dashurit të saj ka pasur një pjesëmarrj­e mjaft të madhe. Dy të rinjtë u gjetën të pajetë paraditen e së premtes në një makinë tip "Jeep" që ishte parkuar në aksin rrugor Fier- Hoxharë, në afërsi të fshatit Shënpjetër.

 ??  ?? 29- vjeçarja Ermira Arapi
29- vjeçarja Ermira Arapi
 ??  ?? 32- vjeçari Drini Derveni
32- vjeçari Drini Derveni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania