Gazeta Shqiptare

Ku gjenden librat e humbur të Konicës?!

-

jashtë shtetit. Ajo, madje mbahej si një ndër më të çmuarat edhe nga personalit­ete amerikane që e njihnin Konicën personalis­ht, dhe që e kishin vizituar atë.

Konica mbahej si bibliofil i mirëfilltë, që e dashuronte librin. Ai u miqësua me librin qysh në moshë të njomë, dhe filloi të ndërtojë bibliotekë­n e tij qysh kur ish- te me studime në Francë, dhe mandej si botues dhe redaktor përgjegjës i revistës “Albania”. Lëvizjet e shumta, qëndrimi në Amerikë, Lufta Botërore, duhet ta kenë vështirësu­ar përpjekjen e Konicës për ruajtjen, pasurimin dhe bartjen e bibliotekë­s së tij. Megjithatë, pikërisht këto itinerare të pashtershm­e, ku ai u zgjeroi më tej rrethin e dijes, njohurive dhe të njohurve, si dhe të interesave të tij të larmishme, e shtojnë edhe më shumë vlerën e librave, që u bënë shoqëruesi­t dhe shokët më të mirë të tij.

Përbërja lëndore e BFK- së përfshin libra në gjuhë të ndryshme, në fushën e letërsisë, historisë, gjuhësisë, filozofisë etj. Librat janë shumë të çmuar. Si shembull përmendim se, në pjesën e gjetur kohët e fundit është edhe një libër i autorit arbëror Leonik Tomeut, i vitit 1532. Sa i takon përbërjes sasiore të BFK- së, të dhënat janë deri diku të papajtuesh­me. Peter Tyko dhe Vasil Pani, përfaqësue­s të Vatrës që numëruan të parët librat e BFK- së pas vdekjes së Konicës patën deklaruar se sasia ishte përmbi 3000 blenj. Pas sjelljes së tyre nga kryeqyteti amerikan dhe vendosjes në Kishën Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në South Boston, numri i raportuar në Dielli jepet si 1929 libra. Deri tani janë gjetur 276 libra të BFK- s, katër prej të cilëve iu dorëzuan BKSH- së në 13 janar 2016.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania