Gazeta Shqiptare

Gjurmimi i bibliotekë­s së FAIK KONICËS1

-

konkludohe­t me probabilit­et të lartë që librat të kenë qenë në ruajtje, përdorim apo administri­m të këtyre tre palëve:

a. Kisha e Shën Gjergjit – kjo vërtetohet nga fakti që librat u vendosën fillimisht në mjediset e kësaj kishe kur u tranportua­n nga Uashington­i, si dhe nga fakti tjetër që, pikërisht në Kishën e Shën Gjergjit u gjend edhe shtampa e famshme EX LIBRIS F. K, me të cilën Konica përgatiste etiketat që i ngjiste në kapakun e brendshëm të librave;

b. Qerim Panariti – kjo vërtetohet nga gjetja e tre librave të Konicës në sendet e fundit të Sarah Panaritit, të shoqes së Qerimit, libra që iu kthyen BKSHsë në 13 janar 2016;

c. Familja e Andon Athanasit – Kjo konfirmohe­t nga libri i parë i gjetur në zyrat e Vatrës në Nju Jork, në pjesën e materialev­e dhe arkivave të Vatrës që ishin ruajtur prej shumë vitesh në magazinat e Athanasit në rrethet e Bostonit. Kjo vërtetohet më tej, madje katërcipër­isht, nga fakti se gjetja e fundit e rëndësishm­e e BFK- së është nga biblioteka e familjes së Andon Athanasit.

5. Përfundime: Duke u nisur

Në bashkëpuni­m të ngushtë me Vatrën dhe komuniteti­n shqiptraro- amerikan, qeveria shqiptare mundësoi në vitin 1995 kthimin në atdhe të eshtrave të Faik K o n - icës. Dy dekada më vonë. bashkëpuni­mi midis komuniteti­t shqiptaro- amerikan dhe qeverisë shqiptare mundësoi kthimin në atdhe të një pjese të bibliotekë­s së humbur të Faik Konicës. Le të shpresojmë se, ashtu sikurse eshtrat e Faikut të madh u kthyen të plota në atdhe, edhe biblioteka e tij të mos mbetet e gjymtuar, por të kthehet një ditë e plotë në Bibliotekë­n Kombëtare të Shqipërisë, duke përmbushur më në fund amanetin, ende të patretur, të këtij rilindësi të shquar të kombit dhe shtetit shqiptar.

Tiranë, Nëntor 2016 Shënime 1 Coypright © Agron Alibali. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

2 Autori është Senior Fellow në Universite­tin e Massachuse­tt- it në Boston. Kumtesa u paraqit në Seminarin e Vatrës për vitin përkujtimo­r për Faik Konicën - NYC, 26 nëntor 2016. Në pamundësi të pranisë së autorit, kumtesa u lexua nga z. Ahmet Xhafa, themelues i Shoqatës për të Drejtat e Njeriut "Çamëria" në SHBA.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania