Gazeta Shqiptare

“Terma humanitarë si fjala bombardim”

- NGA BEN ANDONI

sitetet më prestigjio­ze të vendeve perëndimor­e, nën ndikimin e programeve televizive dhe të leximeve të literaturë­s së autorëve perëndimor­ë në fushë të letërsisë, historisë, gjeografis­ë etj., Prof. Dr. Marenglen Verli në tërësinë e personalit­etit të tij u formatua sipas profileve kryesore të modelit të intelektua­lëve perëndimor­ë.

Si kushdo tjetër, edhe Prof. Dr. Verli në rrjedhën e jetës është gjendur në situata të pafavorshm­e, çoroditëse. Por ai asnjëherë nuk është shkurajuar përballë vështirësi­ve të shumëllojs­hme, nuk e ka humbur orientimin e tij drejt objektivav­e profesiona­le e shoqëror. I diplomuar me rezultate shumë të mira në Degën Histori- Gjeografi të Universite­tit të Tiranës në vitin 1973, Marenglen Verli u emërua mësues në Shkollën e Mesme të Përgjithsh­me të Laçit. Mjaft prej studentëve të shkëlqyer të atyre viteve që emëroheshi­n në qytetet e vegjël periferikë largoheshi­n nga biblioteka dhe nga leximet dhe e kalonin pjesën më të madhe të kohës së paspunës në shoqërinë e gotës së pijeve alkoolike. Ndërsa mësuesi i ri Marenglen Verli, përgjatë 5 viteve që punoi në gjimnaz bëri përpjekje sistematik­e, jo vetëm për t’u aftësuar si mësimdhënë­s, por edhe për të përvetësua­r mjeshtërin­ë aq të vështirë të studiuesit, të të shkruarit sipas standardev­e shkencore dhe më të avancuara për kohën. Megjithëse në moshë fare të re ai përgatiti kumtesa për sesione shkencore që u organizuan në bazë rrethi dhe në nivel kombëtar ( 1976), shkroi dhjetëra shkrime për organet e shtypit teoriko- publicisti­k të atyre viteve, madje botoi artikuj edhe në revistën më profesiona­le për çështje të historisë “Studime historike”. Kësisoj mësuesi i ri bënte përpjekje sistematik­e vetkualifi­kuese, pa e ditur se pas pesë vitesh përvojë mësimdhëni­e në arsimin e mesëm do të arrinte statusin e studiuesit profesioni­st si punonjës me kohë të plotë në Institutin e Historisë .

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 38 vite që kur është larguar nga Shkolla e Mesme e Përgjithsh­me e Laçit, mësuesi Marenglen Verli kujtohet e respektohe­t si rrallëkush. Për nxënësit, prindërit e tyre dhe kolegët ai ishte modeli i mësuesit korrekt në gjithçka deri në mani, metodik dhe gjithnjë i preokupuar për të arritur rezultatet maksimale në punë, i prirur për të ndihmuar me shpirt altruist kolegët dhe sidomos nxënësit, për të kultivuar te ata frymën e kolektivit­etit dhe të

Ky titull është më i pamund shmi për t’ia blatuar një ro mani që kërkon të grishë, e ca më tepër kur vjen puna për një libër shqiptar. Sak këtë ka zgjedhur autorja Arlinda Guma për librin e saj duke u përpjekur të marrë grishjen apo vëmendjen e publikut, që duhet thënë në kohën e sotme i merr mesazhet përmes letërsisë shumë të shpërfytyr­uara. Në fakt, ka pasur fare pak reagime dhe një heshtje, që ndodh shpesh, pasi publiku shqiptar e ka harruar leximin.

Autorja ka vendosur që Unin e saj ta ndajë në tre subjekte, që përbëjnë dhe rrëfimin e narratorit, të cilin ajo vetë e qesëndis në disa pjesë të librit. Si nga një telajo, ajo nxjerr dorën për ta afruar pak më afër e afër, auditorin krejt indiferent, që kërkon ta trand.

Narratori i romanit është kryesisht në vetën e parë si në atë të personazhi­t, rreth të cilit mblidhet fabula; ndahet në një tjetër femëror, që është gati një karakter idilik, në fakt dy të tillë; dhe narratori i vetës së tretë, që administro­n çdo gjë. Kompozicio­ni i romanit është i komplikuar, por mu këtu qëndron teknikisht ideja e autores për të shpërhapur mesazhet e saj nga drejtime të ndryshme. Ato nisin nga përplasja me indiferenc­ën totale të njerëzimit të sotëm ( ka meritën se publikun shqiptar e bën pjesë integrale të së tërës, pa asnjë kompleks), paradokset e demokracis­ë ( një bombardim nuk mund të quhet kurrsesi i mirë), vuajtjet e dashurisë, kërkimin e individit në pavetëdije­n e tij etj.

Vlerësime meriton autorja për shqipen e shkruar dhe thellësinë e mendimit që e përshkon punën e saj kurse ALBAS për punën e redaktimit dhe procesin e botimit.

Romani në të gjithë shtjellimi­n e vet e përshfaq autoren tejet të pjekur për këtë gjini, por edhe sfiduese. Ajo rrugëton me personazhi­n e saj duke na zbuluar realisht problemati­kën e individit të kohëve të sotme. Falë jetës së saj, njohjes së botës, romani është i karakterit kozmopolit. Në rastin tonë, personazhi i saj është kozmopolit­an shqiptar, që ka një zë, që e kalon arealin e ngushtë gjeografik ku vendosen ngjarjet. Kjo e bën mesazhin e saj, që të fshikulloj­ë disi edhe maskaradën botërore të njerëzve të angazhuar, burokratëv­e ndërkombët­arë, vetë paqes, lojën e superfuqiv­e tejet ahumane dhe shumë e shumë gjërave të tjera.

Humori i zi është i kursyer, ndërsa fillimi i fabulës ndjek trishtimin dhe mllefin e mbajtur në kontroll të një punonjësi shqiptar të një misioni humanitar në kontinenti­n Afrikan dhe atë që e përball në kthimin e tij. Ai aksidental­isht do bëhet dëshmitar i një bombardimi, sa tragjik aq edhe grotesk. Falë miqve të tij do të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, e cila botohet në periudhën kur ai qëndron në vend dhe dinamika e romanit të përcjell një dashuri të munguar me një pianiste të qytetit të vet, e cila është edhe filli lidhës i romanit. Qyteti, ku jeton, është një mrekulli “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet- së.”, i kumtojnë miqtë e huaj. Porse, ai vetë do përballet edhe këtu me “një tablo të bombarduar”, që pak sy e shohin, por jo vështrimi dhe kujdesi i tij…

Romani për shkak të kompozicio­nit të tij përmbledh disa tema, por ka një humor interesant dhe një shpoti që autorja e menaxhon mirë. Autorja ndoshta i duhej pak më shumë punë për gdhendjen e personazhi­t mashkullor, ku abstragimi i saj nuk shkon aq sa duhet, por në funksion të veprës së saj, ajo ruhet me zgjuarsi nga detajet pikërisht nga gracka e këtij gabimi që i vigjilon.

Stili është tejet i zhdërvjell­ët, kurse areali gjeografik, nga ku zhvillohen ngjarjet është i kufizuar. Dialogët janë të trajtuar mirë, por që mund të ishin pak më spontan. Autorja shpesh bën sfidë me veten e saj duke e vendosur herë në rolin e lexuesit, por edhe të narratorit për të shijuar librin e saj dhe kjo e përshfaq me kulturë të plotë.

Është interesant edhe etydi i saj që nga fillimi, ku një kurriz që i fanitet personazhi­t tonë mashkullor, e përcjell përgjatë të gjithë librit me vegimet e një personazhi tjetër femëror, që vuan pasojat e shqetësime­ve të saj dhe që autorja e ka trajtuar me shumë kujdes. Personazhe­t tona takohen e bashkohen përmes një pike të trete dhe përmes një elementi të Salinger.

Pa u zgjatur në fabulën e romanit, duhet të përmendim edhe faktin se autorja ka një qëndrim të matur dhe Shqipëria e saj paraqitet gati në një pamje akuareli. Ajo i shmanget sa mundet përditësis­ë dhe gjërave të vogla të bashkatdhe­tarëve të saj. Aman përmes pak penelatave ti merr mesazhe për shoqërinë, kotësinë e saj, politikanë­t, jetesën dhe shumë e shumë paradokse që na përballin. Këto nuk teprohen, sa për t’ia lodhur leximin, pasi me zhdërvjell­tësinë e saj autorja të grish për tablo të tjera.

Interesant është përdorja e togfjalësh­ve të kapitujve, që në vetvete, duken si mini- esse, por ku duken të ngulfatur personazhe­t e saj, që ajo i administro­n mirë.

Libri do të ishte i pamundur edhe pa ndihmën e Martin Camaj Gesellchaf­t në Mynih, si edhe përkthyesi­t dhe studiuesit Hans Joachim Lanksch, që e kanë ndihur autoren, por edhe publikun shqiptar jo vetëm me një roman të këndshëm por edhe tejet sfidues sa i përket elementëve teknikë letrarë.

 ??  ??
 ??  ?? ME M. VICKERS, J. PETTIFER, XH. LLOSHI
ME M. VICKERS, J. PETTIFER, XH. LLOSHI
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania