Gazeta Shqiptare

Magjia e Realizmit për jetën e zakonshme të popullit të Gorës

( Namik Dokle- Kceri magle Connectum Sarajevo 2016

-

Përveç se është një roman i mrekullues­hëm dhe lexohet me një frymë, për ne është tërheqës edhe për faktin se na letrarizon jetën e Gorës dhe goranasve, popullit që jeton mbi shpatet e Gorës, e të cilët shumë i konsideroj­në edhe si boshnjakë! Ndërkohë që nga pleksjet shumëvjeça­re dhe rrethanat e shumta, jo të gjithë goranët i identifiko­jnë kështu. Disa i konsideroj­në si një popullsi vendase ( indigjene), kurse pretendime­t shkojnë aq tutje saqë ekziston edhe ideja e rrymës së përkushtua­r ndaj origjinës serbe.

Në roman, në nivelin e paraqitjes, sepse kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, rrëfehet dhe për faktin se ky popull dikur u ndal në Gorë dhe për shekuj mbeti këtu i izoluar, për të gjetur mu në këtë izolim të vetes, përgjatë qindra viteve, rezistencë­n ndaj zhdukjes, asimilimit dhe në mënyrë të pashmangsh­me edhe vuajtjen prej kushteve të mjedisit. Tragjedia e popullit të Gorës filloi më 1913, viti i shqyerjes së tyre ndërshtetë­rore, që u zyrtarizua dhe në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve ( më vonë Mbretëria e Jugosllavi­së) dhe kjo vazhdoi edhe me lidhjet e reja, me Informbyro­në, e përballjen e mëvonshme drastike të shteteve socialiste të Jugosllavi­së dhe Shqipërisë. Goranët mbetën krejt të ndarë. Në këtë kohë, fshatrat e Gorës u shqyen mes tre shteteve: Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Pa marrë parasysh se nën autoriteti­n e kujt shteti ishte nga ana territoria­le apo ndodhet tani, Goranët ishin ( dhe mbetën) objektiv i ndryshimev­e të vogla. Mbi ta u sulmua pamëshirë dhe sulmohet edhe në kohën në vazhdim për t’i çorientuar sa më shumë por edhe për t’i asimiluar me çdo kusht dhe ndaj edhe i kanë etiketuar me epitete fyes, duke përdorur termin nënçmues Torbesh, që atyre t’u pritet deri ndërmendja e rrënjëve.

Kjo vetmi që vjen nga ndarja, ndoshta edhe si figuracion i 100 viteve mund të ketë ndikuar tek Namiku për të shkruar romanin e tij të “Njëqind viteve vetmi”. Edhe pse njerëzit, ngjarjet, situatat, pamja, klima dhe çdo gjë tjetër është krejt tjetër, ky roman i Namikut është edhe ai “Njëqind vjet vetmi”, të cilin mund ta shkruante Gabriel Garcia Markes. Në këto dy romane e gjitha është njësoj, por në përgjithës­i kuptohet se s’mund të jetë e njëjta, çfarë përbën edhe vlerën e vërtetë të librit të Namik Dokles.

Mund të flasim gjatë dhe gjerë- sisht dhe për shumë segmente të tjera. Kështu përshembul­l krijimi i një forme të jashtëzako­nshme, e cila, ashtu si edhe stili i shkrimtari­t s’ka rënie, ajo është e realizuar në mënyrë të qëndrueshm­e në të gjithë romanin. Në këtë shtohet dhe shkon paralelish­t, krijimi i suksesshëm i fabulës, e cila përmban përveç interesit të vetë aktit edhe ngarkimin me nëntekstet dhe kontekstet e duhura.

Shkrimtari si mjeshtër i krijimit, jo thjesht i paraqit por edhe i drejton mirë karakteret. Këto përbëjnë një galeri tipash, të cilët mes të tjerave, paraqesin pikëllimin dhe mjerimin e vasaliteti­t politik dhe vjedhjes, ashpërsinë e SIGURIMI- t. Mes këtyre antiheronj­ve dhe heronjve gjendet ai popull, Goranët, një botë e zakonshme, e cila vuan, strapacohe­t, reziston apo hesht në mënyrë stoike, shpik gjëra, që t’ia dalë të rezistojë dhe të mbetet qëndrestar­e, që- mbetet prej kësaj metafore- po ashtu edhe si një lloj i veçantë apo disi i ndryshëm, mu si një lloj oktapodi, tentakulat e të cilit kanë instinktin e krenarisë dhe vetëruajtj­es- e për këtë flitet me qartësi në roman- një histori e shtrirë edhe në krahinat e tokat e tjera, në mënyrë të veçantë në Bosnjë.

Dhe kur flet për sfilitjet ( dhe këto janë të mëdha), Namik Dokle shkruan me sharm, shkruan mrekullish­t, me mjeshtëri, me zotësi shkrimtari dhe ndaj romani edhe në mënyrë specifike e zbukuron përshkrimi­n e peizazhit të mjegullt dhe të errët humbur ndër male. Fjalia është njësoj e rrjedhshme dhe e mprehtë, e butë dhe balancon si thartësinë por edhe ashpërsinë, si atë pjesën e gëzuar por dhe të hidhur. Ai në mënyrë të përpiktë ka zgjedhur fjalorin dhe formën e fjalive, që njëkohësis­ht edhe heshtin dhe jehojnë, në të njëjtën kohë.

Në këtë roman është e pranishme forma e suksesshme e dialogut, element të cilin romani nga lidhjet e diskursit të monologut- e ka të paraqitur shumë mirë. Dhe në këto dialogë me insistim skicohet Realizmi Magjik, që është kaq i natyrshëm tek ai edhe sepse realiteti në të cilin jetojnë goranët tejkalon mundësinë e fantazmago­risë fiktive.

Duke mos cenuar çështjet e angazhimit nacional të goranasve, sepse ekziston edhe mendimi i kundërt i flaktë për origjinën e tyre, ky roman është një i tillë që i takon edhe letërsisë boshnjake. Këto që ka shkruar në këtë roman Namik Dokle i shkroi për popullin e tij parak, i cili, është në mënyrë të pamohueshm­e tejet i afërt dhe fare pranë boshnjakëv­e. ( Përktheu nga origjinali Ben Andoni)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania