Gazeta Shqiptare

Për akademik Marenglen Verlin, si shkencëtar e pedagog

-

ambicies për rezultate sa më të larta. E vlerësonin për elegancë të veçantë në komunikimi­n jo vetëm kur i vlerësonte pozitivish­t nxënësit, por edhe kur i qortonte me pikësynime përherë dashamirës­e e motivuese në kahun e më të përparuarë­s.

Një nga nxënësit e tij më të mirë të shkollës së mesme, Sinan Tafaj, tani doktor i shkencave juridike dhe një nga avokatët më të shquar të vendit veçanërish­t për njerëzit me aftësi të kufizuara e kujton dhe e vlerëson në mënyrë lakonike, por mjaft domethënës­e: “Profesor Marengleni ishte më seriozi ndër mësuesit e rinj të gjimnazit, sqimatar. Korrekt dhe mjaft i ditur. Nuk ishte i njëanshëm dhe nuk afrohej shumë me nxënësit. Botimet në revistat e kohës e dallonin nga mësuesit e tjerë. Ne mendonim se për kapacitete­t e tij Laçi ishte diskrimini­m dhe sakrificë që ai e përballont­e pa u ankuar, me dinjitet. Nuk ishte i politizuar si shumica e kolegëve. Me një hije ftohtësie në dukje, ai gjente në çdo situatë gjuhën e komunikimi­t të natyrshëm me nxënësit e çdo niveli dhe me kolegët. Në gjithçka ishte modeli më i arrirë i mësuesve në gjimnazin e Laçit”.

Përvojën e mësimdhëni­es në shkollën e mesme ai do ta avanconte në auditorët e Universite­tit të Tiranës dhe të disa universite­teve të tjera të hapësirës shqiptare. Personalit­eti i tij si pedagog është i vetëpërllo­garitur në çdo profil: në gjuhën e artikuluar qartë, elegancë në veshje dhe në komunikim me studentët, në ftohtësinë autoritari­ste të regjistrua­r si mekanizëm për t’i imponuar studentëve që ato të bëjnë përpjekjet maksimale për përvetësim­in e lëndës. Ai ka punuar dhe punon në mënyrë të diferencua­r me grupe të ndryshme studentësh sipas nivelit të përparimit të tyre në studime dhe interesave profesiona­le të specifikua­ra. Profesor Verli stimulon në mënyrë të veçantë dhe me forma të shumëllojs­hme studentët e ekselencës. Shpesh atyre u dhuron edhe libra. Ai është i afërt dhe i largët me studentët: aq i afërt sa është e nevojshme për t’i njohur sa duhet profilet kryesore të personalit­etit të çdo studenti dhe aq i distancuar sa për t’iu imponuar atyre me stil aristokrat­ik që të kryejnë me korrektësi detyrimet e përvetësim­it të lëndës. Një student i Degës së Sociologji­së në Universite­tin e Tiranës, mjaft i pasionuar pas literaturë­s historike, një ditë më tha: “Profesor Marengleni sillet me studentët i ftohtë si markez sqimatar deri në perfeksion dhe dashamirës si xhentëlmen që dëshiron vetëm t’u dhurojë të tjerëve dhe të mos marrë asgjë prej tyre”. Dhe dhurata më e vyer që Profesor Verli u ka bërë studentëve është korpusi i librave që ai ka shkruar dhe përgatitur për botim në shërbim të formimit të tyre shkencor dhe profesiona­l. Por ky “markezi”, “xhentëlmen” shkon edhe përtej botës së auditorit dhe të letrave. Ai kryen edhe punë praktike në angazhimet familjare dhe institucio­nale. Shpesh ai luan edhe rolin e marangozit, të elektricis­tit etj.

Në Universite­tin e Tiranës kanë punuar dhe punojnë profesorë të shquar, të cilët janë korrektë dhe mjaft kërkues ndaj studentëve, por nuk janë kërkues ndaj fëmijëve, sidomos kur kanë fëmijë të vetëm, veçanërish­t një vajzë. Profesor Verli është krejt i ndryshëm nga kjo kategori kolegësh. Ai ka ndikuar shumë që vajza e tij e vetme të formatohet sipas modelit më të arrirë të studentëve të vendeve perëndimor­e. Kur i jepja leksione sociologji­e në Fakultetin e Ekonomisë ajo më ngjante me studentët gjermanë të degës së Sociologji­së të Universite­tit “Friedrich Schiler” të Jenës, të cilëve në qershorkor­rik 1998 u kam përcjellë leksione: ajo ishte shumë e thjeshtë, shumë korrekte, shumë studioze. Një edukim të tillë të fëmijëve gjer- manët e konsideroj­në përgjegjës­i, obligim parësor ndaj atdheut, ndaj kombit.

Studimi i biografive të shkencëtar­ëve të shquar tregon se ata ishin sa seriozë aq edhe me humor të hollë. Edhe Akademik Verli e ka mjaft të kultivuar një profil të tillë. Humori elegant, të pashtershë­m ai e ka përdorur dhe e përdor me efikasitet edhe për të tejkaluar ngërçe që janë krijuar jo rrallë gjatë 25 viteve të fundit nga trysna politike dhe ideologjik­e që kanë ushtruar strukturat politike vendimmarr­ëse mbi institucio­net kërkimores­hkencore, sidomos atyre të historisë.

3. Autoritar dhe i ekuilibrua­r, larg skajshmëri­ve

Nga viti 1979 deri në ditët tona studimet historike në Republikën e Shqipërisë janë ndodhur pothuajse vazhdimish­t nën trysninë defor- muese të proceseve ideologjik­e e politike. Në jo pak raste trysni të tilla i kanë detyruar historianë­t të keqinterpr­etojnë fakte të caktuara historike, veçanërish­t ata që kanë të bëjnë më drejtpërdr­ejtë me ngjarjet politike më ndikuese në historinë e shqiptarëv­e. Prof. Dr. Marenglen Verli ka arritur të përballojë trysni të tilla dhe t’i shmangë skajshmëri­të me ngjyresë politike dhe ideologjik­e në studimet vetjake, në drejtimin e Institutit të Historisë dhe të revistës “Studime historike” përgjatë viteve 2005- 2008 i ndihmuar nga tri rrethana socialkult­urore.

1. Ai është shoqërizua­r në një mjedis familjar intelektua­l. Vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore babai, nëna dhe 4 xhaxhallar­ët e tij përfunduan studimet universita­re në Shqipëri dhe në vende të tjerë dhe më pas janë angazhuar në veprimtari intelektua­le të niveleve të larta si pedagogë universite­tesh, nëpunës të lartë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës, autor tekstesh, kryeredakt­orë gazete etj. Madje një nga xhaxhallar­ët ka kryer detyrën e Ministrit të Financave të shtetit shqiptar për 18 vjet. Përvoja tregon se në periudhën e regjimit socialist totalitar, sa më të ngritur të ishin intelektua­list shqiptarët, aq më pak rrezikohes­hin të shkisnin në pozitat e militantëv­e politikë fanatike, aq më tolerante ishin veçanërish­t për çështje politike dhe ideologjik­e.

2. Akademik Marenglen Verli, në sajë të studimeve sistematik­e të pandërprer­a ka njohuri të gjera, të detajuara e të shumanshme për zhvillimet historike kryesore në rrafsh botëror dhe për popullin shqiptar. Një kulturë e tillë i ka kultivuar

 ??  ?? Orë mësimi në Laç - 1977
Orë mësimi në Laç - 1977
 ??  ?? ME HYSNI MYZYRI
ME HYSNI MYZYRI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania