Gazeta Shqiptare

Rruga për në parajsën e shkretëtir­es

-

1. O uk, dallkauk, ku po shkon aq larg, kur njeriu sheh larg. Nga sa miq e aq armiq të panjohur.

Me të njëjtat pyetje, me të njëjtat përgjigjje, kërrkujt s’i lejohet ndryshe.

Është e paqartë dhe e frikshme se si i kemi hyrë rrugës për në Parajsën e Shkretëtir­ës, kur fama artistike është e madhe.

Vit pas viti u pa se kërkush dy herë nuk e sheh të njëjtën ëndërr. Gjithmonë nesër... Brenda e jashtë deri në marrëzi. Si duket, kjo kohë e shqetësime­ve bizantine për njohjen e njeriut ka më shumë fjalë boshe, ligësi se realitete.

Nuk e di pse nuk e ndjejmë atë njohje, atë nevojë.

Në pyetjen: Çka të shqetëson më së shumti, një gazetari të “Kohës ditore” i thashë: “Më shumë se çdo gjë më shqetëson mjerimi njerëzor. Pasqyra ku e shohim veten nuk është ndonjë gjë e re. 2. Me filozofinë e pritjes, filozofinë e durimit, e vetmja gjë që na ka mbetur është e vërteta e të pavërtetav­e. Më falni, duhet të më kuptoni. Në fund të fundit kush e vlerëson kur të gjithë jemi të pamoralshë­m e shitemi si të moralshëm dhe askush nuk reagon.

Nga pika A te pika B përshëndet­ja me duartrokit­je vjen e shkon me shumë kuptime. Dhe asgjë nuk mbetet me kaq.

Për ta shkatërrua­r një shoqëri nuk nevojiten vetëm ushtarë, gjeneralë, plumba, tanksa, më me peshë e më e dhimbshme është diçka tjetër që ne nuk e kemi si frymëmarrj­e.

Kur i këndojmë botës, a ka vesh bota.

Kur nuk u besojmë fjalëve, syve, me thashethem­et mes qytetarëve plas sherri.

Sipas ngjarjeve të ditëve tona, zhgënjimi është pyetje e vështirë për t’u përgjigjur. Kur asgjë nuk është e jona. Ajo që di është thënë si histori, paqartësi, krim…

Në njëfarë kuptimi më të thellë, nuk ka vend për gabime.

Për të qenë pjesë e një historie edhe kur nuk e kuptojmë psehun, duhet ta kërkojmë psehun. Me idenë që kurdis sahatin. Dhe me kohën që e ndajmë me dikë tjetër. Po shihet se nuk jemi kërkund. Jeta na doli përpara si një lindje e parakohshm­e. 3. Ky kalë Troje, ky kali i famshëm, na ishte kur na ishte…

Për ta kuptuar më mirë, as tani nuk është më mirë. Edhe pse dëshirojmë të bëhet mirë…

E majta a e djathta, çka do të thotë?...

Nga vuajtjet, zemërimi e frika, popullit i mbyllet goja.

Kënga popullore na ishte kur na ishte. Për të na bërë pak a shumë të lumtur...

Me paraqitjen e parë, me paraqitjen e fundit çka është duke na ndodhur? Duhet të ndalemi të shohim kush jemi e çka duam. Larg gjërave që i kemi para syve pret armiku për të na hequr flamën. 4. Jeta gjithmonë është pikë e dobët. Sfidë. Lakmi. Shkëlqim. Por arroganca e saj më frikëson. Unë ende nuk e kam kuptuar se sekreti vjen me gjëra që i shohim kur vjen fundi në fund.

Lapsi për vetulla nuk është rastësi.

Nga daja Shpend, që ka jetuar në Gjermani, e kam një copë të Murit të Berlinit për ta ruajtur si kujtim.

Nga ajo kohë si mund të kapet hapi me kohën e ardhshme. Unë ende nuk e kam kuptuar. Para pasqyrës nuk jam vetëm unë.

Nuk e di me sa të drejtë është thënë, se ky fund nuk ka fund.

Ky komunizëm, për të mos thënë ky fashizëm ku po na çon.

Duke i zhdukur të gjitha vlerat, njeriu për njeriun çka mbeti?

Tani jemi duke përjetuar njëfarë kompleksi të popullit të vonuar.

Të ecësh me kohën, koha të largohet.

Të ecësh para kohës, kohat të vonohet. Historia kryekëput e dhimbshme. Nga dashuria e verbër na dolën veshët e gomarit...

5. Sa për turp, harrojeni turpin. Në qoftë se dëshironi çojani pak fitilin.

Turpi nuk ka më kuptim. Për asgjë me vlerë na krijon nervozizëm, pështjelli­m, kompleks.

Prandaj, kurrkush tani s’ka më turp.

Turpin e kemi humbur, thjesht e kemi gjuajtur si leckë në konte- jnierin e mbeturinav­e në periferi të qytetit.

Para një peme pa gjethe, për ta mbushur boshllëkun nuk po na pengon as kujtesa e as nostalgjia.

E rëndësishm­e është ta shohim veten në rolin e mbretit.

Por çka të bëjmë me kosovarin që është rritur me shpirtmadh­ësinë dhe ndjenjën, duke e njohur veten si shqiptar, e tani na doli ideja e një identiteti të ri që po na kushton shtrenjtë. Për të parë, diçka kemi parë. Pas Luftës së Fundit na doli një rivizatim i hartave historike dhe gjeografik­e të një Ishulli të Ri, të Kombi Kosovar, por fjala komb nuk është as lojë fjalësh, as fjalë me erë as fjalë boshe.

Vetëdija kombëtare, gjuha kombëtare, flamuri kombëtar, arti kombëtar, heroi kombëtar nuk janë vetëm fjalë goje.

Për ta kuptuar pastërtinë e kombit, thirrja e dheut shkon gur mbi gur deri në qiell. Si trashëgimi, si popull, si histori, si kulturë.

Shkurt e shqip: lind, rilind si feniksi nga hiri i vet.

Me këmbë në tokë shqiptarët e quajnë: “E Bukura e Dheut”...

6. Për pak gjë nuk gjëmon deti. “Është i gjanë e duron shumë”.

Por njeriu pas shekullit të parë dhe shekullit të fundit, me luftë para lufte. Luftë gjatë luftës e me luftë pas luftës, te Varri i Ushtarit të Panjohur, për të parë detin, zbulon detin dhe të panjohurat.

Nga toka në diell e nga qielli në shpinë të detit. Nga vala që ndjek valën. Për jetën dhe ëndrrat e njeriut dolën shumë histori.

- Në ato histori a ka dashuri për Atdheun? – një zë, si zëri im më pyeti.

Unë pa e ditur se çka do të bëhet e ku do të del e çka do të ndodh, dëshpërimi­n e pashë si anije të fundosur.

Pasqyra ku e shohim veten nuk është ndonjë gjë e re.

Prej kohës së Skënderbeu­t kanë thënë se një ditë do të bëhet mirë.

Kështu si jemi a mund të qëndrojmë?... Por, te ne, gjithkush bëhet mbret. Përball bashkëpuni­mit me armikun, populli vetëm hesht.

I mbushur me frikë e me komplekse, i mbyll sytë, gojën, veshët.

I ngjan të vdekurit…

Kur flasim për lidhjet tona me universin, mendimet, kërkesat planet çdo ditë ndryshojnë.

Në ato realitete s’ka as ide, as punë me mend.

Besimin e ka mbytur shpejtësia e jetës. Sot të besosh është një dënim. Te Kodrat e Tiranës e në Rrafshin e Kosovës, për ta kuptuar se kush po shitet si Zot është një histori që nuk e kupton as djalli.

Për hesape të Qorfermani­t, kjo histori nuk është vetëm koha e fjalëve dhe e kufijve të moralit njerëzor, por si vlerë mbi vlerë shkon edhe më larg se larg, deri atje ku rri skifteri, shqiponja.

Prandaj ideja heroike e ëndrrës mashtruese po na kushton me shumë të panjohura të gojës së mbyllur.

Tregomani psehun, prapë po pyes a ka dashuri për Atdheun!...

Ta duash kombin është pyetje e madhe.

Shumë më e madhe se pyetja e famshme e Shekspirit “Të rrosh apo të mos rrosh”

Dëshirat e njeriut nuk mund të kapen ashtu si janë e si na vijnë nga realitetet e intrigave dhe lakmive.

Dervishi që flen nën Urën e Vezirit më tha: “Prej 24 betimtarëv­e, një mos me bë be, beja bjen!”

8. Pas luftës së fundit gjithçka përtej vetvetes.

Me shpejtësin­ë e vetëtimës dalin dhe renditen ndryshimet, dilemat, lakmitë, moskuptime­t.

Me ngjyrat e një dite të pashpresë vizatova karikaturë­n e njeriut që vjen nga fundi i botës.

Për të dalë nga kjo vetmi, tani po shoh se kush jemi.

Nga inati nuk po e quaj mashtrim. Festojmë fitoren. Dalim në gazeta. Në televizion. Në paradë. Duke harruar vetveten e humbim luftën. Kujt i duhet më lufta?... A po dihet se ku po shkojmë e ku po dalim?

Duam apo nuk duam po shkelim mbi fatin e qytetarëve.

Mbi fatin edhe të atyre që lindin nesër. Përtej asaj që është e lejuar. Çka është mjaft, është mjaft. - O Zot i madh e i padukshëm të shava e shumë shkretova, e nuk më vrave.

Nga realiteti i jashtëm i një ëndrre, një zë i largët e i afërt më tha:

- O njeri, shpirtlig e i pakuptuesh­ëm, shumë të vrava e nuk e kuptove. Në emër të një dëshpërimi, në Mbretërinë Mashtruese, i shkreti Diogjen i ditëve tona në pikë të ditës, me fener në dorë kërkon Njeriun sa për të mbijetuar, për aq sa i lejohet!

9. Tani asgjë. Të vdekurit ta kishin marr dukatin me veti i kishim privatizua­r edhe varrezat. Koha për ne ka edhe shumëçka tjetër për të thënë. Me pyetjen që shkon deri te pikëpyetja, pikëçuditj­a na ka humbur besimi. Përtej arsyes, për një shekulll më pak historia nuk e prish qetësinë e vet. Me harta e harta deri te kafshata që ndahet si kafshatë. Dhe krejt në fund, pashë një ëndërr apo një ushtar që kthehej nga lufta e paparashik­ueshme, i cili duke qarë pagëzonte një det. Për ta vazhduar jetën.

dhjetor 2016

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania