Gazeta Shqiptare

Dielli ilir – rrugëtim mes simbolesh

-

AVijon nga numri i kaluar

snjë nga popujt e lashtë që adhuronin diellin, nuk e shihte diellin e dukshëm përveçse si një emblemë të hyjnisëdie­ll të padukshëm e metafizik. Aq më tepër, nuk besonte se drita dhe nxehtësia e kanë burimin nga dielli ynë i dukshëm. Herakliti, në shekullin e 6- të p. e. s., i quante nxehtësinë dhe rrezet e diellit si një zjarr artistik të diellit të shenjtë hyjnor. Këto perceptime të lashta ndoshta janë të njëkohshme me paraqitjet arkaike të diellit në vizatime dhe, më e thjeshta nga këto paraqitje, është rrethi. Ideograma kryesore për diellin, në të gjitha kulturat nga Azia, Evropa, Afrika dhe kulturat lashta të kontinenti­t amerikan, ka qenë rrethi, rrathët bashkëqend­rorë, rrethi me ndonjë lloj ndarjeje brenda apo rrethi me rreze që dalin jashtë tij.

Ilirët, si një nga popujt më të vjetër të Evropës, ishin adhurues të diellit dhe e paraqisnin rëndom atë nëpër armë, zbukurime, monedha e ndërtime, në formën e rrathëve bashkëqend­rorë.

Po a janë këta rrathë përfaqësim vetëm i formës fizike rrethore të diellit, apo diçka më tepër?

Për të hedhur dritë mbi këtë pyetje, do të përpiqem të gjej të përbashkët­at ideore në simbolet e ndryshme të diellit ku, një nga më tipikët është i ashtuquajt­uri “Dielli i Zi” ose “Rrota e diellit” në fiset gjermanike.

Kur nazistët rindërtuan kështjellë­n e Vevelsburg­ut, të ngritur në vitet 1600 në landin e Rinit VeriorVest­falisë, në dyshemenë e mermerit të kullës veriore gjetën mozaikun rrethor që, sipas domethënie­s okulte dhe ezoterike, përfaqëson Diellin e Zi. Gjatë Rajhut të Tretë, drejtuesi i esesëve Hajrih Himler, e shpalli kështjellë­n si qendër ideologjik­e të botës së re, kurse mozaiku i shërbeu përpjekjes që krishtërim­i të zëvendësoh­ej me një kult popullor apo racor, mundësisht nga trashëgimi­a pagane gjermane. Ndoshta në qendër të mozaikut fillimisht mund të ketë qëndruar ndonjë disk i artë. Dielli i Zi mund të interpreto­het si ndërthurje e 3 svastikave. Dielli i Zi interpreto­het nga disa si vrimë e zezë. Para se të përdorej për herë të parë ky togfjalësh, vrima e zezë quhej yll i zi ndërsa neopitagor­ianët quajnë diell i zi qendrën e galaktikës.

Por figura e quajtur Schwarze Sonne ( Dielli i Zi) ose Sonnenrad ( rrota e diellit) nuk është aspak simbol nazist.

Figura gjendet në shumë varëse të fiseve të lashta gjermanike, të cilat ndoshta janë variante të përpunuara të svastikës, kurse numri i rrezeve varion nga pesë në dymbëdhjet­ë. Këto varëse simbolizon­in diellin ndërsa varianti me 12 rreze u interpretu­a në Mesjetë si kalimi i diellit të dukshëm nëpër 12 muajt e vitit. Simboli i rrotës së diellit është gjetur në fibula dhe pafta të grave alemanike që u përkasin disa shekujve para erës sonë.

Le t’i hedhim tani një vështrim një simboli në një altar kushtuar Hyjneshës Dardane, një hyjnie etnike fisnore, të gjetur në fshatin Smirë të Vitisë, në Kosovë. I mbiquajtur­i labirinti dardan përmban një figurë që ngjason së tepërmi me simbolin ilir të diellit me rrathë bashkëqend­rorë, por edhe me simbolin tjetër të Diellit të Zi me krahë apo rreze. Edhe pse rrethi i altarit dardan është interpretu­ar nga studiues të ndryshëm më shumë si një labirint “filozofik” mbi botët e qiellit, tokës edhe nëntokës, nisur nga forma dhe ngjashmëri­a me dy të tjerët, fare mirë mund të merret edhe si një simbol diellor- qiellor. Mes qarkut qendror dhe rrethit të jashtëm vihen re qartë 6 svastika ( kryqe të thyer) të gërsh- etuara mes tyre, njësoj si te varëset me figurën e diellit të fiseve gjermanike. Por svastika, në të gjitha qytetërime­t e lashta, është përdorur si simbol i pastër i diellit.

Fjala svastika është pranuar se vjen nga fjalët sanskrite su “e mirë”, asti “është” dhe ka, e cila është thjesht një mbaresë. Qysh në neolitik, janë gjetur gurë të gdhendur me simbolin e svastikës që tregon diellin. Në epokën e bronzit, kryehyjnia nordike Odin paraqitej si një disk apo svastikë rrokullisë­se. Svastika simbolizon­te çekanin e Torit në popujt gjermanikë, sidomos në Skandinavi, galët e lashtë e kishin stampuar në monedha këtë shenjë. Edhe shumë popuj të vjetër i tregonin zotat me simbolet e rrotës apo svastikës. Në budizëm, svastika ësh- të një nga 65 figurat e Sripadës, shenjave të këmbës së Budës. Te indianët e Amerikës përfaqëson­te ndërrimin e stinëve.

Në shumë kultura, svastika paraqitet e kthyer në dy drejtime dhe përdorej për të treguar diellin. Në rrotullimi­n sipas akrepave të orës, përfaqëson evolucioni­n natyror dhe jetën, në kah të kundër të tyre, tregon kthim prapa dhe vdekje.

Në kryeveprën e saj “Doktrina sekrete” ( 1888) Helena Blavatski thotë se svastika është “përmbledh- ja në pak vija e gjithë punës së krijimit apo evolucioni­t”, është çekani që lëshon shkëndija nga stralli, ku stralli është hapësira dhe shkëndijat janë botët. Në këtë mënyrë, svastika është simbol i krijimit. Aq i lashtë dhe i shenjtë është ky simbol, sa zor se gërmon në rrënoja të lashta e të mos e gjesh, thotë Blavatski.

Po të shohim simbolet e diellit në fiset ilire dhe ato kelte e gjermanike, duket sikur kemi të bëjmë me një “diell arian”. Mos u trembni nga termi “arian”. Fjala vetë do të thotë “ar”, “fisnik”, përmbledh disa popullsi e raca dhe nuk ka të bëjë me pamjen fizike apo karakteris­tikat etnologjik­e, siç e shtrembëru­an kuptimin nazistët. Jo më kot, hyjnesha kelte e dritës së trupave qiellorë quhej Arianrhod ( Rrota e artë) apo ajo shumere Sarpandit ( Dritë e artë). Njësoj edhe svastika, para se ta përdornin nazistët, është përdorur për mijëra vjet për të treguar diellin, jetën, fuqinë dhe fatin e mirë.

Në librin “Doktrina sekrete”, Blavatski flet pra për një “diell qendror” në Udhën e Qumështit, “një pikë e padukshme, e mistershme që quhet Dielli i Zi. Fiset ariane e quanin Santur dhe e shihnin si burim të “dritës krijuese”. Dielli që shohim ne nuk është thjesht një glob që digjet, po thjesht pasqyrimi i diellit të vërtetë që ndodhet pas tij. Dielli është zemra e sistemit, truri i tij, i fshehur pas diellit të dukshëm. Kështu duhet të jenë ndier dijetarët e popujve të lashtë, kur arritën në përfundimi­n për ta treguar diellin me këto simbole. Sepse simbolet e së vërtetës nuk janë shpikur për të zbavitur të paditurit.

 ??  ?? FIG 4
FIG 4
 ??  ?? FIG 6
FIG 6
 ??  ?? FIG 1
FIG 1
 ??  ?? FIG 3
FIG 3
 ??  ?? FIG 2
FIG 2

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania