Gazeta Shqiptare

Grabitet dhe plagoset me armë, pronari i pikës së karburanti­t: Më sulmuan 4 persona me uniforma policie

69- vjeçari: Maskat më goditën me qytë pistolete në kokë

-

ELBASAN - Pronari i një pike karburanti është plagosur dhe grabitur mbrëmjen e së premtes nga disa persona të maskuar dhe të armatosur. Bëhet fjalë për Qemal Shabanin, nga fshati Qyrk i njësisë administra­tive të Mollasit. 69- vjeçari, i cili ka përfunduar i gjakosur në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit, ka deklaruar dje për "Gazeta Shqiptare" se është sulmuar dhe goditur me qytë pistolete në kokë nga katër persona që mbanin uniforma policie. Ndërkohë, mjekët pohuan se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 69- vjeçari ka treguar me detaje minutat e tmerrit ku dhe mund të kishte humbur jetën. "Ishte ora 21: 30 kur ndodhi ngjarja. Unë sapo kisha rënë në gjumë. Pas 10 minutash dëgjova të trokitura në derë. ' Hape, jemi policia', - më thanë. U tremba, ndaj e hapa derën. Ndërsa, ata më drejtuan armën. Më thanë ' mos lëviz, ndryshe të vramë'. Ishin katër vetë të veshur me uniforma policie me maska dhe me armë", - ka thënë Shabani. Ndërkaq, ai ka reaguar duke tentuar që të marrë armën e gjahut që mbante në banesë. "Unë tentova të kapja armën e gjahut që e kam me leje, por agresorët më paralizuan. Kapa një vazo që ishte aty pranë dhe qëllova njërin në kokë. Por, ai m'u kundërpërg­jigj duke më qëlluar me qytën e pistoletës në kokë. Nuk mundesha më. Tre më mbanin mua dhe i katërti mori kasafortën. Pastaj ikën", - pohoi pronari i pikës së karburanti­t. Ndërkaq, Qemal Shabani sqaroi se "grabitësit, para se të hynin në banesë kishin shtrirë përtokë rojën e karburanti­t që unë kam në pronësi. Më pas ata kanë shkallmuar derën kryesore të shtëpisë që është ngjitur me karburanti­n. Pasi morën kasafortën, u zhdukën. Kisha edhe dokumente të vajzës që kam në Itali, dokumentet e shtëpisë, kisha zinxhir dhe unaza floriri. Më morën rreth 3.3 milionë lekë dhe 1.500 euro". Pas grabitjes është njoftuar policia, ndërsa i moshuari është dërguar për mjekim në spital. Nga ana tjetër, policia ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa ka bërë me dije se po punon për identifiki­min dhe arrestimin e autorëve të krimit. fa. po.

 ??  ?? 69- vjeçari, Qemal Shabani duke folur për “GSH”
69- vjeçari, Qemal Shabani duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania