Gazeta Shqiptare

Meta- Lu, takimi 2 orë në Kuvend: Bashkë për reformën në drejtësi

Ambasadori i SHBA sqaron heqjen e vizave: Do iknin jashtë me pasuritë e tyre Ambasada: Kemi besim te kreu i Kuvendit

-

Ambasadori i SHBA- ve, Donald Lu dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta biseduan dje për gati 2 orë me njëri- tjetrin në Kryesinë e Kuvendit, për herë të parë pas replikave që shkëmbyen si reagime ndaj kryeprokur­orit Adriatik Llalla. Pas takimit, në një njoftim të saj, ambasada e SHBAve në Tiranë u shpreh: “Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot ( dje). Ambasadori Lu u angazhua të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamenti­n për zbatimin e reformës në drejtësi. Ambasada e SHBA- ve ka besim të madh që me mbështetje­n e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët. Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminal­izimit”. Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, në një prononcim për gazetarët tha se me ambasadori­n Lu dhe ekipin e tij kishin pasur një takim mjaft konstrukti­v. “Natyrisht, ky takim tepër konstrukti­v dhe bashkëpunu­es është fokusuar në rëndësinë e vazhdimit të zbatimit të reformës në drejtësi në mënyrë sa më transparen­te, parimore dhe institucio­nale.

Dhe, natyrisht që ky takim është përqendrua­r edhe në rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, të standardit të tyre, dhe në përpjekjet që duhen bërë për të përmbyllur reformën zgjed- hore, që duhej të ishte përmbyllur me kohë sa më shpejt, në përputhje edhe me rekomandim­et e OSBE- ODIHR- it”, - tha Meta, i pyetur nga mediat. “Por, - shtoi më tej, Meta, - sigurisht u diskutua edhe për rëndësinë e vazhdimit të procesit të dekriminal­izimit si mjaft jetik për standardin e zgjedhjeve të ardhshme, por edhe besueshmër­inë e reformës në drejtësi, në procesin e zbatimit të së cilës tashmë kemi hyrë”. I pyetur në lidhje me rezervat që shprehu ministri i Drejtësisë Vasili ndaj Operacioni­t të Monitorimi­t, Meta tha: “Nuk jam këtu për të diskutuar për detaje apo çështje të ndryshme, por për të konfirmuar edhe një herë vullnetin tonë për të bashkëpunu­ar ngushtë me të gjitha institucio­net brenda vendit, që kanë përgjegjës­itë e tyre në zbatimin e reformës në drejtësi dhe në mënyrë të veçantë me ambasadën e SHBA- ve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si partner kyç në këtë reformë, por edhe si një faktor shumë i rëndësishë­m për stabilitet­in dhe sigurinë e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO- s”.

AMBASADORI

Ndërkohë, sipas burimeve të “TCH”, në takimin me disa politikanë, ambasadori amerikan Lu ka sqaruar se verifikimi i vizës së kryeprokur­orit ka qenë e vetmja nismë e ndërmarrë nga Tirana dhe ka qenë një vendim i Konsullatë­s, jo i ambasadori­t. “Ky ishte një urdhër dhe unë nuk kisha opsione ta zbatoja apo jo. Për njerëzit që u është hequr viza, kishte dyshime se qëllimi i tyre ishte të iknin nga Shqipëria bashkë me pasuritë e vëna nga korrupsion­i, dhe në Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë këtë”, mësohet të jetë shprehur ambasadori Lu.

Sa i përket procesit të vetingut, ambasadori Lu ka prekur një nga pikat më delikate të vetingut, e kundërshtu­ar nga opozita edhe në Gjykatën Kushtetues­e, atë të kontrollit nga qeveria të dy drejtorive kyçe që japin informacio­n për organet e vetingut, Drejtoria e Kontrollit të Figurës dhe ajo e Pastrimit të Parave. Lu është shprehur se e ka ndarë këtë shqetësim të Partisë Demokratik­e edhe me kryeminist­rin Rama, për t’i dhënë më shumë besueshmër­i procesit të vetingut.

 ??  ?? Seanca e Kuvendit të Shqipërisë
Seanca e Kuvendit të Shqipërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania