Gazeta Shqiptare

Vasili letër Nishanit, Metës e Ramës: Bordi i ONM- së, jokushtetu­es

Ministri i Drejtësisë: Përfshirja e përfaqësue­sve të ambasadave, jo ligjore

-

Ministri

i Drejtësisë, Petrit Vasili u ka dërguar dy ditë më parë një letër kryeminist­rit Edi Rama, presidenti­t Bujar Nishani, kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ambasadorë­ve Lu e Vlahutin, duke iu shprehur shqetësimi­n për rolin e paqartë dhe ligjshmëri­në e Bordit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t. Në këtë letër, sipas “Ora News”, ministri Vasili nënvizon se ky bord duhet të vazhdojë punën e tij vetëm pasi të bihet dakord mes palëve për rolin e tij. “Në të gjitha dispozitat, qoftë kushtetues­e apo ligjore, nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimi­n e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutë­s dhe ligjit sa i takon procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që do të realizojnë vëzhgimin e pavarur”, thuhet në letrën e Vasilit. “Ndërkohë, qeveria shqiptare ka detyrimin të vërë në dispozicio­n të tyre gjithçka, duke filluar nga infor macioni i plotë ligjor e dokumentar, deri në garantimin e mjeteve logjistike. Çdo parashikim tjetër sa i takon Bordit të Menaxhimit të Operacioni­t Ndërkombët­ar të Monitorimi­t, përbërjes, rolit të tij të paqartë në këtë proces, anëtarësis­ë së tij me pjesëmarrë­s të përkohshëm si dhe përfshirja brenda tij të përfaqësue­sve të ambasadave respektive, nuk gjejnë mbështetje qoftë në Kushtetutë apo në ligj”, thuhet më tej në letër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania