Gazeta Shqiptare

Dekriminal­izimi, prokuroria hetim për 6 deputetë e 3 kryebashki­akë

Zbulohet lista e 9 funksionar­ëve, Kapri: I hapur për verifikime Artan Gaçi: S’kam bërë asgjë të paligjshme

-

deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe 3 kryetarë bashkish po verifikohe­n nga prokuroria për dyshime të ndryshme. Burime nga Prokuroria e Përgjithsh­me, të cituara nga “Top Channel”, bënë me dije se 9 funksionar­ët janë vendosur në listën e atyre që mendohet se janë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit. Gjithsesi gjithçka mbetet në hetim. Në listën e 6 deputetëve bëjnë pjesë, deputetët e PS- së Artan Gaçi e Armando Prenga, deputeti i LSI- së Gledion Rehovica, deputetët e PDIU- së Aqif Rakipi e Omer Mamo, si dhe deputeti tashmë i larguar nga PDja Mhill Fufi. Ndërkohë, 3 kryetarët e bashkive janë Adriatik Zotka i Poliçanit, Tërmet Peçi i Tepelenës dhe kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri. Ajo çfarë bie në sy është se prokuroria ka përfshirë në proces edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Prokuroria e Përgjithsh­me mësohet se ka dërguar në KQZ disa shkresa me përmbajtje të njëjtë për 9 funksionar­ët publikë, duke kërkuar informacio­n se në çfarë stadi verifikimi janë formularët e tyre të dekriminal­izimit. Ky është një proces që KQZ- ja e ka kryer prej disa muajsh, kur u bë edhe mbledhja e formularëv­e të deklarimit, dhe konfirmohe­t se përgjigjja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është se 6 deputetët dhe 3 kryebashki­akët nuk janë në pozitat e humbjes së mandatit. Përgjigjja zyrtare e KQZ- së është nisur të hënën drejt prokuroris­ë, e cila është e vetmja hallkë që mund të hetojë për të shkuarën e këtyre zyrtarëve, jashtë kufijve të vendit dhe më thellësish­t në kohë dhe në përmbajtje.

REAGIMET

Pas publikimit të emrave në media, deputetët sqaruan pozicionet e tyre. Deputeti i Partisë Socialiste Artan Gaçi, në një deklaratë për mediat theksoi se është surprizuar nga lajmi, pasi ai nuk ka bërë kurrë asnjë shkelje. “U surprizova shumë që emri im ndodhet në atë listë, pasi në jetën time nuk kam bërë kurrë asgjë të paligjshme dhe aq më pak

Publikim Ankandi

ndonjë nga veprat e ligjit. Asnjëherë në jetën time nuk jam ndaluar, asnjëherë arrestuar, dhe asnjëherë gjobitur a dënuar për asgjë, as këtu dhe në asnjë vend në Europë a më gjerë. Sikur të kishin pasur qoftë edhe dyshimin më të vogël, nuk do më kishin lejuar të hyja e të dilja me dhjetëra herë nëpër vizita zyrtare në senatin italian, bashkitë e shumta në Itali etj.”, - u shpreh Gaçi. “Prokuroria të bëjë punën, e vërteta do trium- fojë. Por ndihem i detyruar t’u shpjegohem për sa më sipër me falënderim­et më të sinqerta për mbështetje­n tuaj derisa ky keqkuptim të zgjidhet”, shkroi dje Gaçi për mediat. Një tjetër reagim erdhi nga deputeti i PDIU- së Aqif Rakipi. “S’di të kem bërë asgjë, prokuroria të bëjë verifikime­t. Prokuroria le të dalë në konkluzion po të ketë gjë. Kanë kaq kohë me këtë punë; po të kishin gjë, e kishin dhënë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur”, - është shpre- Edhe deputeti i PDIU- së Aqif Rakipi, i cili ndodhet në listën me emrat që prokuroria po heton, tha: “S’di të kem bërë asgjë, prokuroria të bëjë verifikime­t. Prokuroria le të dalë në konkluzion po të ketë gjë. Kanë kaq kohë me këtë punë; po të kishin gjë, e kishin dhënë. Unë nuk kam asgjë për të fshehur”.

TËRMET PEÇI

Kryebashki­aku i Tepelenës, Tërmet Peçi, i përmendur në listën e prokuroris­ë, deklaroi dje: “Prokuroria të bëjë detyrën, nuk kam qenë i dënuar. Kam pasur vetëm një gjobë makine 150 mijë lekë”. Ai tha se nuk ka pasur asnjë problem me drejtësinë. “Nuk jam thirrur asnjëherë nga prokuroria. Ky është një proces verifikimi dhe ata që kanë dyshime le t’i largojnë”, - tha Peçi.

EDUARD KAPRI

“Kur kam vendosur të kandidoj për kryetar bashkie në Pogradec, ligji ka qenë në fuqi dhe sigurisht nuk ka qenë pengesë për mua. Jam i hapur për çdo verifikim, ndërkohë që KQZ- ja ka konfirmuar vërtetësin­ë e çdo fakti në formular. Nuk kam pasur asnjë problem në të kaluarën time, dhe me besim të madh jam se s’do kem as në vazhdim”, - tha dje, kreu i Bashkisë së Pogradecit.

hur Rakipi. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri sqaroi se ky ishte një lajm i pavërtetë dhe se nuk është bazuar në asnjë fakt.

Kreu i bashkisë theksoi se është i hapur për çdo verifikim, ndërsa shtoi se KQZja ka konfirmuar vërtetësin­ë e çdo fakti në formular.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania