Gazeta Shqiptare

KLD nis hetimin për 5 gjyqtarët që shfajësuan “Hakmarrja për Drejtësi”

Presidenti Nishani i kërkoi Inspektora­tit të KLD të verifikojë dyshimet

-

Këshilli

i Lartë i Drejtësisë njoftoi dje, se “me kërkesë të Presidenti­t të Republikës, njëherazi Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Inspektora­ti i KLD- së filloi hetimin për të verifikuar dyshimet e arsyeshme të ngritura në media dhe në opinionin publik për shkelje disiplinor­e të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë”. “Nga shqyrtimi paraprak i ngjarjes së transmetua­r dhe nga shqetësimi i ngritur nga Presidenti i Republikës, njëherazi kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatua se ka vend që Inspektora­ti i KLD- së, të verifikojë veprimtari­në gjyqësore të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, Alaudin Malaj, Artur Kalaja, Stavri Kallço, Sotiraq Lubonja dhe Etleva Temo, për akte dhe sjellje që diskredito­jnë rëndë figurën e gjyqtarit në funksion të zgjidhjes së parregullt të një çështjeje gjyqësore penale”, thuhet në njoftimin e KLD- së, pas dhënies së pafajësisë për 11 anëtarët e “Hakmarrja për Drejtësi”. “Konkretish­t, në mbështetje të nenit 101, pika 1, të ligjit nr. 96/ 2016, duhet të hetohet nëse gjyqtarët që kanë gjykuar çështjen penale në fjalë: haptazi nuk i janë referuar ligjit ose fakteve për shkak të pakujdesis­ë së rëndë ose dashjes; apo në mënyrë të pajustifik­uar, kanë kryer akte dhe sjellje të papërshtat­shme gjatë ushtrimit të detyrës ose jashtë saj, që diskredito­jnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose që dëmtojnë rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftim.

GJYKATA KUSHTETUES­E

Gjykata Kushtetues­e hodhi poshtë dje padinë e Unionit të Gjyqtarëve që kërkonte rrëzimin e ligjit për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ( vetingun). Gjykata e vlerësoi ligjin në përputhje me Kushtetutë­n. Me rrëzimin e kësaj kërkese, nuk ekziston më asnjë pengesë për zbatimin e ligjit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania